PROJEKTE DHE AKTIVITETE NË SHKOLLA

 

Projekti i Shahut në shkolla

qershor të vitit 2015, u firmos marrëveshja e parë e bashkëpunimit midis Federatës Botërore të Shahut, Federatës Shqiptare të Shahut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me nr. 4661/1, datë 18.06.2015, objekt i së cilës është implementimi i projektit “Mësime të shahut në shkolla”.

Ky projekt konsiston në  mundësimin e  marrjes së leksioneve  dhe njohurive mësimore falas mbi lojën e shahut nga nxënësit e shkollave, nëpërmjet  aktiviteteve extrakurrikulare në laboratorët e teknologjisë së informacionit të shkollave. Gjithashtu pjesë e marrëveshjes është dhe regjistrimi dhe anëtarësimit me dëshirë të nxënësve online në Federatën Botërore të Shahut, Federatën Shqiptare të Shahut,  nëpërmjet linkut http://sm.fide.com/ dhe http://psm.fide.com/,  zhvillimi i orëve mësimore extrakulikulare në formën e  praktikave  zbavitëse, si dhe garave  sportive të organizuara, si dhe zhvillimi i lojërave online të aksesuara për nxënësit e anëtarësuar.  Pjesë e këtij projekti është dhe trajnimi i 40 mësuesve nga 16 shkolla 9-vjeçare të qytetit Tiranës dhe pajisja e tyre me licencë ndërkombëtare FIDE (instruktor shkollash), organizimi në Shqipëri për herë të parë i  Kampionatit Botëror të Shahut për shkollat 2018 në Durrës, si dhe projekti “Shahu për Zhvillimin e Komunitetit” (Prill 2019).

Shpenzimet financiare për zhvillimin e projektit mbulohen tërësisht nga Federata Shqiptare e Shahut, mbështetur nga Federata Evropiane dhe ajo Botërore e Shahut (parashikuar në marrëveshje).

 

Projekti i Xhudos në shkolla

nëntor të vitit 2015, u firmos marrëveshja e bashkëpunimit midis Federatës Shqiptare të Xhudos dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me nr. 9322, datë 12.11. 2015, për implementimin e projektit “mësime të xhudos në shkolla”.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje erdhi si rezultat i kërkesës së Unionit Evropian të Xhudos (EJU), nëpërmjet Federatës Kombëtare të Xhudos për implementimin e projektit  “Mësime të Xhudos në Shkollë” (Judo@School®), në institucionet arsimore parauniversitare të vendit tonë, për të mundësuar evidentimin, trajnimin e talenteve dhe njëkohësisht mundësimin e ushtrimit të sportit të xhudos nga fëmijët e të rinjtë në shkolla. Ky projekt prej disa vitesh po zhvillohet në shkolla të disa vendeve të Evropës, ku dhe ka rezultuar i suksesshëm e me vlera si në fushën e evidentimit dhe trajnimit të talenteve, po ashtu dhe si kontribuues në edukimit psiko-fizik të fëmijëve e të rinjve.  Projekti i xhudos konsiston në implementimin e një programi, që përmban leksione dhe orë mësimore për  t’u njohur me sportin e xhudos dhe fillimin e tij si një praktikë zbavitëse dhe jetësore, në përputhje të plotë me zhvillimin fizik e mendor të moshave përkatëse. Implementimi i këtij projekti është falas për komunitetin, që do të thotë se trajnerët dhe instruktorët e Federatës që janë të angazhuar në projektin Judo për Fëmijë japin leksione falas për komunitetin në shkollat – qendra komunitare. Gjithashtu edhe baza materiale (tatami, dyshekë specialë etj.), e ofruar nga Federata i mbetet shkollës së përfshirë në projekt (kusht i marrëveshjes). Pjesë e këtij projekti është trajnimi i 20 mësuesve të edukimit fizik nga 20 shkolla të arsimit para universitar në rang vendi për realizimin e Kampionateve të shkollave në disiplinën e xhudos.

 

Shpenzimet financiare për zhvillimin e projektit mbulohen tërësisht nga Federata Shqiptare e Xhudos, mbështetur nga Federata Evropiane e Xhudos (parashikuar në marrëveshje).

 

Projekti i Hendbollit në shkolla

prill të vitit 2016, u firmos marrëveshja   bashkëpunimit midis  Federatës Shqiptare të Hendbollit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me nr. 4073, datë 18.04.2016, objekt i së cilës është implementimi i projektit “Mësime të hendbollit në shkolla”.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje erdhi si rezultat i aplikimit të Federatës Shqiptare të Hendbollit pranë Federatës Evropiane të Hendbollit për mbështetjen e një projekti 3-vjeçar, të titulluar “Priority”, për zhvillimin e sportit të hendbollit edhe në Shqipëri, pjesë e të cilit është dhe projekti “Mësimi i lojës së hendbollit” (objekt I marrëveshjes). Ky projekt konsiston në ofrimin e mësimeve dhe trajnimit të nxënësve të shkollave 9-vjeçare në të gjithë vendin në formën e veprimtarive zbavitëse dhe garuese ekstrakurrikulare. Implementimi i tij është falas për komunitetin, që do të thotë se trajnerët dhe instruktorët e Federatës që janë të angazhuar në projekt   japin leksione falas për komunitetin në shkollat – qendra komunitare. Gjithashtu edhe baza materiale (porta, topa, uniforma etj.), e ofruar nga Federata i mbetet shkollës së përfshirë në projekt (kusht i marrëveshjes). Pjesë e këtij projekti është trajnimi 140 mësuesve në qytete Shkodër, Vlorë, Tiranë dhe Elbasan dhe pajisja e tyre me licencë ndërkombëtare D dhënë nga Federata Botërore e Hendbollit (IHF).

Shpenzimet financiare për zhvillimin e projektit mbulohen tërësisht nga Federata Shqiptare e Hendbollit, mbështetur nga Federatat Evropiane dhe Botërore e Hendbollit (parashikuar në marrëveshje).

 

Projekti i Futbollit në shkolla

dhjetor të vitit 2017, u firmos marrëveshja e bashkëpunimit midis Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë me nr. 1660, datë 12.12.2017, për implementimin e projektit “Mësime të futbollit në shkolla (Grow 2020)”.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u realizua si nevojë për implementimin e projektit “Grow 2020”, të lancuar dhe drejtuar nga UEFA nëpërmjet Fondacionit “Për fëmijët”. Në këtë kuadër edhe Shqipëria si dhe shumë vende të tjera është përfshirë në implementimin e një prej projekteve më të suksesshme të UEFA-s, “Grow 2020”, i cili konsiston në ofrimin e mësimeve falas të futbollit në shkolla, duke startuar me klasat e para, të dyta dhe të treta (grup-mosha 7-9 vjeç). Nëpërmjet këtij projekti synohet të realizohet jo vetëm masivizimi i sportit të futbollit nëpërmjet përfshirjes së nxënësve të shkollave, por edhe gjithë përfshirja, barazia gjinore dhe rritja e cilësisë së mësimdhënies (referuar orëve mësimore dedikuar disiplinës së futbollit). Për implementimin e këtij projekti në vitin 2016 u zhvilluan takime paraprake midis përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe përfaqësuesve të UEFA-s, të cilat më 21.12.2018 konkluduan në nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Federatës Shqiptare e Futbollit  për implementimin e projektit “Mësime të futbollit në shkolla, Grow 2020”.

Objektivat e projektit janë:

1.Nxitja dhe rritja e masivizimit të futbollit në shkollat fillore publike për moshat U7-U9 djem dhe vajza;

2.Përfshirja e  mësuesve si pjesë e procesit;

3.Regjistrimi i fëmijëve në data bazën e FSHF-së, afrimi i klubeve sportive për të marrë talente nga këto grup mosha.

Nga ky projekt, nëpërmjet promovimit të sportit të futbollit përfitohet, rritja e nivelit të veprimtarisë fizike për një jetë më të shëndetshme tek fëmijët, argëtimi i fëmijëve duke u bërë pjesë e lojës, përkrahet dhe promovohet barazia gjinore, forcohet bashkëveprimin social, rritet vetëbesimi tek fëmijët, krijohet mundësia që një sport kaq të dashur të kthehet në një profesion të vlefshëm në të ardhmen. Projekti është parashikuar të zgjasë 3 vite dhe të aplikohet në 6 qytete: Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Korçë dhe Shkodër.

Pjesë e këtij projekti është trajnimi i 200 mësuesve në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër dhe pajisja e tyre me licencë ndërkombëtare D dhënë nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).

Shpenzimet financiare për zhvillimin e projektit mbulohen tërësisht nga Federata Shqiptare e Futbollit, mbështetur nga UEFA (parashikuar në marrëveshje).

 

Projekti i Basketbollit në shkolla

shkurt të vitit 2018, u firmos marrëveshja e bashkëpunimit midis Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë me nr.  2028/1, datë 23.02.2018, për implementimin e projektit “Mësime të Basketbollit në shkolla”.

Ky projekt konsiston në ofrimin e mësimeve falas të basketbollit për nxënësit e shkollave 9-vjeçare në disa qytete të vendit, si veprimtari ekstrakurrikulare duke startuar me klasat e para, të dyta dhe të treta (grup-mosha 7-9 vjeç) dhe deri me nxënësit e klasave më të larta (grup-mosha 14-15 vjeç). Aktualisht ky projekt është shtrirë vetëm në qytetin e Tiranës, me pritshmërinë për të vazhduar me shtrirjen e tij edhe në qytetet e tjera të vendit. Objektivat kryesorë që synohen të realizohen nëpërmjet këtij projekti janë jo vetëm në kuadër të masivizimit të sportit të basketbollit nëpërmjet përfshirjes së nxënësve të shkollave, por edhe të rritjes profesionale të mësuesve të edukimit fizik (referuar perfeksionimit te mësimdhënies së orëve mësimore dedikuar disiplinës së basketbollit. Implementimi i projektit “Mësime të basketbollit në shkollë” konsiston në organizimin dhe përfshirjen e nxënësve në veprimtari promocionale dhe në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor edhe të veprimtarive konkurruese (kampionate rajonale e kombëtare), si dhe ofrimin e bazës së nevojshme materiale për shkollat e përfshira në projekt, të gjitha këto të financuara nga Federata e Basketbollit.

Shpenzimet financiare për zhvillimin e projektit mbulohen tërësisht nga Federata Shqiptare e Basketbollit (parashikuar në marrëveshje).

 

Java Evropiane e Sportit “Be Active

Komisioni Evropian në datat 23 deri më 30 shtator 2019, për të pestin vit radhazi organizoi Javën Evropiane e Sportit me pjesëmarrjen e 42 vendeve anëtare nga e gjithë Evropa nën moton “Be Active”. Gjatë kësaj jave dedikuar tërësisht veprimtarisë fizike dhe sportit, nga të gjitha vendet pjesëmarrës u  organizuan veprimtari të ndryshme, të cilat promovojnë kontributin e tyre në zhvillimin e një shoqërie aktive dhe të shëndetshme.

Për organizimin e saj janë ndërmarrë disa hapa, një ndër të cilët është dhe përcaktimi koordinatorit kombëtar të vendit anëtar, përfaqësues i autoritetit publik përgjegjës për sportin.  Përfaqësues tw Shqipërisë janë Elvira Baze, Përgjegjëse e Sektorit të Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Sportit dhe Arjan Konomi, Përgjegjës i Sektorit të Politikave dhe Strategjive të Sportit dhe Rinisë,  me detyrë kryesore koordinimin e organizimit të veprimtarive që vendi pjesëmarrës planifikon në kuadër të Javës Evropiane të Sportit.

Puna për organizimin e kësaj jave në Shqipëri për vitin 2019 nisi që në muajin gusht, me caktimin e organizatës, të cilës do t’i delegohej organizimi i veprimtarive. Kjo detyrë iu delegua Federatës së Sportit Universitar, në bashkëpunim me të cilën u draftua projekti, që mori miratimin dhe mbështetjen financiare nga Komisionit Evropian në vlerën 25 225 euro.

Ky projekt pati shtrirje në shumë qytete të vendit (Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Berat, Korça, Shkodër) me përfshirjen në të veprimtarive për fëmijë, të rinj, studentë, persona me aftësi të kufizuara, etj. në respektimi të parimit të gjithë përfshirjes.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë udhëhoqi realizimin e projektit në bashkëpunim me Federatën e Sportit Universitar, përfaqësues nga Universitete të ndryshëm (studentët, stafi akademik), Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, përfaqësues të Pushtetit Vendor, përfaqësues të federatave sportive dhe organizatave të ndryshme sportive lokale.

 

Prioritare