Ervin Demo

Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Ervin Demo

Lindur në Berat, në vitin 1982.

Ka ndjekur studimet e larta Bachelor dhe Master në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2010 fitoi titullin “Doktor” nga Universiteti i Tiranës me temë “Menaxhimi i Krizave”. Studimet post doktorale i ka ndjekur në Universitetin e Bolonjës, “Matja e Performancës në Arsimin e Lartë: Harmonizimi i Strategjive me Nevojat e Territorit”. Z. Demo mban titullin “Profesor i Associuar”.

Që nga viti 2004, ka qenë pedagog me kohë të plotë pranë departamentit të Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ndërkohë ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në UT. Gjatë 2012-2016 ka qenë Zv. Rektor i Universitetit të Tiranës për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Z. Ervin Demo ka qenë gjithmonë aktiv në çështjet që lidhen me arsimin a lartë dhe në iniciativa që lidhen me Sipërmarrjen dhe Inovacionin. Ai është përfshirë në Reformën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, si anëtar i komisionit i cili hartoi ligjin e arsimit te larte i miratuar në 2015.  Ka përkthyer tekste universitare të cilat përdoren në institucionet e arsimit të lartë, si dhe ka kryer redaktime shkencore. Gjithashtu, numëron një pjesëmarrje të gjerë në konferenca të shumta shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Z. Demo ka përvojë të gjerë në koordinimin e projekteve Evropiane, si ato të programeve Tempus, Erasmus Mundus, Erasmus +, IPA, etj.