» Fjala e ministres Lindita Nikolla në prezantimin e raportit final të akreditimit institucional të universiteteve




Postuar më: 06/02/2018

Fjala e ministres Lindita Nikolla në prezantimin e raportit final të akreditimit institucional të universiteteve

 

Të nderuar, së pari profesor e profesore, anëtar të bordit të akreditimit, të dashur nxënës, rektorë, dekan, pa dyshim është një kënaqësi e veçantë sot të jemi këtu në këtë raportim publik për të thënë realizimin e një detyre dhe ne fakt edhe realizmin e një premtimi të Qeverisë Shqiptare, për të mundësuar për herë të parë në cilësinë më të mirë të mundur një proces akreditimi institucional, të gjitha institucioneve tona të Arsimit të Lartë edhe publike edhe jo publike. Por unë do të doja në fakt t’i përgjigjesha Arianit, për t’i thënë faleminderit, faleminderit profesoratit, faleminderit Bordit të Akreditimit, faleminderit gjithë ekspertizës që po ashtu ndenjën mënjanë në kuptimin pozitiv të fjalës edhe kur Qeveria Shqiptare apo kur Ministria e Arsimit, apo  ministrja e Arsimit goditet pa drejtësisht për ndërhyrje politike në këtë proces. Edhe juve ju përgjigjet me qetësi pa u përfshirë ne debat të pa vërtetash, në një debat politik pa vlerë dhe që nuk bënte asgjë të mundur për shëndoshjen e këtij procesi. Për hir të së vërtetës ky ka qenë një prej angazhimeve tona dhe më lejoni të nderuar pjesëmarrës në këtë takim t’ju them që do ta kisha më të lehtë sot për të ndarë edhe më shumë opinione të dedikuara si ligji arsimit, edhe këtë raport që u bë publik sot me gjetjet për të bërë një analizë më thellë se si ndahen këto 147 përvoja më të mira në institucionet tona të arsimit të lartë, ku janë 137 pikat e dobëta, është një balancë që ne na angazhon për më shumë fokus drejtë përmirësimit dhe patjetër 143 rekomandimet e shëndetshme të dhëna për të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces, pa dyshim për të dhënë një zë më të fortë afirmimeve të ardhura nga institucionet tona të arsimit të lartë që i dëgjova sot, por pashë edhe ato ndarjet pa dashur të krijoj asnjë lloj dileme tjetër edhe një histori të re ngrehinash balte, por për të parë realisht dritë të së vërtetës se si adresohen këto rekomandime, si është raporti midis institucioneve tona të arsimit të lartë publike dhe jo publike e të gjitha me radhë, po sigurisht në do ta bëjmë qetësisht dhe ajo që është shumë e rëndësishme duke ofruar gjithë mbështetjen së pari institucioneve tona të arsimit të lartë për të zhvilluar një debat të shëndetshëm dhe procese të shëndetshme po ashtu përmirësimi.

Të nderuar profesor më lejoni t’ju them njëherë një mirënjohje dhe një faleminderit të madhe të gjithë anëtarëve dhe bordit të anëtarëve, po ashtu edhe drejtuesit e bordit të akreditimit që shikoni nuk ka asnjë përfaqësues të ministrisë së arsimit, nuk ka asnjë përfaqësues të kabinetit të ministres së arsimit dhe për këtë unë jam absolutisht mirënjohëse dhe vendosëm për të ecur më përpara si një parakusht për të thënë edhe në mënyrë të qartë për të gjithë ju që është një bord akreditimi tërësisht i ndarë nga politika. Shikoni në krye të bordit të akreditimit, një personalitet të fushës dhe jo një këshilltar as ministri as të një kryeministri. Po ashtu është një drejtuese e agjencisë tonë të akreditimit që nuk është parë të hiqet dhe vendoset nga puna nga ministrja e arsimit por është ngjitur në shkallët e pavarësisë duke kaluar në varësi të kryeministrit. Janë disa tregues të vegjël në dukje por thelbësor në atë që në fakt ne jemi të vendosur për të ecur përpara me standardet më të mira evropiane dhe të kërkosh standardet më të mira evropiane në institucionet e arsimit të lartë duhet para së gjithash të kesh bërë vetë detyrat e shtëpisë, duke mundësuar dhe ata që bëjnë matjen e këtyre standardeve, operojnë, funksionojnë, që kanë të njëjtin sistem reference ashtu sikurse edhe agjencitë më të mira anëtare tona se ato agjenci të tjera që masin sigurimin e cilësisë në institucionet tona të arsimit të lartë.

E për të vazhduar me detyrat e shtëpisë të nderuar përfaqësues të bordit të akreditimit nëse do të fillonit punën realisht pa bërë edhe Ministria e Arsimit detyrat e shtëpisë, sot do ngriheshin edhe 23 institucione të tjera, plus ato që u mbyllën pasi ne verifikuam kriteret e ligjit dhe mbyllëm 22 institucione të arsimit të lartë privat dhe një institucion të arsimit të lartë publik në vend, sigurisht filialet dhe shumë programe të caktuara të cilat ishin aty haptas në shkelje të ligjit. Fare mirë, unë nuk dua t’a përsëris si biznese të pastra duke vjedhur para nga prindërit shqiptar për të ofruar disa diploma që nuk kishin asnjë vlerë. Mendoj që jemi në momentin e duhur pas këtij verifikimi serioz për të vijuar më pas me atë që korrigjon çfarë thamë me akreditimin e programeve, por ne, dhe kur them ne kam parasysh gjithë Ministrinë e Arsimit, do të vijojmë me detyrën tonë, duke proceduar me premtimin e radhës për verifikimin e kritereve ligjore apo siç e themi ne VKL 2, në mënyrë që të gjitha këto të jenë procese zinxhir për të bërë të duhur atë që është gjithë prioriteti ynë, shëndoshjen e institucioneve, cilësi të diplomave të krahasueshme te Shqipërisë me ato të vendeve më të mira, por patjetër për t’i lidhur në mënyrë integrale me tregun e punës dhe për të bërë të mundur zhvillimin e shoqërisë shqiptare duke i injektuar në të gjitha degët e zhvillimit kombëtar. Pa dyshim cilësi të formimit në institucionet tona të arsimit të lartë. Unë garantoj gjithë institucionet e arsimit të lartë jo vetëm për mbështetjen, respektim të autonomisë, sigurisht respekt të lirisë akademike, gjithë mbështetjen që qeveria shqiptare duhet të asistojë, dhe këtu marr parasysh mbështetjen financiare, por edhe buxhet edhe momentet e tjera pa dyshim ku politika duhet të jetë jashtë, por duhet të adresojë qartësisht ato që janë vendimmarrje të ekspertizës dhe në këtë prizëm unë do të doja të ndaja edhe një moment tjetër, ligji i ri i arsimit të lartë pa mundëson ministren e arsimit apo këdo tjetër që do të vijë më pas, që të gjykojë mbi vendimmarrjen e bordit të akreditimit. Bordi i akreditimit ka vendimmarrjen dhe formën e prerë, institucionet e arsimit të lartë nuk kanë më ndërmjetësin e politikës për të rikthyer apo hedhur poshtë vendimmarrjen e bordit akreditimit, sigurisht kanë atë hierarkinë e vetë sesi mund t’a kërkojnë nëse ndjehen se nuk janë respektuar, politika është e dorëhequr në këtë kuptim dhe besoj që kjo është një arsye e fortë për të thënë se këto janë vendimmarrje që vijnë nga ekspertiza më e mirë konform standardeve më të mira.

Ajo që unë do të doja të ndaja me të gjithë ju të dashur përfaqësues të institucioneve tona të arsimit të lartë është që një ftesë shumë miqësore, një ftesë shumë e përulur do të thoja, jo në emër të disa detyrave që keni, por pikërisht bazuar në besimin e plotë dhe të thellë që në emër kanë por besoj gjithë shoqëria ka, që ju jeni institucionet më elitare, jeni njerëzit, pasuri do të thoja e kombit shqiptar ndaj do të doja qe t’a adresonit në lartësinë e këtij misioni gjithmonë këtë debat, do doja që të adresoni pikërisht lartësinë e këtij vizioni çdo rektorati nga ky proces duke i besuar fort procesit në kuptimin më të mirë dhe me të plotë të fjalës. Në mënyrë që ne të kemi një situatë të re në gjithë avancimin e përmbushjes e komandimeve, ashtu sikurse lejomëni t’ju bëj me dije që ne krahas punës që ju do të bëni për akreditimin e programeve jemi duke punuar për të skanuar në territor aty ku universitetet operojnë të gjithë nevojat për të ecur në atë që është fakt edhe zotim por edhe detyrim ligjor për të përcaktuar prioritetet në mënyrë që ne të orientojmë më mirë universitetet ne lidhje me prioritetet e vendit. Po ashtu me nevojat e tregut, me kërkesat e tregut të punës aty ku universiteti operon në mënyrë që ne të kemi një lidhje gjithnjë e më pranë, është një lidhje në fakt duhet thënë e vërteta e munguar sot e universitetit me ato që janë nevojat e tregut të punës dhe duhet ta bëjmë në mënyrë të studiuar dhe analitike këtë proces, për të korrigjuar gjithnjë e më shumë një proces punësimi të studentëve të qasur me nevojat e tregut të punës. Do të punojmë gjithashtu në konsultim, ndërmarr gjithë iniciativat e nevojshme, nxitur universitetet për të vijuar me programe dy vjeçare formimit profesional, sigurisht të studiuara edhe këto me ato që do të jetë skanimi ynë për nevojat që tregu i punës ka për profesione të caktuara.

Buxheti i vitit 2018 adreson edhe një moment të rëndësishëm të nevojës dhe rritjen e aftësive të komunikimit në gjuhë të huaj duke mundësuar kurse falas në çdo universitet të gjuhës angleze dhe kur themi kurse falas të gjuhës angleze, pa dyshim me standardet më të mira të këtyre kurseve për gjithë studentët e universiteteve, pse jo edhe për stafin akademik ashtu sikurse dhe për të rinjtë e komuniteteve ku universitetet vijojnë autoritetin e tyre. Mundëson po ashtu bibliotekën shkencore elektronike për të gjithë studentët e institucioneve tona të arsimit të lartë, po ashtu për stafin pa dyshim akademik në mënyrë që ajo komponentë e rëndësishme e qoftë metodologjisë e mësimdhënies, një komponente tjetër që ligji i ri i arsimit të lartë jo vetëm e vendos si një fakt të qenësishëm në jetën universitare por edhe do ta masë përmes kodit të cilësisë, që ka të bëjë me kërkimin shkencor. Biblioteka shkencore elektronike do të jetë e mundësuar nga buxheti, nga qeveria shqiptare për të gjithë institucionet tona të arsimit të lartë, për çdo studentë e pedagogë, kemi mundësuar krijimin e një databazë kombëtare për kërkimin shkencor që edhe kjo do të jetë një mundësi e re për të matur performancën e gjithë institucioneve tona të arsimit të lartë. Krijimin e nje fondi mbështetës për kërkuesit të rinj dhe pa dyshim duke kërkuar me mbështetjen që ne japim përmes fondit të ekselencës të gjithë të rinjve, të rejave, studentëve që studiojnë  në universitetet më të mira të botës. Ishin pak nga adresimet dhe prioritet që Ministria e Arsimit ka lidhur me gjithçka që janë pritshmëritë tona që në vitin 2018 për institucionet e arsimit të lartë, por pa angazhimin tuaj, pa frymëzimin tuaj, pa përgjegjshmërinë tuaj, se është e vërtetë që ligji i ri i arsimit të lartë zgjeron autonominë, respekton pa dyshim lirinë akademike por ka edhe një moment patjetër shumë të rëndësishëm që adreson rritjen e përgjegjshmërisë me të cilën institucionet e arsimit të lartë funksionojnë për të përmbushur misionin e tyre. Unë e besoj fort që falë kësaj përgjegjshmërie ne do të mundim jo vetëm të përmbushim rekomandimet por ajo që është shumë e rëndësishme të ecim përpara në gjithçka që shoqëria e këtij vendi meriton dhe pa dyshim që shoqëria jonë meriton të ecë në rrugën e saj europiane. Unë do doja edhe njëherë të falenderoja çdo kënd që është bërë pjesë e këtij procesi, pa dyshim një falenderim të posaçëm për gjithë përfaqësuesit e agjencisë britanike të cilët kërkuan boll që qeveria shqiptare të krijonte garanci të besimit se gjithçka që ky proces do të reflektonte nuk do të kishte fatin e ndërhyrjes politike, por nga ana tjetër i falenderoj edhe për një gjë tjetër që kanë bërë, unë nuk besoj të ketë sot institucion të arsimit të lartë edhe pse ne e kemi për nga natyra të jemi pak dyshues, që gjithë ky proces nuk i ka shërbyer për të shëndoshur memorien institucionale, memorien shkresore dhe për të institucionalizuar disa standarte të reja që duhen thënë të pa njohura, jo për shkak të mungesës profesionalizmit të  profesorëve apo të strukturave të universitetit por për shkak se arsimi ishte lënë në rrjedhje të lirë. Dhe shumë nga praktikat më të mira apo shumë nga arritjet e universitetit nuk meritonin vëmendjen e duhur dhe nuk propagandoheshin si modele të mira, po ashtu një falenderim posaçem Arianit, gjithë ekspertëve të Bordit Akreditimit sikurse kanë ndihmuar që ky proces mos të jetë si një proces i radhës por të jetë një standard i ri për të gjithë institucionet tona të arsimit të lartë, një standard i ri për Ministrinë e Arsimit, një standard i ri edhe për agjencinë tonë të akreditimit dhe pa dyshim një faleminderit e mirënjohje edhe për ekspertët e agjencisë tonë të akreditimit dhe agjencisë tonë sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, të cilët kanë treguar integritet dhe besoj profesionalizëm, po sigurisht dhe për ta kjo ka qenë një shkollë, në mënyrë që agjencia jonë ndihmoi të ecim përpara dhe ajo në rrugën e saj për të qenë anëtare e ‘Enka’-s.

Faleminderit !