Këshilli i Lartë i Sportit
Këshilli i Lartë i Sportit është organ këshillimor, pranë ministrit përgjegjës për sportin, i cili merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e politikave për sportin, i krijuar në mbështetje të nenit 9 të ligjit nr. 79/2017 “Për Sportin”, me përbërje strukturore të përcaktuar me Vendimin nr. 255, datë 9.5.2018 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e përbërjes strukturore e të shpërblimit të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Sportit”, si më poshtë:
a) Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, anëtar;
b) Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit, anëtar;
c) Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Basketbollit, anëtar;
ç) Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Volejbollit, anëtar;
d) Përfaqësuesi i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit, anëtar;
dh) Dy përfaqësues nga biznesi, anëtar;
e) Tri personalitete të sportit, anëtarë;
ë) Një jurist, anëtar;
f) Një gazetar sportiv, anëtar;
g) Një specialist nga MASR-ja, sekretar.
Përbërja nominative e Këshillit të Lartë të Sportit është përcaktuar me urdhrin nr. 337, datë 20.06.2018, të Ministrit përgjegjës për sportin, “Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Sportit”
Neni 9 (ligji 79/2017 “Për Sportin”, i ndryshuar)
Këshilli i Lartë i Sportit