Klasat Sportive

 

KLASAT E PROFILIZUARA NË SPORT

Nisma “për klasat e profilizuara në sport – klasat sportive” nisi të formësohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në vitin shkollor 2018-2019, pas një studimi të realizuar për këtë qëllim nga Sektori i Programeve të Zhvillimit të Sportit në Drejtorinë e Programeve të Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Identifikimi dhe vlerësimi i shkollave të arsimit bazë të sistemit parauniversitar, të cilat kanë hapur klasa të profilizuara në sport, u realizua në mbështetje të ligjit 69/2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit 79/2017 “Për sportin” dhe urdhrit nr. 440, datë 2.05.2018 “Për hapjen e klasave të profilizuara në sport në shkollat e arsimit bazë të sistemit parauniversitar”. Në zbatim të kërkesave të parashikuara nga urdhri i mësipërm, për vitin mësimor 2018-2019, nga njësitë arsimore vendore u identifikuan shkollat me potencial infrastrukturor, njerëzor dhe material-didaktik për hapjen e klasave të profilizuara në sport, sipas parashikimit që ato të hapeshin në profilet sportive futboll, basketboll dhe volejboll.

Procedurat dhe kriteret për hapjen, organizimin dhe funksionimin e klasave të profilizuara në sport (2019-2020), parashikohen në Udhëzimin e Përbashkët Nr. 18, datë 20.08.2019 “Për vitin shkollor 2019–2020 në sistemin arsimor parauniversitar” si dhe  në urdhrin nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”.

Sa më sipër, u krijuan 223 klasa sportive121 shkolla të arsimit bazë (AMU 6-9 dhe cikli 1-9), me shtrirje thuajse në të gjithë territorin e vendit.

 

Gjithsej
Numër
Shkolla me klasa sportive (gjithsej) 121
Klasa gjithsej në shkollat me klasa sportive 3,403
Nxënës gjithsej në shkollat me klasa sportive 66,932
Klasa sportive (gjithsej) 223
Nxënës në klasa sportive (gjithsej) 5,616

 

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka miratuar programet lëndore për secilin nivel (klasa VI – IX) dhe disiplinë sportive, të hartuara nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP).

 

PROGRAMET MËSIMORE

BASKETBOLL – KLASA IX

BASKETBOLL – KLASA VI

BASKETBOLL – KLASA VII

BASKETBOLL – KLASA VIII

FUTBOLL – KLASA IX

FUTBOLL – KLASA VI

FUTBOLL – KLASA VII

FUTBOLL – KLASA VIII

VOLEJBOLL- KLASA IX

VOLEJBOLL- KLASA VI

VOLEJBOLL- KLASA VII

VOLEJBOLL- KLASA VIII

Prioritare