Kostandin Shkurti

Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Kostandin Shkurti

Z. Kostandin Shkurit, ka lindur në qytetin e Tiranës në vitin 1953, është i martuar me znj. Marilda Shkurti dhe kanë dy djem, Helton dhe Parid. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.

Z. Shkurti vjen nga një karrierë e larmishme në sport në disiplinën e basketbollit. Ai mban titullin “Mjeshtër Sporti, Urdhër Pune “Naim Frashëri” Klasi III, Medaljen “Nderi i Sportit Shqiptar” dhe “Mjeshtër i Madh”, si dhe disa tituj të tjerë të akorduar nga Ligat e Basketbollit.

Z. Shkurti ka një eksperiencë të zgjeruar profesionale në fushat e ekonomisë, raportimit financiar, hartimit të planeve financiare të investimit, menaxhimit, marketingut dhe menaxhimit të burimeve njerëzore. Ai ka mbajtur pozicionin e drejtorit të përgjithshëm në Hotel Tirana nga viti 1991 deri në 1993  dhe zëvendës drejtorit të “DV Alba” sh.p.k. Nga viti 1994 deri në vitin 2000 ka mbajtur sërish detyra të ndryshme në Tirana International Hotel si drejtor vendor dhe drejtor i përgjithshëm.