Shpati Kolgega

Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Shpati Kolgega

Shpati Kolgega ka lindur në qytetin e Rrogozhinës, më 27 nëntor 1989. Nga viti 2004-2008 ka përfunduar Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Haxhi Qehaj” me rezultate shumë të mira, në qytetin e Rrogozhinës. Nga viti 2008-2011 ka kryer studimet universitare në degën Marrëdhënie Publike-Komunikim, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti Europian i Tiranës. Më pas në vitet 2013-2016 ka kryer studimet master duke marrë titullin M.B.A në General Management pranë Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë.

Gjatë periudhës së universitetit ka punuar me kohë të pjesshme për disa media sportive, gazeta dhe radio. Ndërkohë nga viti 2012-2014 ka punuar me kohë të plotë po në fushën e gazetarisë për mediat e shkruara. Nga viti 2014-2017 ka punuar si Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Jashtë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Tiranë. Gjithashtu ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme në disa vende të botës si Rusi, Azerbajxhan, Itali, Kroaci, Gjermani, Bosnje-Hercegovinë, në fushën e lidershipit, edukimit jo-formal, politikave të nxitjes rinore, procedurave doganore dhe marrëdhënieve publike.

Për sa i përket aktivitetit shoqëror dhe politik fillimisht z. Kolgega në vitin 2007 është zgjedhur kryetar i FRESSH Rrogozhinë, në vitin 2016 Nën/Kryetar i FRESSH për Shqipërinë, më pas kandidat për deputet në zgjedhjet për Kuvendin 2017 në qarkun Tiranë, propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.