» TAKIMI I 6 – të KINË – VENDET E EVROPËS QËNDRORE DHE LINDORE, “DIALOGU I POLITKAVE ARSIMORE”, ZHVILLUAR NË R.P. KINËS




Postuar më: 12/06/2018

TAKIMI I 6 – të KINË – VENDET E EVROPËS QËNDRORE DHE LINDORE, “DIALOGU I POLITKAVE ARSIMORE”, ZHVILLUAR NË R.P. KINËS

TAKIMI I 6- të KINË-VENDET E EVROPËS QENDRORE DHE LINDORE, “DIALOGU I POLITKAVE ARSIMORE”, ZHVILLUAR NË R.P. KINËS

Më datë 28 maj 2018, në Shenzhen, Kinë, u zhvillua takimi, “Education Policy Dialogue”, ndërmjet Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe R.P. Kinës. Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrive të edukimit të 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, pjesë e kësaj platforme bashkëpunimi me Republikën Popullore të Kinë.

Në këtë takim, vendi ynë mori pjesë më z. Konstandin Shkurti, Zëvendës Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Z.Dritan Sallaku, Përgjegjës i Sektorit të Programeve të Zhvillimit të Arsimit të Lartë, në Drejtorinë e Programeve të Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Tematikat dhe fushat e bashkëpunimit të trajtuara në këtë takim ishin:

“Inovacioni dhe edukimi i sipërmarrjes në kontekstin e ri të revolucionit shkencor dhe teknologjik”.
Njohja e titujve dhe diplomave në arsimin e lartë dhe mobiliteti i ekuilibruar i studentëve.
Fushat ku do të orientohet bashkëpunimi ndërmjet Kinës dhe vendeve EQL (arsimi profesional, kampuset e sportit, inteligjenca artificiale në arsim, etj).
Mundësitë e bashkëpunimit dypalësh për zhvillimin e nismave nga secili vend.
Në takimin e zhvilluar ndërmjet Zëvendës Ministrit të Arsimit të R.P Kinës, Z.Tian Xejun dhe Z. Konstandin Shkurti, Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Sportit, u vlerësuan arritjet e deritanishme të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të arsimit, si dhe u bashkëbisedua lidhur me propozimet dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Nga të dy bashkëbiseduesit u rikonfirmua angazhimin për forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.