» Workshopi mbi përgatitjen e VKM për përfshirjen e kualifikimeve për të nxënit gjate gjithë jetës në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve




Postuar më: 20/06/2018

Workshopi mbi përgatitjen e VKM për përfshirjen e kualifikimeve për të nxënit gjate gjithë jetës në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve

Në Tiranë sot u mbajt workshopi mbi përgatitjen e VKM për përfshirjen e kualifikimeve për të nxënit gjate gjithë jetës (Life Long Learning-LLL) në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve.
Pas miratimit të ndryshimeve ne ligjin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve në maj 2018, Task Forca e ngritur me urdhër të përbashkët të ministrave të Arsimit, Sportit dhe Rinise dhe ministrit të Financave dhe te Ekonomisë, po punon intensivisht për të përgatitur aktet nënligjore të parashikuara ne ligjin e sapo miratuar. Për këtë janë ngritur dhe grupe të veçanta ekspertësh nga Task Forcë për të kontribuar në hartimin e këtyre akteve.
Ky workshop u organizua nga Task Forca me mbështetjen e ‘ETF’, pikërisht për të diskutuar me të gjithë palët e interesuara lidhur me parashikimet e këtij vendimi që parashikohet të dalë në zbatim të ligjit të sipërcituar brenda 2018.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Task Forcës dhe grupeve teknike të punës, ‘ETF’, ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, universiteteve, Qendrës së Edukimit në Vazhdim të Profesioneve të Shëndetësisë, Autoritetit të Aviacionit Civil, Unionit të Prodhuesve, GIZ, Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Qendrat e Formimit Profesional, ofrues te kualifikimeve profesionale në vend.