Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) fton Bankat e Nivelit të Dytë të interesuara, të paraqesin ofertë për normën e interesit për kredinë studentore, sipas kushteve të skemës së kreditimit studentor, të përcaktuara në VKM-në nr. 440, datë 19.07.2023, i ndryshuar.
Sipas skemës së kreditimit studentor, studentët të cilët plotësojnë kushtet kanë të drejtë të përfitojnë kredi studentore për financimin e kostos së studimeve, ku një pjesë e normës së interesit të kredisë do të financohet nga buxheti i shtetit.
Për më shumë informacion klikoni në linkun më poshtë: