Postuar më: 18/06/2019

#bashkë “JO GJUHËS SË URREJTJES

Shqipëria u bë pjesë e fushatës Jo Gjuhës së Urrejtjes në muajin mars 2014. Kjo fushatë është inicuar nga Këshilli i Evropës në vitin 2012, ku janë përfshirë 42 shtete të cilat janë pjesë e KiE-së. Fushata është bazuar në një platformë evropiane dhe një program të aktiviteteve të drejtuara nga Departamenti i Rinisë pranë Këshillit të Evropës – përgjegjësi e Këshillit të Përbashkët për Rininë.

 

Kjo fushatë ka për qëllim:

  • Të zvogëlojë nivelin e fjalës së urrejtjes në internet;
  • Rritjen e ndërgjegjësimit për gjuhën e urrejtjes në internet dhe rreziqet që paraqet për

Demokracinë dhe të rinjtë;

  • Përfshirjen e të rinjve në edukim, në jetë dhe në veprimet e tyre për të drejtat e njeriutPromovimi i medias dhe internetit;
  • Mobilizimin e një rrjeti të të rinjve aktivistë online për të mbrojtur të drejtat e njeriut;
  • Mbështetje dhe solidaritet për grupet e prekura nga gjuha e urrejtjes në internet;
  • Përkrahje e zhvillimit dhe konsensusit për instrumentet e politikave evropiane për luftën kundër gjuhës së urrejtjes;
  • Zhvillimin e pjesëmarrjes në internet e të rinjve dhe qytetarëve, duke përfshirë proceset e qeverisjes në internet.

 

Në kuadër të riaktivizimit të fushatës Jo Gjuhës së Urrejtjes, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të organizojë takim me organizatat e shoqërisë civile të interesuara për të qenë pjesëmarrëse në këtë fushatë.

Ky takim do të realizohet në ambientet e COD pranë Kryeministrisë në datë 25 Qershor 2019, ora 10.00

Temat kryesore gjatë takimit do të jenë:

  • Prezantim i shkurtër i fushatës
  • Zgjerimi i fushatës me organizata të reja
  • Diskutime rreth një plani të përbashkët të organizatave dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë

 

Janë të ftuara të gjitha organizatat e interesuara për të qenë pjesë e kësaj fushate, që kanë në fushën e veprimtarisë së tyre mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të plotësojnë formularin për pjesëmarrje dhe ta dorëzojnë në adresën: [email protected].

 

FORMULAR APLIKIMI PËR PJESËMARRJE NË FUSHATËN “JO GJUHËS SË URREJTJES”

 

Të rejat e fundit