Sfidat Gjuhësore të Ditës Europiane të Gjuhëve
Ne kuadër të ditës Europiane të gjuhëve më 26 shtator, Qendra Europiane e Gjuhëve Moderne në Graz të Austrisë fton të gjithë të marrin pjesë në një sfidë gjuhësore përgjatë kësaj Dite.
Doracaku bashkëlidhur linkut përmban 51 sfidat që inkurajojnë nxënësit të përfshihen duke kaluar atë që quhet zona e tyre e sigurte dhe të përfitojnë nga mundësitë e shumta të praktikojnë ose mësojnë më shumë rreth gjuhëve, jashtë klasës së tyre.
Në dorackun në vijim ju keni mundësi të zgjidhni sfida të lehta që nuk ju marrin kohë si “numëro nga 1-10 në tre gjuhë të ndryshme në një minutë”, deri tek ato që janë pak më kërkuese si “së bashku me një shok, shkruani fjalët e një kënge rap në një gjuhë të huaj” etj. Ka diçka për të gjithë dhe ju mund të zbuloni se ju aktualisht dini më shumë se sa mendoni për gjuhët.
Merrni pjesë dhe nëse kënaqeni me sfidën dhe ia dilni të plotësoni 20 ose më shumë prej tyre, ju fitoni një certifikatë, duke përdorur linkun më poshtë dhe nëse dëshironi të tregoni se sa dini në gjuhë të huaj ndërmerrni 51 sfidat “Çfarë guxoni të bëni në një gjuhë të huaj?”
Ju urojme fat dhe suksese!
https://edl.ecml.at/Activities/Languagechallenge/tabid/3207/language/sq-AL/Default.aspx
Dita Europiane e Gjuhëve, 26 shtator 2020
Statement by Secretary General Marija Pejčinović Burić
Déclaration de la Secrétaire Générale Marija Pejčinović Burić
Dita e Europiane e Gjuhëve, Shtator 2017
Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Z. Thorbjørn Jagland
Déclaration du Secrétaire Général du Conseil de l’Europe, Thorbjørn Jagland
26 shtator 2016, 15 vjetori i Ditës Europiane të Gjuhëve: T’i bëjmë të flasin gjuhët e Europës – EN, FR
http://edl.ecml.at/SLcountrygame
http://edl.ecml.at/languagetrivia
http://edl.ecml.at/edlphotocontest