Dita Europiane e Gjuhëve

Sfidat Gjuhësore të Ditës Europiane të Gjuhëve

Ne kuadër të ditës Europiane të gjuhëve më 26 shtator, Qendra Europiane e Gjuhëve Moderne në Graz të Austrisë  fton të gjithë të marrin pjesë në një sfidë gjuhësore përgjatë kësaj Dite.

Doracaku bashkëlidhur linkut përmban 51 sfidat që inkurajojnë nxënësit të përfshihen duke kaluar atë që quhet zona e tyre e sigurte dhe të përfitojnë nga mundësitë e shumta të praktikojnë ose mësojnë më shumë rreth gjuhëve, jashtë klasës së tyre.

Në dorackun në vijim ju keni mundësi të zgjidhni sfida të lehta që nuk ju marrin kohë si “numëro nga 1-10 në tre gjuhë të ndryshme në një minutë”, deri tek ato që janë pak më kërkuese si “së bashku me një shok, shkruani fjalët e një kënge rap në një gjuhë të huaj” etj. Ka diçka për të gjithë dhe ju mund të zbuloni se ju aktualisht dini më shumë se sa mendoni për gjuhët.

Merrni pjesë dhe nëse kënaqeni me  sfidën dhe ia dilni të plotësoni 20 ose më shumë prej tyre,  ju fitoni një certifikatë, duke përdorur linkun më poshtë dhe nëse dëshironi të tregoni se sa dini në gjuhë të huaj ndërmerrni 51 sfidat “Çfarë guxoni të bëni në një gjuhë të huaj?”

Ju urojme fat dhe suksese!

https://edl.ecml.at/Activities/Languagechallenge/tabid/3207/language/sq-AL/Default.aspx

 

Dita e Europiane e Gjuhëve, Shtator 2017

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm  të Këshillit të Europës, Z. Thorbjørn Jagland

Déclaration du Secrétaire Général du Conseil de l’Europe, Thorbjørn Jagland 

 

26 shtator 2016, 15 vjetori i Ditës Europiane të Gjuhëve: T’i bëjmë të flasin gjuhët e Europës  – ENFR

http://edl.ecml.at/edlevents.

http://edl.ecml.at/SLcountrygame

http://edl.ecml.at/languagetrivia

http://edl.ecml.at/edlphotocontest

 

Prioritare