Endrit Hoxha

Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Z. Endrit Hoxha ka lindur në qytetin e Tiranës në shkurt të vitin 1986.
Ai ka një karrierë të gjatë si sportist kampion, trajner, Drejtor Teknik, mësues në edukim fizik dhe shëndet, President i Federatës Shqiptare TAEKWONDO, anëtar i bordit drejtas në KOKSH dhe anëtar i Federatës Evropiane TAEKWONDO.
Gjatë viteve 2012-2016 ka kryer studimet e larta pranë Universitetit të Sporteve Tiranë, në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes, gjithashtu mes viteve 2017 – 2019 pranë Universitetit të Sporteve Tiranë, Master Profesional në Edukim Fizik dhe Shëndetësor.
Me mbi 15 vite eksperiencë në fushën e sportit, z. Hoxha ka një karrierë të gjatë e të suksesshme në organizimin e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Gjatë periudhës së studimeve z. Hoxha ka dhënë kontributin e tij si drejtor teknik pranë FSHT-së gjithashtu ka drejtuar një shoqatë OJF, si bashkëpunëtore pranë Institutit të FSHT-së. Ai më pas u punësua pranë kësaj federate si drejtor teknik.
Falë punës së tij të përkushtuar, Z. Hoxha është certifikuar si trajner i licencuar nga Federata Botërore; në Maj 2020 ka marrë diplomë të gradës së 5-të Dan KUKKIWON Organizata Themeluese e Taekwondo-së; Certifikatë në Sport Administrator Course; Certifikatë në Traumatologji Sportive etj.
Gjatë viteve 2021-2024, z. Endrit Hoxha ka marrë mandatin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Taekwondo, bordit të KOKSH si dhe anëtar i bordit të ETU.

Prej vitit 2021-2022 është punësua në Tomorrow’s Education System si mësues i edukimit fizik dhe shëndetësor, si dhe ka formuar klasat e para sportive. Në vitin 2019, Z. Hoxha ka qenë gjithashtu organizator i një kampionati Albania Open G1,me kualifikim pikësh Olimpike, si dhe organizator i EUROPIAN PRESIDENT’S CUP 2022 ku morën pjesë mbi 1200 sportistë në qytetin e Durrësit.

Z. Hoxha ka ndjekur një sërë kualifikimesh në Korenë e Jugut, në Evropë, dhe ka qenë prezent në mbi 100 aktivitete sportive përgjatë viteve 2010-2022.
Z. Endrit Hoxha është martuar me Znj. Donatela Hoxha dhe kanë një fëmijë.