Postuar më: 31/01/2018

eTwinning komuniteti për shkollat në Evropë

Si pjesë e integrimit në programin Europian Erasmus+, për Edukimin, Trajnimin, Rininë dhe Sportet, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përfituar një grant, duke u bërë në këtë mënyrë aktualisht partnere e  e-Twinning – Komuniteti online i shkollave në mbarë Europën.

eTwinning promovon bashkëpunimin e shkollave në Evropë nëpërmjet përdorimit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit duke ofruar mbështetje, mjete dhe shërbime për shkollat.

Portali eTwinning (www.etwinning.net) përfaqëson një platforme unike të bashkëveprimit të mësuesve në projekte nxitëse dhe inovatore. Portali nxit nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave, të krijojnë projekte, të shkëmbejnë ide dhe të perhapin praktikat më të mira ndërmjet tyre, duke ndjerë të jenë pjesë e komunitetit me nxitës në Europë.

I krijuar në vitin 2005 si veprimi kryesor i Programit të Mësimit Elektronik të Komisionit Evropian, eTwinning numëron sot në gjithë kontinentin Evropian 269,593 mësues dhe 128,352 shkolla që zhvillojnë projekte bashkëpunuese dhe ndajnë ide.

MASR fton mësuesit te anëtarësohen në komunitetin online e-Twinning dhe të jenë pjesë aktive e këtij progami.

Ceremonia Festive e Vleresimit me Cmime te projekteve eTwinning

Ceremonia festive e vleresimit me cmime ne nivel kombetar per projektet me te mira eTwinning, mblodhi bashkë në një mjedis festiv rreth 78 mësues, të cilët shijuan së bashku edhe një prezantim dinjitoz të profileve të mësuesve të angazhuar realisht në projekte.

Kjo ceremoni u përshëndet nga drejtori i Drejtorisë Kombëtare të Arsimit në nivel kombëtar, z. Hodaj. Ai gjithashtu ka identifikuar edhe njëherë ndikimin që ka eTwinning në ecurinë e mësuesve drejt metodologjive të reja në arsim. Ceremonia u përshëndet gjithashtu nga një nga ambasadorët eTwinning në Ukrainë, Natalia, e cila u ftua nga një nga mësuesit e vlerësuar me çmimin përkatës. Kjo mësuese ishte partnere në projektin e vlerësuar, së bashku me këtë ambasador. Natalia vlerësoi organizimin e ceremonisë nga Shërbimi Kombëtar, por në të njëjtën kohë vlerësoi angazhimin e mësuesve shqiptarë në projekte të përbashkëta. Në të njëjtën kohë, ajo kërkoi bashkëpunim të mëtejshëm me rrjetin e ambasadorëve tanë.

Fituesit shprehën emocione në momentin e vlerësimit të projekteve të tyre. Njëkohësisht në këtë ceremoni u shpërndanë edhe vlerësimet për shkollat që u kurorëzuan si shkolla eTwinning për vitin 2019. Drejtuesit e këtyre shkollave shprehën vlerësimet e tyre për mësuesit e angazhuar në projekte dhe për proçesin në tërësi.

Ceremonia u organizua në ambientet e Hotel 2 Guitars në Durrës. Gjatë ceremonisë u vlerësuan  me çmime mësuesit të cilët kanë përvojë të konsiderueshme në implementimin e projekteve ku u dhanë 3 çmime respektivisht për grupmoshat 7-11 vjeç, 12-15 vjeç dhe 16-19 vjeç, si dhe për mësuesit me pak përvojë në projektet eTwinning.

https://www.facebook.com/etwinningalbania/

 

eTwinning Seminar for kindergarten and primary schools teachers Albania 6-8 May

Seminari u zhvillua në datat 6-8 Maj në hotel Leonardo në Durrës. Seminari ishte një oportunitet për mësuesit e ciklit fillor dhe mësuesit e arsimit parashkollor dhe u dha  mundësi këtyre mësuesve të njohin nga afër cfarë eTwinning ofron, si të bëhen pjesë e këtij komuniteti, si të përfitojne nga eksperiencat e mësuesve të tjerë në lidhje me implementime të projekteve të ndryshme.

Mësuesit fituan eksperienca në drejtim të konceptimit dhe implementimit të projekteve, njohën partnerë të rinj dhe patën mundësi të zhvillimit të kompetencave për përdorimin e teknologjisë së informacionit.

Aktiviteti zgjati 3 ditë dhe ne te morën pjesë 72 mësues nga Shqipëria dhe Kosova.

Në ditën e parë të aktivitetit, performuan përpara mësuesve eksperiencat e tyre  në eTwinning, 5 mësues te profilit fillor e të mesëm të ulët si dhe atij parashkollor, nga zonat Kucovë, Tiranë, Elbasan. Ata ndanë me pjesëmarrësit aspekte të projekteve të realizuara me nxënësit e tyre në vite. Po në ditën e parë mësuesit pjesëmarrës u bënë pjesë e një aktiviteti të  tipit “ice breaking activity”, me përdorimin e Kahoot dhe video montazhit, si pikënisje për vijimësinë  e përdorimit të hapësirave që teknologjia ofron.

Në ditën e dytë të aktivitetit, mësuesit u përqëndruan në përdorimin e eTwinning live, duke u fokusuar tek:

– si të bëjmë kërkime në eTwinning live

– si të zgjedhim një partner

– si t’i bashkëngjitemi një projekti

– si të krijojmë një projekt si lider dhe hapat deri në pranueshmërine e tij nga Shërbimi Kombëtar

Më pas mësuesit pjesëmarrës përdorën Padlet – në kuadrin e organizimit të Panairit të ideve, si hap i parë drejt konceptimit të projeteve të përbashkëta.

Në darkë pjesëmarrësit shijuan traditat kombëtare në qytetin historik  të Beratit.

Në ditën e tretë të këtij seminari, mësuesit pjesëmarrës, të ndarë në grupe dhe të mbështetur nga rrjeti i ambasadorëve në vendin tonë, krijuan projektet e para të lidhura me temën e vitit “Democratic participation”. Këto projekte u bënë aktive nga Shërbimi Kombëtar dhe çdo grup prezantoi nëpërmjet flipchart-eve pikat kryesore të fokusit të këtyre projekteve.

https://www.facebook.com/etwinningalbania/

 

Round Table me Drejtore te shkollave per promovimin e eTwinning School Label

Ne datat 12 dhe 13 Prill u organizua ne Tirane eventi i promovimit te etiketes se cilesise se shkollave.

Ne event morren pjese Drejtues te shkollave te Drejtorise Rajonale Tirane Qytet dhe Durrës, te cilet se pari u njohen me kushtet qe shkollat duhet te plotesojne per te qene gati ne procesin e aplikimit te tyre per te fituar titullin si eTwinning school. U demostrua fakti qe te pakten dy mesues te nje shkolle te pakten per dy vjet duhet te demostronin aktivitetin e tyre ne platforme dhe njekohesisht u prezantuan perpara Drejtuesve politikat qe shkolla duhet te ndjeke ne drejtim te angazhimit aktiv te mesuesve ne projekte kurrikulare dhe ne drejtim te perdorimit te internetit te sigurte.

Drejtuesit u njohen nga afer me platformen eTwinning dhe perfshirjen e mesuesve shqiptare ne kete komunitet online. U ritheksua ne takim ecuria pozitive e perfshirjes se mesuesve shqiptare, te cilet tashme kane arritur ne rreth 4000 mesues dhe 1200 shkolla te angazhuara.

U prezantuan perpara pjesemarresve rrjeti i ambasadoreve dhe koordinatoreve, te cilet luajne rol te konsiderueshem ne promovimin e ketij rrjeti dhe mbeshtetjen e mesuesve ne drejtim te perfshirjes se tyre ne partneritete kombetare ose nderkombetare. Njekohesisht ne keto takime u demostruan menyrat si Drejtuesit e shkollave mund te rregjistroheshin ne kete platforme dhe si mund te perdorinin funksionalitete per te evidentuar perfshirjen e mesuesve te tyre ne kete komunitet. Nga ambasadoret e pranishem ne keto takime u mundesua rregjistrimi i tyre ne platformen eTwinning.

Drejtuesit e shkollave diskutuan me pasion rreth aktivitetit te shkollave te tyre, perfshirjen e tyre ne kete komunitet online dhe angazhimin e tyre aktiv ne te ardhmen per te vijuar me nxitjen e pershirjes se mesuesve te tjere ne kete proces. Ata shkembyen eksperienca pozitive ne drejtim te krijimit te politikave ne nivel shkolle per zhvillimin profesional te mesuesve dhe theksuan rolin e madh qe etwinning mund te luaje ne kete drejtim.

 

MED Seminar

 

Organizimi i MED seminar për herë të parë në Shqipëri, në datat 25-28 Mars, me pjesëmarrjen e mësuesve dhe drejtuesve të Shërbimit Kombëtar të vendeve si Itali, Francë, Portugali, Maltë, Tunizi, Liban, Qipro, Slloveni, Spanjë, vende të Mesdheut. Seminari synoi të ofrojë mënyra bashkëpunuese dhe oportunitete të rinj për mësuesit e vendeve të Mesdheut. Në seminar morren pjesë rreth 80 mësues. Ky aktivitet u organizua në Pogradec.

 

 

 

TTI Initiative

Inisiativa TTI, ne kuadrin e programit eTwinning si pjesë e programit Erasmus+ synon përfshirjen e Inistitucioneve të Arsimit te lartë dhe studentëve të mësuesisë në komunitetin më të madh online të arsimtarëve në nivel ndërkombëtar, në rrjetin eTwinning.

Ky bashkëpunim zgjeron hapësirat e njohjeve reciproke ndërmjet studentëve tanë dhe atyre të Institucioneve të Arsimit të Lartë në nivel europian.

Pikerisht ne kuadrin e kesaj inisiative ky aktivitet synoi promovimin e eTwinning si një komunitet online i cili bashkon gjeneratat e dedikuara fushes se arsimit per te punuar se bashku, per te ndare vlera e eksperienca, per t’u angazhuar ne inisiativa e projekte curriculare.

Fokusi në këtë rast ishin studentët e mësuesisë dhe kjo përkon më së miri me inisiativat që MASR ka ndërmarrë për përmirësimin e cilësisë në sistemin tonë arsimor të lartë. Jo pa qellim ne kete aktivitet u perfshire studentë të mësuesisë që aktualisht ndjekin studimet e larta pranë IAL-ve publike në fushën e mësuesisë ose sapo i kanë përfunduar ato, në degë të ndryshme dhe që janë duke kryer praktikat profesionale pranë shkollave publike.

Seminari TTI u zhvillua në 23 Maj në hotel Plaza në Tiranë.

Në këtë aktivitet u synua njohja me portalin eTwinning, angazhimi drejt proçesit të rregjistrimit te tyre, si nje mundësi e re për ta, për të njohur e ndjerë nga afër:

– eksperiencat pozitive të mësuesve që aktualisht jane në sistem, – mënyren si ata angazhojnë nxënësit e tyre në projekte curriculare,

– përdorimin e mjeteve të teknologjisë së informacionit në fushën e edukimit, si mjete të domosdoshme për zhvillimin e kompetencave të tyre në këtë drejtim

– zhvillimin e kompetencave të duhura në fushën e komunikimit e bashkëpunimit

– zhvillimin më tej të kompetencave në drejtim të ofrimit të mësimit të bazuar në projekte.

 

Nxitjen e bashkëpunimit rajonal ne programin “eTwinning”

Mësuesit e trevave shqipfolëse janë mbledhur në Tiranë për aktivitetin e organizuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me temë “All together in eTwinning”. Kjo konferencë dy ditore në 4 dhe 5 Nëntor me mësues nga Italia, Greqia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi synoi nxitjen e bashkëpunimit rajonal ne kuadrin e programit “eTwinning”.

Gjatë konferencës të zhvilluar në Tiranë u demonstruan aspektet e ecurisë së këtij programi në Shqipëri si dhe u demonstruan nga mësues të përfshirë eksperiencat pozitive të binjakëzimeve me shkolla partnere në nivel ndërkombëtar.

Gjithashtu pjesëmarrësit u bënë pjesë aktive e dy workshop- eve trajnuese: “Learning through projects and games” dhe “How to improve our teaching by using tools and applications”.

Pjesëmarrësit ndanë eksperienca të mësimdhënies në nivele të ndryshme arsimore dhe nga trevat përkatëse.

Mësuesit pas trajnimit vizituan edhe Parkun Kombëtar të Dajtit si një atraksion i kryeqytetit të Shqipërisë.

 

  • eTwinning suporton iniciativën ‘Move2Learn, Learn2Move’

Me rastin e 30 vjetorit të Erasmus, Komisioni Europian ofron mundësi të reja për të rinjtë për të udhëtuar dhe zbuluar Evropën.

Me këtë nismë të re, të rinjtë e angazhuar në projektet arsimore do të kenë mundësi të udhëtojnë në Europë për të takuar partnerët e tyre evropianë. Pritet që rreth 5000 deri 6000 studentë të marrin secili nga një biletë udhëtimi.

eTwinning ka mundësi të zgjedhë përfituesit e kuponave të udhëtimit, të cilët do të identifikohen nga mësuesit dhe nxënësit e moshës më të madhe se 16 të cilët kanë marrë pjesë në projektet eTwinning dhe kanë fituar këtë vit Etiketën Kombëtare të Cilësisë. Prioritet do t’u jepet projekteve që kanë të bëjnë me temën e “Përfshirjes”.

Aplikimi, vlerësimi, dhe periudha e përzgjedhjes do të zhvillohen gjatë muajit qershor dhe korrik. Mësuesit dhe studentët do të jenë në gjendje të fillojnë udhëtimet në gusht.

 

  • Takime mbreselenes per Drejtuesit e shkollave. Angazhim dhe perkushtim ne nxitjen dhe perfshirjen e mesuesve ne platformen eTwinning dhe School Education Gateway.

Ne kuadrin e planit te aktiviteteve qe Sherbimi Kombetar po ofron, u organizua ne Tirane ne ambjentet e “Sami Frasherit” takimi me Drejtuesit me teme: “eTwinning nje hapesire e re e komunitetit nderkombetar te mesuesve” Ky aktivitet synoi perfshirjen e drejtuesve te shkollave si promotore te pershirjes se shkollave dhe mesuesve te tyre ne platformen eTwinning, si nxites te angazhimit te tyre ne binjakezimin e shkolles ne nivele kombetare dhe nderkombetare. Ne kete takim drejtuesit u sensibilizuan per mundesite qe eTwinning ofron, ecurine e perfshirjes se shkollave ne kete platforme, angazhimet aktuale te mesuesve ne projekte te perbashketa. Gjithashtu per here te pare u prezantua platforma europiane School Education Gateway, ku mesuesit dhe drejtuesit kane mundesi te informohen ne kohe reale ne lidhje me te rejat ne fushen e arsimit, aktivitetet e organizuara ne nivel kombetar dhe nderkombetar ne arsim, trajnime dhe mundesi te zhvillimit profesional te mesuesve. Ne kete takim Drejtuesit debatuan dhe sugjeruan rruge dhe forma nxitese per perfshirjen dhe angazhimin e mesuesve ne programin eTwinning. Ata u informuan edhe per mbeshtetjen qe Sherbimi Kombetar eTwinning do te jape ne drejtim te zhvillimit te metejshem profesional te mesuesve. Gjithashtu ata u informuan per procesin e konkurrimit ne te cilen jane perfshire shkollat per te festuar se bashku diten nderkombetare eTwinning, nepermjet aktiviteteve qe lidhen me diversitetin dhe ndikimin qe teknologjia duhet te jape ne jeten sociale te te rinjve Ne takim moren pjese Drejtues te shkollave te mesme e 9-vjecare nga disa zona si Tirane, Durres, Elbasan, Fier, Vlore, Shkoder e Lezhe.

  • Javët eTwinning – Qytetaria Digjitale, #eTwCitizen16

Javët eTwinning të këtij viti, 10-27 tetor, do të përqendrohen në “Qytetarinë Digjitale”- se si eTwinning mund të zhvillojë gjeneratën e ardhshme të qytetarëve aktiv të Evropës.
#eTwCitizen16 do të jetë rreth krijimit të projekteve nga mësuesit rreth temës së qytetarisë digjitale. Kjo fushatë synon angazhimin e mësuesve, nxënësve, anëtareve të sistemit arsimor të gjenerojnë projekt ide që lidhen me Qytetarinë Digjitale, për të qenë pjesë e kompeticionit ndërkombëtar për projekt idetë më të mira. Të gjitha projektet e krijuara si pjesë e fushatës së qytetarisë digjitale do të hyjnë në një konkurs duke përdorur hashtagun #eTwCitizen16 në përshkrimin e tyre të projektit. Themeluesit e projektit fitues, te cillët do të shpallen më 17 nëntor, do të marrin pjesë në një kurs Future Classroom Lab në Bruksel. Merrni pjesë duke regjistruar projekte në platformën www.etwinning.net.

 

  • Minipanairet: “eTwinning – sfidë dhe oportunitet për Qytetarinë Digjitale”

Si pjese e programit eTwinning, Shërbimi Kombëtar eTwinning – Ministria e Arsimit dhe Sportit, do te organizoje ne kater rajone gjeografike Minipanairet me teme: “eTwinning – sfidë dhe oportunitet për Qytetarinë Digjitale”. Ky panair synon te prezantoje angazhimet aktuale te mësuesve te perfshire ne kete program dhe te promovoje njëkohësisht pjesëmarrjen e mësuesve te rinj per te qene pjese aktive e këtij programi. Njekohesisht ky panair do te ofroje mundësinë e regjistrimit online te mësuesve te rinj, te panjohur me pare me platformën eTwinning si dhe trajnimin e tyre duke demonstruar njëkohësisht funksionalitete qe lidhen me dizenjimin dhe implementimin e nje projekti, si dhe funksionalitete me përdorimin e Twinspace si një mjet për komunikim, bashkëpunim dhe ndarje eksperiencash. Koordinimi i Shërbimit Kombëtar për organizimin e këtyre Minipanaireve aktualisht po behet nëpërmjet DAR/ZA, te cilat njoftojnë dhe koordinojnë shkollat për pjesëmarrje. Shërbimi Kombëtar përzgjedh nga platforma listën e mësuesve qe mund te demonstrojnë aktivitetin e tyre ne Minipanair. Mësuesit e kësaj liste janë mësues te cilët kane rezultuar aktive ne platformën eTwinning dhe realisht kane mundësinë e paraqitjes se projekteve te realizuar për kompeticionin rajonal qe do te jete pjese e këtij Minipanairi. DAR/ZA koordinon veprimet me shkollat përkatëse te këtyre mësuesve për te krijuar lehtësirat e përgatitjes për t’u paraqitur ne këtë Minipanair. Shërbimi kombëtar me shpenzimet e tij do te garantoje ambientin e panairit, hapësirat e promovimit brenda këtij ambienti (tavolina), dhe disa mjete prezantuese si fletëpalosje, stilolapsa, rollup, poster dhe kalendarë. Shkollat e këtyre mësuesve, vet ne varësi te projekteve qe duan te paraqesin te mundësojnë paraqitjen dinjitoze ne ketë panair. Secili nga këta mësues do te ketë hapësirën e tij dhe mund te marre një partner ne projekt dhe te paktën 2 nxënës. Mësuesit duhet te paraqesin projektet e tyre ne formën e prezantimeve ne Power Point ne tablet ose laptop si dhe me foto, postera, fletëpalosje, ose objekte te tjera. Panairi vizitohet nga mësues e nxënës te tjerë te cilët do te kenë mundësi te votojnë tre projektet me te mira ne nivel rajonal.