Znj. Eva Bica ka lindur në Elbasan me 14 tetor 1984.

 

Ajo mban titullin “Master i Shkencave” në Juridik, marrë në Universitetin e Torinos. Në të njëjtin universitet Znj. Bica ka kryer studimet në të Drejtën Administrative dhe Organizatat Ndërkombëtare në vitin 2006.

 

Prej vitin 2013 mban titullin Avokat, profesion të cilin e ka ushtruar në studion e saj ligjore.

 

Gjithashtu, znj. Bica ka ndjekur me sukses disa trajnime të lidhura me të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinoren.

 

Znj. Bica është njohëse e mirë e legjislacionit të qeverisjes vendore. Për 7 vite ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Prefekturën e Qarkut Elbasan dhe më parë ka qenë pjesë e administratës se Bashkisë Elbasan si drejtore e përgjithshme e drejtorisë së projekteve, aseteve dhe prokurimeve.

 

Nga viti 2019 znj. Bica është pjesë e Këshillit Bashkiak të Elbasanit, anëtare e grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste.

 

Që prej tetorit 2020 mban postin e Drejtores së Kabinetit të Ministres së Arsimit dhe Sportit.