Në prag të atmosferës festive të fundvitit, Qeveritë e Nxënësve në institucionet arsimore parauniversitare në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë u bënë nismëtare të sensibilizimit të nxënësve nëpërmjet organizimit, mbështetjes dhe përgatitjes së dhuratave për realizimin e nismës “Të festojmë së bashku”.
Tashmë janë krijuar lidhje midis shkollave brenda një Drejtorie Arsimore ose Zyre Arsimore për të festuar së bashku përmes programeve artistike, shkëmbimit të dhuratave e kartolinave për të krijuar mundësinë e njohjes dhe shoqërizimit të nxënësve me njëri tjetrin, duke i ndihmuar e qëndruar pranë edhe fëmijëve që janë në nevojë. Partnerë kryesorë të realizimit të kësaj nisme të iniciuar nga vetë fëmijët janë bërë edhe mësuesit, Bordi i Prindërve, komuniteti dhe pushteti vendor.
Më poshtë do të gjeni kalendarin e aktiviteteve sipas Drejtorive dhe Zyrave Arsimore Rajonale: