Postuar më: 07/05/2019

NJOFTIM NË KUADËR TË PASURIMIT TË BIBLIOTEKAVE SHKOLLORE

Njoftim

Në kuadër të pasurimit të bibliotekave shkollore, në vitin 2018 filluam procesin e përzgjedhjes së librave artistikë. Pyetëm 1216 nxënës për librat e tyre të preferuar dhe hartuam listen e 158 titujve për klasat 6 -12.

Por, jemi të vetëdijshëm që kjo listë nuk përfshin gjithçka që mund të jetë e vlefshme për lexuesit e rinj.

Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, fton botuesit të dërgojnë një listë me 5 (pesë) tituj librash për fëmijë dhe adoleshentë të cilët kanë edhe certifikatën e të drejtës së autorit për ta përditësuar listën tonë biblotekat shkollore me libra artistik.

 

Propozimet të dërgohen në adresën e e-mailit: [email protected] brenda muajit maj 2019.

Të rejat e fundit