Redi Shtino

Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Z. Redi Shtino, ka lindur në Tiranë në vitin 1974. Ai mban titullin Doktor i Shkencave në fushën e të Drejtës Parlamentare (Fakulteti Juridik-Universiteti i Tiranës) dhe është gjithashtu kandidat për titullin doktor në të Drejtën Penale të Krahasuar (Fakulteti Juridik-Universiteti i Bolonjës) dhe në të Drejtën Kushtetuese (Alta Scuola Europea Alberigo, Bologna). Ai ka një karrierë të gjatë në fushën e Drejtesisë në vend dhe në Itali. Gjithashtu Z. Shtino ka qenë i angazhuar në fushën Akademike në mësimdhënie në disa Universitete në vend dhe ne Universitetin e Bolonjes ku kontribon si visiting profesor, në lëndët e profilit të tij. Ka punuar si këshilltar Juridik brënda dhe jashtë vendit. Gjate viteve 2013-2016 Z. Shtino ka qenë koordinator në bashkëpunim i programit të doktoraturës PhD pranë Universitetit LUM, Jean Monnet (Itali). Përgjatë 2016 e në vazhdim anëtar i Horizon 2020 Strategic Configuration Programme Committee. Ai ka mbajtur edhe më parë postin e Zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit në vitet 2016-2017 dhe së fundmi para marrjes së detyrës të Zëvendësministrit, ka mbajtur pozicionin e këshilltarit të Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë përgjatë 2018-2019. Z. Shtino është autor i një sërë punimeve shkencore dhe teksteve universitare në fushën e Drejtësisë brënda dhe jashtë vendit.