Rovena Elmazi lindi në vitin 1982 në qytetin e Fierit.

 

Znj. Elmazi studimet e ciklit të tretë i kreu pranë NSA “Vassil Levski”, Bullgari dhe mban titullin “Doktor i Shkencave” në Menaxhim Sportiv. Ajo ka ndjekur studimet Master në degën “E Drejtë Publike”, me fokus studimin e ‘Legjislacionit të Prokurimeve Publike në Shqipëri’, një vështrim krahasues me legjislacionin në BE.

 

Ajo ndoqi studimet Bachelor për “Drejtësi” pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ajo studioi në Akademinë e Sporteve “Vojo Kushi”, ku u diplomua në Bachelor dhe Master për “Mësues i Edukimit Fizik”.

 

Znj. Elmazi ka qenë pjesë e disa programeve të rëndësishme kualifikimi si “Lead Albania”, i konceptuar bazuar në Programin e Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; “Leadership and Character in Uncertain Times”, organizuar nga Harvard Kennedy School; si dhe “Leadership Program”, nga Centre for Creative Leadership (CCL), Bruksel. Gjithashtu znj. Elmazi ka fituar një bursë nga Divizioni i Diplomacisë Sportive të Departamentit të SHBA-së për programin e trajnimit “Championship Principles”.

 

Krahas punës si këshilltare në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Znj. Elmazi ka edhe një eksperiencë të gjatë si lektore pranë Departamentit të Menaxhimit të Sportit dhe Turizmit” në Universitetin e Sporteve të Tiranës.

 

Ajo ka kryer një sërë kërkimesh shkencore bazuar në fushën e saj të ekspertizës në lëmin e Organizimit dhe Menaxhimit Sportiv. Krahas eksperiencës akademike, ajo ka qenë edhe drejtuese e disa projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka një karrierë të gjatë si sportiste elitare.