Postuar më: 07/06/2021

Thirrje për anëtarë në Bordin e Akreditimit dhe për Drejtor të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL)

Një nga objektivat tanë më të rëndësishëm në mandatin e ri qeverisës është ngritja e Arsimit të Lartë në një nivel më cilësor dhe hapja e dyerve të universiteteve tona për universitetet më prestigjoze europiane, për të krijuar kushtet që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane në Shqipëri.

Prandaj ftojmë të gjithë ata përfaqësues të botës akademike, brenda apo jashtë Shqipërisë, që dëshirojnë të japin kontribut për arsimin e lartë në Shqipëri, të aplikojnë për t’u angazhuar në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (ASCAL), në pozicionin e drejtorit të kësaj agjencie apo anëtarit të Bordit të Akreditimit.

Bordi i Akreditimit ka në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë të huaj.

Kriteret, që duhet të përmbushin kandidatët për anëtarë në Bordin e Akreditimit pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), janë:

1. të kenë një përvojë të paktën 10-vjeçare në institucione akademike dhe kërkimore, brenda e jashtë vendit;
2. të zotërojnë gradë shkencore/titull akademik ose njohje e përvojë të paktën 5-vjeçare në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë;
3. të kenë njohje në nivel të avancuar të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.

Kriteret, që duhet të përmbushin kandidatët, për Drejtor të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), janë:

1. të zotërojë titull akademik ose gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve të vendeve anëtare të OECD-së ose BE-së;
2. të ketë 5 vjet përvojë pune në drejtim të:
a) institucioneve të arsimit të lartë ose njësive kryesore të tyre;
b) strukturave të institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e arsimit të lartë.

Ju bëjmë me dije se përzgjedhja e kandidatëve do të kryhet nga MASR, sipas procedurave të brendshme dhe kandidatët e përzgjedhur do t’i propozohen Kryeministrit për emërim. Kandidatët duhet të paraqesin letër motivimi për shprehje interesi dhe Curriculum Vitae, në adresën akreditimi.aplikim@arsimi.gov.al deri më datë 30 Qershor 2021.

 

Call for members of the Accreditation Board and Executive Director of the Higher Education Quality Agency (HEQA)

One of our main objectives of the new governing mandate is to raise the Higher Education System to a higher level and the opening up of our Universities to prestigious European Universities, in order to create the conditions that our students can obtain in the future a European Diploma in Albania.

Hence, we invite representatives of the academic world in Albania or abroad, who wish to contribute to higher education in Albania, to apply for the vacancies available in the Higher Education Quality Agency (HEQA), for the position of Executive Director of this agency or member of the Accreditation Board.

The Accreditation Board will consist of 11 members, out of which three (minimum requirement) to five (maximum requirement) must be non-Albanian (foreign) citizens.

The criteria to be met by candidates who wish to apply for the vacancies of the Accreditation Board in the Higher Education Quality Agency (HEQA) include:

1. A minimum of 10 (ten) years of experience in academic and research institutions, gained either in Albania or abroad;
2. The possession of scientific degrees / academic title or knowledge and in a minimum of 5 (five) years of experience in the field of quality assurance in higher education;
3. Excellent command in both written and spoken English.

The criteria to be met by candidates who wish to apply for the vacancy of Director of the Higher Education Quality Agency (HEQA) are:

1. The possession of an academic title or a scientific degree “Doctor” (“PHD”) obtained from universities based in OECD countries or in EU;
2. A minimum of 5 (five) years of work experience in the fields of:
a) Higher Education Institutions or their main units;
b) Structures of institutions operating in the field of higher education.

We would like to inform you that the selection of the candidates will be handled by Ministry of Education, Sports and Youth in accordance to internal procedures. The shortlisted candidates will be proposed to the Prime Minister for appointment. The candidates must submit a motivation letter and a Curriculum Vitae to the e-mail address: akreditimi.aplikim@arsimi.gov.al not later than June 30, 2021.

 

 

Të rejat e fundit