Universiteti Bujqësor i Tiranës – Bordi i Administrimit


Pjetër Guralumi

Pjetër Guralumi, aktualisht Përgjegjës i Sektorit të Projekteve të Universitetit të Arteve Tiranë dhe Koordinatori i Programit Erasmus+ pranë Rektoratit të UART. I diplomuar në vitin 1990 me rezultate maksimale, emërohet në personelin pedagogjik të Institutit të Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) dhe kryen specializime në shkollat dhe klasat prestigjoze te violonçelit në Europë; në klasën e Valentin Erben, 1997- (Hochschule fur Musik und Darstellende Kunst – Ëien), në klasën e Adalbert Skocic 1997 – (Konservatorium der Stadt Ëien); në klasën e Enrico Dindo-s pranë Accademia “Alessandro Rolla” Pavia Itali 1999 dhe pranë Accademia Musicale Pescarese, Pescara Itali 2005; në klasën e Mario Brunello-s në Scuola di Alto Perfezionamento Musicale “Fondazione Romano Romanini” Brescia Itali, 2000-2001. Fitues i Çmimit të Parë në kategorinë Solist të Konkursit “Nikolla Zoraqi” në Dhjetor 1994 dhe aktiv në jetën koncertale si solist dhe në përbërje të ansambleve të muzikës së dhomës. Është promovuar me titujt: Profesor i Asociuar më 2004 dhe Profesor në 2016. Prof. Pjetër Guralumi është aktiv në fushën pedagogjike të violonçelit dhe muzikës së dhomës, duke drejtuar Leksione e Masterclasse në: Scuola di Alto Perfezionamento Citta di Saluzzo 2004 (Itali); Prishtina International Summer University (2011, 2012, 2013); në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës – FYROM (sot Maqedonia Veriore nga viti akademik 2010 e me radhë 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018,) duke e themeluar klasën e violonçelit në atë qytet; në Conservatorior Superior de Musica de Vigo – Spanjë (2017, 2019); në Fakultetin e Arteve të Universitetit Agder – Norvegji (2019).

Arta Dollani

Arta Dollani, aktualisht drejton Institutin e Monumenteve të Kulturës. Ajo është bashkë-autore e një sërë projektesh restaurimi dhe rivitalizimi të qendrave historike dhe muzeve, koordinatore e projekteve me donatorë dhe pikë fokale e Unesco-s në Shqipëri. Pas diplomimit në vitin 2004 në degën Arkitekturë dhe Planifikim Urban në Universitetin Politeknik të Krakovit në Poloni, ajo ka punuar për një periudhë të gjatë pranë Bashkisë Tiranë si planifikuese urbane, duke zhvilluar dhe ushtruar paralelisht eksperiencën akademike si lektore pranë Fakultetit të Arkitekturës. Bashkë autore e një sërë publikimeve, studimeve urbanistike dhe bashkëhartuese e projekteve të rikualifikimit urban. Pjesëmarrëse dhe kontribuese në konferenca ndërkombëtare dhe ekspozita lidhur me konservimin, restaurimin dhe menaxhimin e aseteve kulturore.

Marin Mema

Marin Mema, aktualisht Gazetar në televizionin Top Channel dhe në gazetën “Shqip”. Eksperienca të mëparëshme si gazetar pranë gazetës “Populli” dhe “Sporti Shqiptar”. Realizues i ciklit me reportazhe “Shqipëria tjetër” dhe “Gjurmë Shqiptare”, në Top Channel dhe Top Neës. Çmimi i parë për reportazhin “Avokatët e Djallit”, i shpallur si reportazhi më i mirë investigativ mbi vetëvrasjen e fëmijëve në Shqipëri. Reporteri më i mirë 2011- 2012 / Zgjedhur nga Akademia e Pavarur e Audiencës. Ambasador i “Vullnetit të mirë” për diversitetin kulturor, PNUD, Një nga 10 personalitetet e vitit 2013/ Rezultat i sondazhit të publikut / Top Channel, “Njeriu i vitit 2015”, shpallur nga Fondacioni “Harpa”, Titulli “Qytetar Nderi” i Beratit, etj. Studimet e larta i ka mbaruar pranë Universitetit të Tiranës, dega Gazetari. Ka studiuar në vitet 2007-2008 në shkollën Shqipëtare të Studimeve Politike.

Fran Gjini

Fran Gjini, aktualisht Drejtor i Auditimit të Brendshëm në Ministrinë, e Turizmit dhe Mjedisit Tiranë. Në vitin 1978 ka përfunduar studimet e larta në Institutin e Lartë Bujqësor, Fakulteti I Ekonomisë. Në vitin 1979 është titulluar Ekonomist-Kontabël i Lartë. Më pas në vitin 1989, ka përfunduar master profesional në “kontabilitet dhe analizë ekonomike” dhe në 1992 është titulluar “Ekspert Kontabël”. Në vitin 2007 është certifikuar si “Audit i Brendshëm në Sektorin Publik”. Gjatë këtyre viteve ka marrë pjesë dhe është trajnuar në fushat e problemeve sociale dhe ekonomike. Karrierën profesionale e ka nisur si Kryetar i Degës së Financës në erën Kooperativën Bujqësore Kalivaç Lezhë, në vitin 1978, për të vazhduar më pas në të njëjtën detyrë në Kooperativën Bujqësore Priskë, Tiranë dhe. Në vitet 1997-2000 ka punuar Drejtor i Buxhetit dhe Financës në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. Nga 2000-2003 Kryetar i Bashkisë Kamëz e më pas si ekspert i jashtëm i Komisionit Parlamentar për Ekonominë.