Universiteti i Tiranës – Bordi i Administrimit


Laureta Omeri

Laureta Omeri, aktualisht punon si Drejtore e Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm të ALBCONTROL Sh.A. Detyrat kryesore kanë qenë koordinimi i strukturave brenda institucionit; bashkërendimi i suksesshëm i veprimtarive të Institucionit me strukturat drejtuese të EUROCONTROL për procese të ndryshme të punës; organizimi i prezantimit të Shqipërisë në Bruksel në aktivitetin “ALBANIAN DAY” në prill 2015 me prezencën e gjithë vendeve anëtare të EUROCONTROL. Gjatë viteve 2004 – 2011 ka drejtuar Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e Tiranës. Diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe; Master në Administrim Publik nga Universiteti i Tiranës, PhD në Public Relations nga Atlantic International University; Diplomuar si Trajnuese Profesioniste me rezultate të shkëlqyera, nga IATA (International Air Transport Association); Eksperte e komunikimit diplomuar në institucione kombëtare dhe ndërkombëtare; Trajnime dhe diplomë në General Management, Effective Communications skills, etj. Lektore në lëndët: Marrëdhëniet me Publikun; Komunikim Organizativ në Diplomën e nivelit të parë, Komunikimi dhe PR Politik; Qeverisje Lokale në Diplomën e Nivelit të Dytë në universitete private; ka drejtuar vazhdimisht kurse për profesionistë në organizata të ndryshme. Pjesëmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare; Autore e disa artikujve shkencorë; Bashkëautore e manualit “Rinia Aktive” në bashkëpunim me Qendrën “Fëmijët sot”; Kryeredaktore e revistës për nxënësit e shkëlqyer të kryeqytetit “TEN”.

Enida Bezhani

Enida Bezhani, aktualisht Profesioniste e Menaxhimit të Lartë në profesion të lirë, me një përvojë të demonstruar 15 vjeçare në drejtimin e një larmie projektesh, procesesh dhe ekipesh të huaja dhe shqiptare. Ka një eksperiencë të konsoliduar në fushën e Marrëdhënieve me Palët e Interesit dhe Ndërfaqimin, veçanërisht në aspektet e avokiimit, negociatave si dhe ngritjes e forcimit të marrëdhënieve. Në fillim të vitit 2017, ajo iu bashkua Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham) për një peruidhë dy vjeçare si Drejtore Ekzekutive, me misionin për të zhvilluar më tej dhe për të lidhur AmCham Shqipërinë me Praktikat më të Mira të AmCham-eve të tjera në Evropë. Përpara kësaj, ajo ka kontribuar suksesshëm për 8 vjet duke u promovuar në kapacitete të ndryshme në projektin Trans Adriatic Pipeline (TAP). Me eksperiencë pune dhe arsimore në Shqipëri, Kanada dhe SHBA, Enida është Anëtare e Bordit të Shoqatës Shqiptare Fulbright Alumni, si dhe Anëtare e Komitetit Drejtues të Programeve Edukative të Ambasadës së SHBA në Shqipëri. Ajo është gjithashtu Anëtare e Komitetit Ekzekutiv të rrjetit të Dhomave Amerikane të Tregtisë në Europë, i cili përfaqëson 45 organizata evropiane.