Universiteti Politeknik i Tiranës – Bordi i Administrimit


Alba Thoma

Alba Thoma, aktualisht mban detyrën e Kryetarit të Zyrës së Këshillimit dhe Koordinimit Ndërministror pranë Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit. Në vitin 2005 u diplomua juriste në Fakultetin e Drejtësisë – Universiteti Tiranë, ndërsa gjatë periudhës prill 2012 – dhjetor 2013 përfundoi studimet “Master” në të Drejtë Publike pranë Universitetit “Marin Barleti”, në Tiranë. Znj. Thoma ka një eksperiencë mbi 13-vjeçare në administratën publike, përveç atyre në organizata të ndryshme ligjore në vend. Eksperienca e saj profesionale në administratë, ka filluar në Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2006, për të vijuar më tej në vitet 2010-2017 pranë Ministrisë së Mjedisit ku ka ushtruar edhe detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Juridike. Gjatë periudhës 2017-2018 ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes për t’u pozicionuar më pas si Avokat Shteti. Gjatë aktivitetit të saj profesional znj. Thoma ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh pranë organizatave dhe entiteteve të ndryshme vendase dhe të huaja dhe zotëron kualifikime të posaçme në fushën e hartimit të legjislacionit dhe administrimit publik në përgjithësi.

Irida Vejsiu

Irida Vejsiu, aktualisht Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve të Bankës Societe Generale Albania, sot OTP Bank Albania. Është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës; zotëron një Master Shkencor në Menaxhim nga Universiteti i Umeas, Suedi; aktualisht ndjek studimet Pas-Universitare, Doktorraturë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Irida filloi karrieren e saj në Shkurt të vitit 2002 si specialiste për rekrutimin dhe marrëdhëniet me punonjësit në Vodafone Albania Sh.a. Në gusht të vitit 2005 ajo emërohet Specialiste Senior në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve pranë Raiffeisen Bank sh.a. Irida Vejsiu zotëron gjithashtu një përvojë akademike, që nga Shkurt 2006 deri ne Qershor 2007, si Lektore me kohë të pjesshme pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, për lëndët Manaxhim të Burimeve Njerëzore dhe Etika e Komunikimit në Biznes. Në vitin 2007, emërohet Përgjegjëse e Sektorit të Trajnimit dhe Zhillimit po në Raiffeisen Bank dhe në vitin 2008, merr detyrën e Përgjegjes së Sektorit të Performances dhe Manxhimit të Shpërblimeve në po këtë bankë.

Arben Dhima

Arben Dhima, aktualisht pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai i është bashkuar sektorit publik prej vitit 2014, pas një karriere të gjatë në sektorin privat dhe ate të projekteve ndërkombëtare. Ai ka një eksperiencë të gjerë menaxheriale, në projekte kombëtare e ndërkombëtare, si dhe një njohje shumë të mirë të ceshtjeve të administrimit e menaxhimit të administrates publike, në nivel vendor dhe atë qendror. Aktivitetet e tij profesionale kanë nisur me fuqizimin e administrates së qeverisjes vendore nëpërmjet projekteve ndërkombëtare, duke vijuar me përmiresimin e menaxhimit të sherbimeve publike të sektorëve më të rëndësishëm, si dhe menaxhimin financiar të tyre e buxhetimin me pjesemarrje. Në vijim ai është thelluar edhe në sektoret strategjikë siç është ai i energjisë, duke qenë një nga hartuesit kryesorë të legjislacionit në këtë fushë, si dhe pjesë aktive e reformës së rimëkëmbjes së këtij sektori. Gjithashtu eksperiencat e metejshme në fushat e zhvillimit industrial të vendit, kanë forcuar me tej aftesitë menaxheriale multi disiplinore, duke qenë anëtar në borde drejtimi të mjaft institucioneve dhe sektorëve të rëndësishëm. Aktivitetet e tij të fundit përfshijnë ndërmarrjen e mjaft iniciativave ligjore në kuadër të lehtesimit të procedurave administrative të deregullimit të shërbimeve publike, duke ulur barrën eknomike të qytetarit, akses të shpejtë dhe eleminimin e barrierave të panevojshme.