Ministry of Education and Sports

Drejtorët e përgjithshëm 
Znj. Zamira Gjini
Znj. Zamira Gjini është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
(dega Fizikë), dhe ka kryer studime të thelluara në Fakultetin e Shkencave Sociale, në fushën e
edukimit. Ajo aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme
të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Me një karrierë të gjatë në arsimin, znj. Gjini e filloi si mësuese fizike në shkollat e mesme të
Elbasanit dhe Tiranës, duke u bërë më pas drejtuese departamenti në Drejtorinë Rajonale të
Tiranës. Që nga viti 2014, ajo ka drejtuar disa drejtori në këtë ministri, përfshirë pozitat si drejtore
e Arsimit Parauniversitar për katër vjet. Që nga viti 2018, ajo është angazhuar si drejtoreshë e
përgjithshme, duke u shquar për zhvillimin e politikave dhe projekteve në arsimin dhe sportin
shqiptar.
Znj. Gjini kontribuon në përafrimin e politikave arsimore me direktivat e Bashkimit Evropian dhe
është aktive në hartimin e progress raporteve për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Si
anëtare e Bordit Drejtues të PISA/OECD dhe përfaqësuese në organizata ndërkombëtare, si ato të
UN, BE dhe të Këshillit të Europës, ajo promovon vizionin dhe prioritetet e arsimit në Shqipëri.
Ajo është gjithashtu aktive në disa komitete ndërsektoriale për hartimin e strategjive kombëtare
lidhur me arsimin, digjitalizimin, barazinë gjinore, dhe integrimin e grupeve të margjinalizuara.
Znj. Gjini angazhohet për edukimin për qytetari demokratike dhe parandalimin e ekstremizmit dhe
dhunës në shkolla.
Me një përvojë të pasur si trajnere në Edukimin nNërkulturor dhe Metodat e Mësimdhënies, ajo
është një figurë kyçe për zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit arsimor në Shqipëri.

Znj. Mirela Cami
Znj Cami, aktualisht mban pozicionin Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të
Zhvillimit të Politikave të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në Ministrinë e Arsimit dhe
Sportit.

Znj. Cami ka një eksperiencë të gjatë pune prej më shumë se 30 vitesh në institucione të ndryshme
në Administraten Publike si dhe në Organizata Ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe ka marrë
pjesë në trajnime brenda dhe jashtë vendit në fusha si Leadership dhe Menaxhim, Analizim të
Dhënash, Menaxhim Projekti, etj. Znj. Cami ka nje diplome Master ne Biznes Administration,
UNYT, Diplome Bachelor ne Finance, UT dhe diplome Bachelor ne Matematike, UAXh.

Znj. Jonida Çollaku
Znj. Jonida Çollaku ushtron detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme
Rregullatore për Arsimin dhe Sportin në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, nga muaji nëntor 2023
e në vijim.

Znj. Çollaku ka nisur karrierën profesionale si juriste, në vitin 2012, në studio përmbarimore, më
pas në kompani private, dhe në vijim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Gjithashtu znj. Çollaku ka punuar për një periudhe 5 – vjeçare pranë Apelimeve në Drejtorinë
Juridike në Zyrën Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe pranë Drejtorisë së
Përgjithshme të Agjencisë Shtetërorë të Kadastrës, Tiranë. Nga viti 2021 deri në muajin nëntor
2023, znj. Çollaku ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tiranë te Fondit të
Sigurimit të Detyrueshëm Kujdesit Shëndetësor.

Znj. Çollaku ka kryer studimet e integruara te nivelit të dytë, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti
i Tiranës, si dhe “Master profesional” në profil “Agrobiznes” në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Që prej vitit 2014, znj. Çollaku ka fituar titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Znj. Matilda Shabani
Znj. Matilda Shabani aktualisht mban pozicionin si Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e
Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, detyrë
të cilën e ushtron nga muaji shtator 2024 dhe në vijim.

Gjatë periudhës tetor 2019 – shtator 2024 ka patur pozicione të ndryshme pranë Ministrisë së
Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Pranë kësaj ministrie ka ushtruar funksionet si: muaji tetor 2019 – dhjetor 2020, mbajtur pozicionin
si përgjegjëse në sektorin e buxhetit pranë Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar.

Dhjetor 2020 – Prill 2022, mbajtur pozicionin si Drejtor i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit
të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Prill 2022 – Shtator 2024, mbajtur pozicionin Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme
Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.
Znj. Shabani gjithashtu ka një përvojë 11 vjeçare pune në fushën e financës në subjekt privat, ku
3 vite në pozicionin si Përgjegjës Finance dhe 8 vite në pozicionin si Drejtor i Departamentit të
Administrimit Financiar.

Znj.Shabani në vitin 2006 ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin
“Luigj Gurakuqi” Shkodër.
Në vitin 2007 ka kryer kursin pas-universitar një vjeçar të “Kualifikimit të Specialistëve të Lartë
te Financë-Bank”, pranë Fakultetit Ekonomik Tiranë.
Në vitin 2011 ka kryer kualifikimin për “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik” pranë Auditit,
Ministria e Financës.
Në vitin 2018 ka kryer Master Profesional në: “Menaxhimi i Sigurimeve” pranë Kolegjit
Universitar Luarasi.

Drejtorët e drejtorive
Z. Shkëlqim Allkaj

Z. Allkaj kryen aktualisht detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Zhvillimit të Politikave dhe
Programeve të Arsimit Parauniversitar, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, detyrë të cilën e
ushtron nga muaji janar i vitit 2023.

Pranë kësaj ministrie ka ushtruar funksionet: Përgjegjës i Sektorit të Kurrikulës dhe Cilësisë nga
shtatori i vitit 2021 deri në janar 2023; Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore nga qershori
2018 deri ne deri në vitin 2021.

Në periudhën 2013-2018 ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Qarkut
Fier. Për më shumë se 10 vite ka kryer detyrën e drejtorit të shkollës në arsimin publik dhe privat.
Është angazhuar si pedagog i jashtëm dhe trajnerë në Shkollën e Drejtorëve.

Z. Allkaj ka përfunduar studimetnë Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës
për gjuhë shqipe dhe letërsi. Po pranë këtij fakulteti ka kryer studime pasuniversitare në letërsi
bashkëkohore, si dhe master në gjuhësi drejtimi redaktori.

Z. Allkaj është diplomuar gjithashtu edhe në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në
bachelor dhe master shkencor në të drejtë civile. Ka përfunduar edhe shkollën e Avokatisë.

Znj. Etjola Kola

Znj. Etjola Kola aktualisht ushtron detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Cilësor dhe
Gjithëpërfshirës, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e
Arsimit dhe Sportit.

Ka një eksperiencë pune 18 vjeçare në institucionet e qeverisjes qendrore. Më herët, për 6 vite ka
punuar si gazetare dhe redaktore përgjegjëse në disa media në vend.

Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Histori-Fillogjisë, dega Gazetari dhe
Komunikim në vitin 2001.

Ka kryer studimet pasuniversitare Master në Universitetin e Ligjeve KU Leuven, në Belgjikë në
fushën e mbrojtjes sociale dhe gjithëpërfshirjes.

Z. Erlis Hoxha
Z. Erlis Hoxha mban detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Politikave për Zhvillimin e Kërkimit
Shkencor në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, qw prej muajit tetor 2024.

Që prej vitit 2011 e në vijim është i angazhuar si pedagog në disa universitete të vendit, publike
dhe private, në lëndët: Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Integrim Evropian,
Organizata Ndërkombëtare, etj. Ai është autor i botimit “Fuqite jo-perëndimore dhe Shqipëria”.

Nga viti 2016 e deri në vitin 2022 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Arkivit Qendror dhe Protokollit,
në Bashkinë e Tiranës. Po ashtu në vitin 2023 ka shërbyer në Kabinetin e Ministrit të Drejtësisë si
Këshilltar për Integrimin Evropian.

Z. Erlis Hoxha, ka përfunduar studimet e larta në fakultetin Histori – Filologji, më pas kryen
studimet pasuniversitare në profilin “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, në të njëjtin fakultet.

Në vitin 2020 ka marrë gradën, “Doktor i shkencave” në profilin “Shkenca Politike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare”, pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Z. Endri Bushati

Z. Endri Bushati, aktualisht ushtron funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Politikave dhe
Programmeve të Sportit për të Gjithë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit detyrë të cilën e ushtron
nga muaji korrik i vitit 2022 dhe ne vijim.

Ndër vite ka krijuar një karrierë profesionale të pasur në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit me
më shumë se 14 vite përvojë pune në organizata dhe kompani të ndryshme kombëtare dhe
ndërkombëtare. Përgjatë periudhës 2009-2012 ka punuar në Bashkinë e Tiranës me fokus kryesor
fushën e menaxhimit/koordinimit të projekteve.

Prej vitit 2012 e deri më tetor 2023, ka mbajtur detyrën e Konsulentit/Ekspertit të Menaxhimit
Financiar dhe Zhvillimit Ekonomik në organizata dhe kompani të ndryshme kombëtare dhe
ndërkombëtare lidhur.

Nga tetori i vitit 2019 e deri me shkrurt të vitit 2021 ka mbajtur detyrën e Anëtarit të Bordit në
Universitetin e Sporteve të Tiranës si përfaqësues i studenteve.

Përgjatë periudhës 2017 e deri më tetor 2023 ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të nje
organizate sportive, e cila ka si objektiv fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale
nëpërmjet organizimit të aktiviteteve sportive. Përfshirja në këtë detyrë ka qenë vullnetare pasi
beson se “sporti thyen barrierat brenda dhe jashtë fushës së lojës”.

Z. Bushati është diplomuar për Ekonomi në vitin 2007 në Universitetin e Indianapolis të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës në kampusin e Athinës. Më pas ka përfunduar studimet për Master
Shkencor në Universitetin e “King’s College London” të Mbretërisë së Bashkuar për Politika dhe
Menaxhim të Shërbimeve Publike.

Z. Kejdi Tomorri

Z Kejdi Tomorri, është një profesionist i njohur në sport dhe aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit
të Drejtorisë së Zhvillimit të Sportit Elitar. Një nga arritjet e tij kryesore ishte organizimi i Finales
së UEFA Conference League në Tiranë në 2022, e cila solli njohje ndërkombëtare për Shqipërinë
dhe kontribuoi në zhvillimin e infrastrukturës dhe turizmit. Ai ishte përgjegjës për koordinimin e
aktiviteteve dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucione të ndryshme, përfshirë pushtetin
qendror, atë lokal dhe UEFA-n.

Për më shumë se katër vjet, ka shërbyer si delegat i UEFA-s, duke menaxhuar ndeshje
ndërkombëtare dhe mbështetur zhvillimin e standardeve organizative të larta. Ai ka një përvojë të
gjerë në menaxhimin e ngjarjeve sportive dhe administratën, duke kontribuar ndjeshëm në
zhvillimin e sporteve në Shqipëri.

Gjatë karrierës në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) nga 2008 deri në 2023, ka mbajtur
pozita të rëndësishme. Filloi si drejtues i Marketingut dhe Investimeve, duke menaxhuar sektorin
e marketingut dhe kontratat e sponsorizimeve. Si Përgjegjës i Projekteve, mbikëqyri rindërtimin e
stadiumeve Elbasan Arena dhe Loro Borici. Në rolin e Menaxherit të Licencimit, u angazhua për
licencimin e klubeve për kampionatet kombëtare dhe europiane. Si Drejtor i Marrëdhënieve
Institucionale, kontribuoi në ndërtimin e stadiumit “Air Albania” dhe si administrator i stadiumit.

Zotëron diplomën “Master në Shkenca Politike dhe Administrative” me profil “Administratë
Publike” nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (2016-2018) dhe diplomë në Mësuesi të Gjuhës
Gjermane nga Universiteti i Tiranës (1998-2004). Gjithashtu, ka shumë certifikime dhe ka marrë
pjesë në trajnime dhe seminare të organizuara nga FIFA dhe UEFA, duke forcuar kështu njohuritë
dhe aftësitë e tij në menaxhimin e sportit.

Znj. Voltisa Koçi

Znj. Voltisa Koçi mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Programimit, Standardizimit dhe
Harmonizimit te Kuadrit Rregullator në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, detyrë të cilën e ushtron
nga muaji maj i vitit 2022 dhe në vijim.

Znj. Koçi ka përvojë pune pranë kësaj ministrie që prej muajit maj 2008, në Drejtorinë Juridike,
në Drejtorinë e Politikave të Arsimit të Lartë dhe në Drejtorinë e Programimit, Standardizimit dhe
Harmonizimit te Kuadrit Rregullator.

Znj. Koçi ka një eksperiencë të gjatë pune prej më shumë se 19 vjet, në institucionet e drejtësisë
dhe në insitucionet qendrore të administratës publike.
Znj. Koçi, ka përfunduar studimet e larta në fushën e drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin
2005.
Znj. Koçi ka fituar titullin “Avokat” prej vitit 2006 dhe ka ushtruar përfaqësimin ligjor të
institucionit në të gjitha shkallët e gjykimit.

Z. Bledar Biçoku

Z. Biçoku mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Lejeve, Licencave dhe Monitorimit të
Shërbimeve, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, detyrë të cilën e ushtron nga muaji shkurt i vitit
2023 dhe në vijim.

Pranë kësaj ministrie ka ushtruar funksionet si: Përgjegjës i Sektorit të Lejeve dhe Licencave, në
Drejtorinë e Derregullimit, Leve, Licencave dhe Monitorimit, prej vitit 2019 deri në janar 2023,
periudhë gjatë së cilës është kryer digjitalizimi i të gjithë shërbimeve që ofron kjo drejtori. Ka
ushtruar detyrën e specialistit pranë këtij sektori, për periudhën 2018 deri në tetor 2019, ndërsa për
periudhën 2016 deri në muajin prill 2018, ka ushtruar detyrën e specialistit në Drejtorinë e
Burimeve Njerëzore.

Z. Biçoku ka një eksperiencë të gjatë pune prej më shumë se 17 vitesh në institucionet qendrore të
administratës publike.

Z. Biçoku ka përfunduar studimet në fushën e drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2003,
si dhe studimet e ciklit të dytë në fushën e psikologjisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,
Elbasan, në vitin 2014. Ka fituar titullin “Avokat” prej vitit 2005 dhe ka ushtruar përfaqësimin
ligjor në proceset gjyqësore.

Znj. Alma Mile

Znj. Alma Mile mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Integrimit, Koordinimit,
Marrëveshjeve dhe Asistencës në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, prej muajit gusht 2024.
Gjatë periudhës shkurt – gusht 2024 ka shërbyer si këshilltar i Ministrit të Arsimit dhe Sportit. Më
herët, prej muajit maj 2019 – shkurt 2024, ka shërbyer si këshilltar pranë kabinetit të Ministrit të
Kulturës.

Znj. Mile është eksperte në fushën e komunikimit dhe medies, me një eksperiencë 20-vjeçare si
gazetare e fokusuar në çështje të kulturës dhe arsimit në disa prej medieve kryesore në vend, si
gazeta “Panorama”, “Shekulli”, “Korrieri” etj. Aktivitet për të cilin është vlerësuar edhe me
çmime kombëtare.

Znj. Mile është diplomuar për letërsi në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës
dhe ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” pranë Departamentit të Letërsisë së këtij fakulteti.

Znj. Ornela Koleka

Znj. Ornela Koleka mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Statistikave, Prioriteteve dhe
Projekteve, prej fillimit të vitit 2023 dhe në vijim.

Pranë kësaj ministrie ka ushtruar funksionin e drejtorit të: drejtorisë së Prioriteteve, Statistikave
dhe Inovacionit, prej muajit mars 2021 deri në fillim të vitit 2023; të drejtorisë Prokurimeve dhe
Koncensioneve, prej muajit maj 2018 deri në muajin mars 2021, duke iu përgjigjur korrektësisht
sfidave të paraqitura; drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikave, prej muajit
shtator 2013 deri në fillim të vitit 2018, ku ka dhënë kontributin e saj në drejtim të integrimit te
teknologjisë në arsim.

Znj. Koleka ka një eksperiencë të gjatë drejtuese prej më shumë se 20 vjet, në institucionet publike
e private.

Ka përfunduar studimet e larta në fushën e inxhinierisë dhe ekonomisë.

Znj. Mirela Bimo

Znj. Mirela Bimo, aktualisht mban pozicionin Drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit
Financiar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, funksion të cilën e ushtron nga muaji korrik i vitit
2010 dhe në vijim. Znj. Bimo ka një eksperiencë të gjatë pune prej 32 vite në institucionet e
qeverisjes qëndrore:

– 2010 – e në vijim, Ministria e Arsimit dhe Sportit;
– 2000-2010 – Ministria e Financave dhe Ekonomisë;
– 1998-2000 – Këshilli i Ministrave;
– 1992-1998 – Banka e Kursimeve, dega Vlorë.

Znj. Bimo, ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, ne degën Financë. Ajo
zotëron një diplomë dy-vjecare lëshuar nga “The Chartered Institute of Public Finance and
Accountancy (CIPFA) në Angli për “Financa Publike dhe Audit” si dhe ka përfunduar studimet
e ciklit të tretë duke fituar gradën shkencore “Doktor”, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Përgjatë karrierës së gjatë profesionale, ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh në fushën
e financave publike, ka qënë pjesë e trupës akademike si pedagoge e jashtme në institucione të
arsimit të lartë në vend si dhe është autore/bashkëautore në botime të fushës akademike dhe atyre
profesionale si:
– Social and Economic Conditions of Student Life in Europe Eurostudent VI 2016-2018 |
Synopsis Indicators. https://ëëë.ëbv.de/openaccess/themenbereiche/hochschule-undëissenschaft/shop/detail/name/_/0/1/6001920cë/facet/6001920cë///////nb/0/category/1148.
html
– Student affairs and services in higher education: Global foundations, issues, and best
practices (3rd ed). International Association of Student Affairs and Services (IASAS) in
cooperation ëith the Deutsches Studentenëerk (DSË): Berlin. Ludeman, R. B., et.al
(Eds.)(2020). https://ëëë.studentenëerke.de/de/content/student-affairs-and-serviceshigher

Znj. Albana Çelaj

Znj. Albana Çelaj aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në
Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, detyrë të cilën e ushtron nga muaji janar i vitit 2022 dhe në vijim.

Pranë kësaj ministrie ka ushtruar funksione të ndryshme: prej muajit maj të vitit 2017 deri në janar
2022, ka punuar në zyrën e ZIMEK-ut; ka qenë përgjegjëse në sektorin e Hartimit dhe Fizibilitetit
të Projekteve në Arsimin Parauniversitar, në Drejtorinë e Përgjithshme e Zhvillimit për Arsimin
dhe Sportin. Znj. Çelaj gjithashtu ka një përvojë 3-vjeçare pune si Inspektore në Inspektoratin
Shtetëror të Arsimit.

Znj. Çelaj ka një eksperiencë të gjatë pune prej 22 vjet, si mësuese me kualifikimin “Mësues
mjeshtër” në institucionet arsimore parauniversitare.

Znj. Çelaj, ka përfunduar studimet e larta në fushën e mësuesisë në Universitetin “Eqrem Çabej”,
në Gjirokastër si dhe Master në Kimi, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Znj. Eglantina Killo

Znj. Eglantina Killo, aktualisht Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Përgjithshme në Ministrinë e
Arsimit dhe Sportit detyrë të cilën e ushtron nga muaji mars i vitit 2024 dhe në vijim.

Pranë kësaj ministrie ka ushtruar funksionin e drejtorit të: Drejtorisë e Integrimit, Koordinimit,
Marrëveshjeve dhe Asistencës në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, prej muajit shkurt të vitit 2023
deri në muajin mars 2024: Drejtorisë e Shërbimeve të Përgjithshme, prej muajit mars të vitit të
vitit 2022 deri në muajin shkurt të vitit 2023; Drejtorisë së Derregullimit, Lejeve, Licencave dhe,
prej muajit shkurt të vitit 2021 deri në muajin mars të vitit 2022,

Znj. Killo ka një eksperiencë të gjatë pune prej më shumë se 10 vjet, në Drejtorinë e Përgjithshme
të Thesarit në Ministrinë e Financave, nga muaj gusht i vitit 2010 deri në muajin shkurt të vitit
2021. Prej vitit 1998 deri në vitin 2008, ka punuar në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të
Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Znj. Killo është e angazhuar në veprimtari mësimëdhënie, si personel akademik i ftuar pranë
Universitetit të Tiranës që nga viti 2013 e në vazhdim.

Znj. Killo, ka përfunduar studimet e larta në fushën e ekonomisë në Universitetin e Tiranës, në
vitin 1997; studimet në programin e ciklit të tretë të studimeve “Master ekzekutiv”, diplomë e
dyfishtë nga Universiteti i Modenës dhe Reggio Emilia, Itali, dhe Universiteti i Tiranës, në vitin
2009. Aktualisht po ndjek studimet e ciklit të tretë për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, pranë
Fakultetit te Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Znj. Silvana Gushali

Zj. Silvana Gushali, aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Auditimit, në Ministrinë
e Arsimit dhe Sportit, detyrë të cilën e ushtron nga muaji qershor 2024 dhe në vijim.

Ajo ka një eksperiencë 24 vjeçare në fushën e auditimit të brendshëm në sektorin publik, në
institucionet qendrore të administratës publike, konkretisht në sistemin e shëndetësisë, arsimit të
lartë dhe kulturës.

Zj. Gushali është audituese e brendshme në sektorin publik, e certifikuar nga Ministria e
Financave. Ka përfunduar me sukses katër modulet e trajnimit ndërkombëtar për audituesit e
brendshëm në sektorin publik, trajnim i mundësuar nga Qendra e Ekselencës në Financë, Ljubjanë;
Instituti i Miratuar i Financave Publike dhe Kontabilitetit, Londër dhe Ministria e Financave,
Shqipëri.

Përgjatë karrierës profesionale ka qenë anëtare e grupit të punës për hartimin e Manualit të
Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik (2010, 2024); anëtare e Komisionit të Kualifikimit të
Audituesve të Brendshëm në Sektorin Publik (2014-2018) si dhe trajnere në trajnimin e vijueshëm
profesional për audituesit e brendshëm në sektorin publik (2015-2019).

Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në degën “Administrim Biznesi”, në Fakultetin e
Ekonomisë, në të cilin ka fituar gjithashtu titullin “Master i Shkencave” në “Studime Ekonomike
Europiane”.