Ministry of Education

Znj. Jona Suli ushtron prej vitit 2026 detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Arsimit, ku drejton koordinimin administrativ dhe institucional të ministrisë, mbështet zbatimin e politikave publike dhe garanton funksionimin efektiv të administratës në përmbushje të objektivave strategjikë të institucionit.

Znj. Suli ka një përvojë të konsoliduar në administratën publike dhe në drejtimin e institucioneve shtetërore.
Para emërimit në këtë detyrë, ajo ka shërbyer si Këshilltare e Ministrit të Arsimit për Çështjet Ligjore. Gjithashtu, znj. Suli ka ushtruar detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC), ku është angazhuar në koordinimin dhe menaxhimin e ndihmës së huaj për zhvillim, si dhe në bashkërendimin e programeve strategjike kombëtare.
Gjatë karrierës së saj ka ushtruar gjithashtu detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Drejtores së Përgjithshme të Agjencisë për Hartimin e Programeve të Veçanta të Shtetësisë, si edhe Administratores së shoqërive shtetërore “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë sh.a”. dhe “Albtrace Co. sh.a.”
Më herët, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ka ushtruar funksionet e Drejtores së Jetësimit të Prioriteteve dhe Statistikave, si dhe të Drejtores së Programeve të Zhvillimit të Turizmit.

Jona Suli është juriste me ekspertizë në fushat e administratës publike, programimit strategjik, koordinimit institucional, legjislacionit dhe integrimit evropian.
Ajo zotëron diplomën Master of Laws (LL.M.) në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Evropiane nga Vrije University Brussels, si dhe Master Shkencor në të Drejtën Publike dhe diplomën Bachelor në Drejtësi nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.