Oltjon MUZAKA

Sekretar i Përgjithshëm

Oltjon MUZAKA

Oltjon Muzaka ka lindur në Tiranë, më 20.12.1987. Ka kryer studimet e larta në të drejtën private, në Universitetin “Paris I Panthéon-Sorbonne”, Francë.

Është titullar i dy titujve Master në po të njëjtin universitet: “E drejta ndërkombëtare e biznesit” dhe  “E drejtë krahasuese”.

Ka një përvojë të pasur në fushën e arbitrazhit ndërkombëtar dhe investimeve të huaja, përvoja të përftuara si bashkëpunëtor në zyrën e avokatisë “Derains & Gharavi” në Paris.

Z. Muzaka ka marrë titullin e avokatit nga Dhoma e Avokatisë së Tiranës, në vitin 2013.

Prej vitit 2013 është i angazhuar në mësimdhënie në disa universitete në vend në lëndët: “E drejta tregtare”, “E drejta ndërkombëtare e biznesit”, “E drejta evropiane private”, etj.

Ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh mbi menaxhimin financiar, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin e tregtisë rajonale dhe thithjen e investimeve të huaja, lidershipin etj.

Përgjatë viteve 2015-2017, ka qenë pjesë e grupeve të punës të Sekretariatit Teknik, të ngritur pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi.

Z. Muzaka ka punuar si jurist pranë Kryeministrisë, në Departamentin e Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit. (2014- 2016)

Në vitet 2016 – 2017, ka mbajtuar postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Departamentit të Administrimit dhe Shërbimeve në Kryeministri.

Para se të merrte postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, z. Muzaka ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës.

Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze e frënge si dhe mjaftueshëm mirë atë italiane.