Ministry of Education

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi sot vendimin e ri të qeverisë që llogarit financimin e kërkimit shkencor dhe u jep mundësinë institucioneve që merren me kërkim shkencor ta zhvillojnë në mënyrë të qëndrueshme duke u garantuar akses, instrumenta dhe përfshirje.

“Vendimi i dytë ka të bëjë me arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Ai miraton mënyrën se si llogaritet financimi i kërkimit shkencor nga institucionet të cilat kryejnë kërkim shkencor në Republikën e Shqipërisë. Është një angazhim jo vetëm ligjor në zbatim të detyrimeve që na bën ligji për shkencën i vitit 2024 duke mbyllur një listë aktesh nënligjore, por është edhe një angazhim që ka të bëjë me kapitullin 25 që është kapitulli për kërkimin shkencor në angazhimet me Bashkimin Europian. Kapitujt 25 dhe 26 janë dy kapitujt e Ministrisë së Arsimit dhe të parët në radhë që do të mbyllen në procesin e negociatave duke uruar që do të jenë një ogur i mirë edhe në mbylljen e kapitujve të tjerë. Me vendimin e sotëm i japim mundësi institucioneve jo vetëm të arsimit të lartë, por edhe institucioneve të tjera që merren me kërkim shkencor ta zhvillojnë atë dhe në agjenci publike e institucione të tjera, duke u pajisur me instrumente se si mund të financohen në bazë të performancës apo projekteve ndërkombëtare në mënyrë të qartë, për t’u garantuar qëndrueshmëri në këtë proces”, tha minisitrja e Arsimit.Ministrja Kumbaro e përfundoi fjalën e saj duke nënvizuar angazhimin e Shqipërisë, që deri në vitin 20230 të arrijë në 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në kërkimin shkencor, në të gjitha buxhetet e linjës së ministrive të qeverisë shqiptare.