Ministry of Education

Në zbatim ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të vendimit nr. 782, datë 26.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Administrimit, përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për arsimin, në institucionet publike të arsimit të lartë”, të urdhrit nr. 104, datë 16.04.2026, të ministrit të Arsimit “Për njoftimin e fillimit të procedurës së përzgjedhjes së anëtarit të Bordit të Administrimit, përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për arsimin, në institucionet e arsimit të lartë, mënyrën e vlerësimit të kandidatëve dhe afatin e dorëzimit të dokumentacionit”, Ministria e Arsimit shpall kandidatin e përzgjedhur:

Z. Elird Qendro për anëtar, përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për arsimin, në Bordin e Administrimit, në Universitetin Politeknik të Tiranës