Ministry of Education
THIRRJE PËR APLIKIM PËR DREJTUES TË SHËRBIMEVE NË STRUKTURAT SHËNDETËSORE UNIVERSITARE NË QENDRËN SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”

 

Në zbatim të nenit 28, të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë”, të pikës 5 të VKM Nr. 424, datë 10.5.2017 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës së përzgjedhjes të emërimit të drejtuesve të shërbimit në strukturat shëndetësore universitare”, i ndryshuar, Udhëzimit të Përbashkët Nr. 196, datë 11.4.2023 “Për miratimin e kritereve të vlerësimit të kandidatëve për drejtues të shërbimit në strukturat shëndetësore universitare”, Urdhërit e Përbashkët Nr.439, datë 03.11.2025 “Për Ngritjen e Komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesëve të Shërbimit të Strukturave Shëndetësore Universitare”, shpallet thirrja për aplikim për drejtues të shërbimeve universitare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Dorëzimi i dokumenteve bëhet nga data 10.02.2026  deri më 25.02.2026

pranë zyrës së burimeve njerëzore të Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë

 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret si vijon:

  1. a) Të jetë mjek specialist i diplomuar në fushën e shërbimit për të cilin kandidon;
  2. b) Në rastet kur kandidati ka vetëm shtetësi të huaj, ai duhet të zotërojë certifikatën e mbrojtjes së gjuhës shqipe, me përjashtim të rasteve kur kandidati ka kryer një cikël të plotë studimesh në gjuhën shqipe;
  3. c) Të jetë i regjistruar në urdhrin profesional përkatës;

ç) Të zotërojë titullin “Profesor”, “Profesor i asociuar” ose të ketë Doktoratë/PhD të mbrojtur në një nga universitetet e Shqipërisë, të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Turqisë, Australisë ose Japonisë”;

  1. d) Të jetë mjek pedagog me kohë të plotë, me kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar në IAL-në përkatëse dhe të ketë të njëjtin specialitet në shërbimin shëndetësor universitar, për të cilin kandidon, ose të jetë/të ketë qenë mjek pedagog me kohë të plotë i strukturave universitare homologe të Bashkimit Evropian ose vendeve anëtare të OECD;
  2. dh) Të mos ketë qenë asnjëherë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
  3. e) Të mos ketë asnjë dënim të dhënë nga Urdhri i Mjekut. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

ë) Të ketë përvojë akademike si pedagog me kohë të plotë, jo më të vogël se 5 (pesë) vjet. Në rastet kur asnjë nga pjesëtarët e stafit mjekësor nuk plotëson kriterin e sipërpërmendur, mund të pranohen edhe kandidatë me përvojë akademike, jo më të shkurtër se 8 (tetë) vjet pa ndërprerje si pedagog me kohë të pjesshme në fushën ku ai konkurron. Konsiderohet përvojë akademike aktiviteti didaktik i kryer në institucione publike të arsimit të lartë apo në institucione jopublike të arsimit të lartë, të akredituara dhe në programe studimi të akredituara brenda vendit, në periudhën e përvojës së kryer. I njëjti kriter vlen dhe për institucionet dhe programet e akredituara/e njohura në një nga vendet e Bashkimit Evropian ose vendet anëtare të OECD;

  1. f) Të ketë përvojë klinike/diagnostike jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në specialitetin përkatës.

 

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së burimeve njerëzore të Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesa me shkrim e shoqëruar me fotokopjen e dokumentit të identifikimit.
  2. Jetëshkrimi (CV)
  3. Diplomë e Mjekësisë së Përgjithshme.
  4. Diplomë e specialitetit të shërbimit. (Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura dhe të njësuara njësuara në Republikën e Shqipërisë, sipas legjislacionit në fuqi).
  5. Titullin që zotëron “Profesor”, “Profesor i Asociuar” ose Doktoratë/ PhD. (Titujt, të cilët janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohur dhe të njësuar në Republikën e Shqipërisë, sipas legjislacionit në fuqi).
  6. Kandidatët që kanë vetëm shtetësi të huaj, duhet të paraqesin çertifikatë/diplomë të njohjes së gjuhës shqipe.
  7. Licenca e Ushtrimit të profesionit.
  8. Vërtetim anëtarësimi nga Urdhëri i Mjekut.
  9. Vërtetim që nuk ka asnjë dënim të dhënë nga urdhri përkatës ose masa administrative/disiplinore në fuqi.
  10. Vërtetim nga institucionet, ku vërteton vitet e punës si pedagog (të përcaktohet me kohë të plotë/të pjesëshme, data e fillimit dhe përfundimit të punës ose në vazhdim, departamenti dhe specialiteti mjekësor ku aplikanti ka punuar/punon).

(Kujdes, vertetim apo kontratë pune nga strukturat homologe të huaja, të jenë të përkthyera dhe të noterizuara)

  1. Formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”

https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/03-_Formular_i_vetdeklarimi.pdf

  1. Vertetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13259

  1. Vërtetim nga institucioni/institucionet shëndetësore që kandidati ka përvojë klinike/diagnostike jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në specialitetin përkatës.
  2. Çdo dokumentacion që provon aftësitë profesionale dhe organizative (vitet e punës në pozicione drejtuese etj.)
  3. Kandidatët duhet të paraqesin platformën strategjike katërvjeçare që integron zhvillimin e shërbimit mjekësor, avancimin e mësimdhënies dhe fuqizimin e kërkimit shkencor, me vizion të qartë dhe objektiva specifikë, të matshëm dhe rezultate konkrete të pritshme. Propozimi duhet të detajojë gjithashtu strategjinë për zhvillimin e burimeve njerëzore, modelin për administrimin efikas të shërbimit si dhe përdorimin e teknologjive inovatore.

Dokumentacioni duhet të jetë kopje e noterizuar dhe në gjuhë shqipe. Në rast paraqitje dokumentacioni në gjuhë të huaj, ky i fundit duhet të dorëzohet i përkthyer dhe noterizuar.

 

Në përfundim të vlerësimit të dosjeve, lista e të kualifikuarve do të shpallet në faqen zyrtare të MSHMS-së, MA-së, UMT-së dhe QSUNT-së.

 

Lista e Shërbimeve të Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të cilat hapet konkurimi:

  1. Shërbimi i Anestezi Reanimacionit
  2. Shërbimi i Toksikologjisë Klinike
  3. Shërbimi i Neurologjisë
  4. Shërbimi Onkohematologjisë Pediatrike
  5. Shërbimi i Nefrologjisë dhe Dializës Pediatrike
  6. Shërbimi i Onkologjisë
  7. Shërbimi i Reumatologjisë
  8. Shërbimi i Alergologjisë
  9. Shërbimi i Dermatologjisë