Ministry of Education and Sports

Praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit e kryejnë të gjithë ata kandidatë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 57, të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Profili ku kandidati do të kryejë praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit lidhet me programin e studimit të ciklit të parë dhe/ose të ciklit të dytë që ka përfunduar kandidati.

Aplikimi për zhvillimin e praktikës profesionale për ushtrimin e profesionit të rregulluar të mësuesisë kryhet nëpërmjet platformës e-albania.

Kandidatët kanë të drejtë të zhvillojnë praktikën profesionale në një nga tri periudhat mësimore.