Ministry of Education and Sports

Horizont Evropa – Programi kuadër i Bashkimit Evropian për kërkimin dhe inovacionin

Horizont Evropa (HE) është një program me një fond prej €93,5 miliardë euro për kërkimin dhe inovacionin për periudhën nga 2021-2027.  Qëllimet e tij janë:

  • Fuqizimi i sistemit shkencor dhe teknologjik të BE-së dhe Zonës Evropiane të Kërkimit (ERA);
  • Zgjerimi i kapacitetit, konkurrueshmërisë dhe punësimit në fushën e inovacionit;
  • Përmbushja e prioriteteve të qytetarëve dhe mbështetja e sistemit të vlerave socio-ekonomike evropiane.

Ky program përkrah bashkëpunimin p forcimin e impaktit të kërkimit dhe inovacionit duke iu përgjigjur politikave të BE-së dhe sfidave globale. Prandaj, ai mbështet krijimin dhe përhapjen e njohurive dhe inovacionit, synon implementimin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe tranzicionin dixhital dhe qëndrueshmërinë. Programi adreson disa sfida globale duke përfshirë trajtimin e ndryshimeve klimatike, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe luftën kundër kancerit.

Pjesëmarrja është hapur për personat juridikë brenda BE-së si dhe nga vendet e tjera që kanë zgjedhur të jenë të asociuar me programin Horizont Evropa.

Portali i Komisionit Evropian i Financimit dhe Tenderave (Funding and Tenders Portal) mundëson kërkimin e thirrjeve për financim të kaluara, të tanishme dhe të ardhshme në Horizont Evropa dhe programet e tjera të financimit. Ky është burimi më i besueshëm i informacionit rreth çdo thirrjeje të posaçme.

Gjithashtu, Portali (nëpërmjet Horizon Dashboard) ofron statistika kyçe në lidhje me progresin aktual të vendeve pjesëmarrëse në Horizont Evropa, si p.sh. totali i financimit nga Bashkimi Evropian, numri i aplikimeve fituese si marrëveshje të nënshkruara, si dhe raporti i suksesit te aplikimeve.

Nga nisja e programit deri në fund të vitit 2024, Shqipëria ka përfituar një financim prej 6,52 milionë euro, për 37 projekte fituese (marrëveshje granti të nënshkruar), me një raport suksesi prej 11,48% (nga 8,16% që është mesatarja e përgjithshme).

Rroli i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) në programin Horizont Evropa

Në kuadër të programit Horizont Evropa, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), vepron si institucion koordinues kombëtar dhe, ndër të tjera:

  • Organizon ditë informuese mbi programet evropiane që financojnë dhe mbështesin kërkimin shkencor,
  • Përgatit bazën e të dhënave për të gjithë kërkuesit shkencor dhe të gjitha projektpropozimet që vijnë në agjenci lidhur me Horizont Evropën dhe programe të tjerë të kërkimit shkencor dhe inovacionit,
  • Krijon lidhje të reja bashkëpunimi shkencor dhe inovacioni me vendet e tjera,
  • Jep informacion dhe dhe këshillim mbi Horizont Evropën dhe programe të tjera ndërkombëtare të kërkimit shkencor dhe inovacionit,
  • koordinon rrjetin e Pikave Kombëtare të Kontaktit (PKK) të programit Horizont Evropa.

Gjithashtu, AKKSHI merr pjesë në Komitetin e Përbashkët BE-Shqipëri për kërkim shkencor dhe inovacion i cili ka si qëllim, ndër të tjera:

  • vlerësimin e zbatimit të Marrëveshjes BE-Shqipëri për programin kuadër Horizont Evropa,
  • diskutimin mbi ndryshime ose kufizime në qasjen e palëve në programet e tyre kërkimore dhe te inovacionit,
  • mënyrën e përmirësimit të bashkëpunimit,
  • diskutimin reth orientimeve dhe përparësive të përbashkëta në kërkim shkencor dhe inovacion.

Ky komitet përbëhet nga përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, mblidhet të pakën një herë në vit me kërkesë të palëve dhe në mënyrë të alternuar, si dhe mund të vendosë të krijojë një grup pune (si organ këshillimor) në nivel eksperti për të ndihmuar në zbatimin e Marrëveshjes.

Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje në Programin Horizont Evropa

 

Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë (RSH) dhe Bashkimit Evropian (KE) për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin Horizont Evropa të Bashkimit Evropian u miratua me ligjin nr. 47/2022, datë 28.4.2022 nga Kuvendi i RSH-së dhe me dekret të Presidentit të RSH-së nr. 13612, datë 10.5.2022.

Kjo marrëveshje zyrtarizon pjesëmarrjen e Shqipërisë si vend i asociuar në programin kuadër Horizont Evropa dhe përcakton të drejtat dhe detyrimet e Shqipërisë në këtë program.

Pikat Kombëtare të Kontaktit të Programit Horizont Evropa (PKK/NCP)

Një nga mekanizmat që bën të mundur një pjesëmarrje të sukseshme të institucioneve Shqiptare në Horizont Evropa, është rrjeti i Pikave Kombëtare të Kontaktit (PKK). Rrjeti i PKK-ve është struktura kryesore e vendosur në vendet anëtare të BE dhe vendet e asociuara që mundëson udhëzimin, ofrimin e informacionit praktik dhe ndihmën në të gjitha aspektet në pjesëmarrjen në programin Horizont Evropa.  Rrjeti drejtohet nga  kordinatorët kombëtarë. Ky rrjet krijohet mbi bazë e kritereve dhe përzgjedhjes nga Ministria përgjegjëse për kërkimin shkencor në vend. Rrjeti i PKK për programin HE i dërgohet autoriteteve përgjegjëse të Komisiont Evropian që i zyrtarizojnë ato duke i publikuar në Portalin e Financimit dhe Tenderave.

Sipas parimeve drejtuese të PKK-ve (dokumenti në linkun e mëposhtëm), ky rrjet kryen detyrat bazë si më poshtë:

  • Udhëzon në përzgjedhjen e thirrjeve, tematikave dhe aksioneve përkatës,
  • Këshillon mbi procedurat administrative dhe kontraktuale,
  • Trajnon dhe ndihmë mbi shkrimin e projekt-propozimeve,
  • Shpërndan dokumentacioni (formularë, udhëzues, etc.)
  • Asiston në kërkimin e partnerëve në projekt.