Ministry of Education
Po kërkoni ide të reja për të zhvilluar edukimin qytetar në klasë ose në projektet tuaja eTwinning?
Libri “Mbështetja e edukimit qytetar përmes eTwinning/Supporting citizenship education through eTwinning” sjell:
  • mbi 20 shembuj projektesh eTwinning;
  • aktivitete praktike të gatshme për përdorim në klasë;
  • përvoja dhe histori frymëzuese nga mësues të vendeve të ndryshme evropiane.
I disponueshëm në disa gjuhë, edhe në gjuhën shqipe, ky udhëzues ndihmon mësuesit të promovojnë qytetarinë aktive, të menduarit kritik, bashkëpunimin dhe vlerat evropiane përmes mësimdhënies dhe projekteve ndërkombëtare.
Shkarkoni librin dhe frymëzohuni për projektin tuaj të ardhshëm:
#eTwinning #EUSchoolEducation #CitizenshipEducation #SkillsForLife #Teachers #SchoolEducation

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hapet thirrja për aplikime për Etiketën Kombëtare të Cilësisë (eTwinning National Quality Label) – 2026

Njësia Kombëtare e Mbështetjes për eTwinning në Shqipëri (National Support Organisation – NSO Albania) njofton hapjen e aplikimeve për Etiketën Kombëtare të Cilësisë (eTwinning National Quality Label) – 2026.

Çfarë është Etiketa Kombëtare e Cilësisë?

Etiketa Kombëtare e Cilësisë (National Quality Label) është një vlerësim që u jepet mësuesve për cilësinë e punës dhe kontributin e tyre në një projekt eTwinning. Ajo dëshmon se puna e zhvilluar në projekt përmbush standardet evropiane të cilësisë dhe është realizuar në përputhje me kriteret e eTwinning.

Mbi cilat kritere bëhet vlerësimi?

Aplikimet vlerësohen bazuar në pesë kritere të përbashkëta evropiane:

Bashkëpunimi ndërmjet shkollave partnere (Collaboration between Partner Schools);

Përdorimi i teknologjisë (Use of Technology);

Qasjet pedagogjike (Pedagogical Approaches);

Integrimi në kurrikul (Curricular Integration);

Rezultatet dhe dokumentimi (Results and Documentation).

Kush mund të aplikojë?

Mund të aplikojnë mësuesit te cilet plotesojne keto kushte:

janë pjesë e një projekti evropian eTwinning, me partnere nga dy vende të ndryshme;

Projekti duhet te kete nje TwinSpace aktiv dhe te perditesuar, i cili sherben si burimi kryesor i eidencave gjate procesit te vleresimit;

kanë zbatuar projektin me pjesëmarrjen aktive të nxënësve;

projekti ka përfunduar ose ka arritur ne nje faze te mjaftueshme zbatimi per te mundesuar vleresimin

paraqesin jo më shumë se 4 aplikime për Etiketën Kombëtare të Cilësisë gjatë një viti shkollor, sipas rregullave ne fuqi.

Si mund të aplikoni?

Aplikimi kryhet në European School Education Platform (ESEP), duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

  1. Hyni në llogarinë tuaj në ESEP.
  2. Shkoni te seksioni Projects.
  3. Zgjidhni projektin për të cilin dëshironi të aplikoni.
  4. Klikoni Apply for a Quality Label.
  5. Plotësoni formularin e aplikimit dhe dorëzojeni atë.

Afati i fundit për aplikim: 31 gusht 2026.

Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga Njësia Kombëtare e Mbështetjes për eTwinning në Shqipëri (NSO Albania), në përputhje me Kuadrin e Vlerësimit për Etiketën Kombëtare të Cilësisë (National Quality Label Evaluation Framework). Projektet që marrin Etiketën Kombëtare të Cilësisë dhe plotësojnë kriteret përkatëse mund të nominohen nga Njësia Kombëtare e Mbështetjes për eTwinning në Shqipëri për Etiketën Evropiane të Cilësisë (European Quality Label).

📌 Në vëmendjen tuaj

Për projektet e regjistruara nga data 1 qershor 2026, për t’u kualifikuar për Etiketën Evropiane të Cilësisë (European Quality Label), zbatohen rregullat e mëposhtme:

  • Maksimumi 6 shkolla partnere (partner schools) për projekt;
  • Maksimumi 4 mësues (teachers) për secilën shkollë partnere.

Këto rregulla zbatohen vetëm për projektet e regjistruara nga 1 qershori 2026 e në vijim.

Për çdo pyetje ose nevojë për asistencë gjatë procesit të aplikimit, mund të kontaktoni Njësinë Kombëtare të Mbështetjes për eTwinning në Shqipëri (NSO Albania).

Ftojmë të gjithë mësuesit që kanë zhvilluar projekte eTwinning me rezultate cilësore të aplikojnë për Etiketën Kombëtare të Cilësisë dhe t’i japin punës së tyre vlerësimin e merituar!