Ministria e Arsimit
DËSHIRONI TË PREZANTONI PROJEKTIN TUAJ eTWINNING NË PANAIRIN E IDEVE 2026?
Në kuadër të Panairit të Ideve 2026, eTwinning Ideas Fair 2026, që do të zhvillohet më 4 shtator 2026 në Tiranë, ftojmë mësuesit eTwinning që kanë aplikuar për Etiketën Kombëtare të Cilësisë të shprehin interesin për prezantimin e projekteve të tyre.
Projektet e përzgjedhura do të prezantohen gjatë aktivitetit në një format të përmbledhur prej 5 minutash, duke ndarë me pjesëmarrësit:
–idenë dhe aktivitetet kryesore të projektit;
– mënyrën e bashkëpunimit dhe përfshirjen e nxënësve;
– rezultatet e arritura;
– një praktikë ose ide që mund të frymëzojë mësues të tjerë.
Keni realizuar një projekt eTwinning që dëshironi ta ndani me komunitetin?
Plotësoni formularin e shprehjes së interesit:
 Afati për shprehjen e interesit: 30 gusht 2026.
Mësuesit e përzgjedhur do të kontaktohen nga ekipi i eTwinning Albania.
EN: As part of the eTwinning Ideas Fair 2026, which will take place in Tirana on 4 September 2026, eTwinning teachers who have applied for the National Quality Label are invited to express their interest in presenting their projects.
Selected projects will be presented during the event in a concise five-minute format, offering participants an opportunity to share:
– the project idea and its principal activities;
– the approach to collaboration and pupil participation;
– the results achieved;
– a practice or idea capable of inspiring other teachers.
Have you implemented an eTwinning project that you would like to share with the wider community?
Complete the expression-of-interest form:
– Deadline for expressions of interest: 30 August 2026.
Selected teachers will be contacted by the eTwinning Albania team.

foto

PANAIRI I IDEVE 2026 | eTWINNING IDEAS FAIR 2026
Më 4 shtator 2026, në Tiranë, eTwinning Albania organizon në format hibrid“Panairin e Ideve 2026”, një aktivitet kushtuar shkëmbimit të përvojave, praktikave të mira dhe ideve të reja për projekte eTwinning.
Gjatë aktivitetit, mësuesit do të kenë mundësi të:
– njihen me platformën e përditësuar European School Education Platform (ESEP) dhe përdorimin e saj për eTwinning, përmes një demonstrimi praktik;
-zhvillojnë dhe shkëmbejnë ide për projekte të reja, duke krijuar mundësi për bashkëpunime të ardhshme;
-ndjekin prezantime të projekteve dhe praktikave të mira eTwinning, të sjella drejtpërdrejt nga mësuesit që i kanë realizuar;
-shkëmbejnë përvoja dhe krijojnë kontakte me mësues nga shkolla dhe zona të ndryshme.
Nëse jeni mësues dhe dëshironi të njiheni me zhvillimet më të fundit në eTwinning, të ndani përvojën tuaj dhe të gjeni ide ose partnerë për projekte të reja, ju ftojmë të bëheni pjesë e Panairit të Ideve 2026.
EN: On 4 September 2026, eTwinning Albania will organise the hybrid“eTwinning Ideas Fair 2026” in Tirana, an event dedicated to the exchange of experiences, good practices and new ideas for eTwinning projects.
During the event, teachers will have the opportunity to:
– explore the updated European School Education Platform (ESEP) and learn how to use it for eTwinning through a practical demonstration;
– develop and exchange ideas for new projects while creating opportunities for future collaboration;
– attend presentations of eTwinning projects and good practices delivered directly by the teachers who implemented them;
– exchange experiences and establish connections with teachers from different schools and regions.
If you are a teacher interested in discovering the latest developments in eTwinning, sharing your experience and finding new ideas or partners for future projects, we invite you to join the eTwinning Ideas Fair 2026.

foto

Po kërkoni ide të reja për të zhvilluar edukimin qytetar në klasë ose në projektet tuaja eTwinning?
Libri “Mbështetja e edukimit qytetar përmes eTwinning/Supporting citizenship education through eTwinning” sjell:
  • mbi 20 shembuj projektesh eTwinning;
  • aktivitete praktike të gatshme për përdorim në klasë;
  • përvoja dhe histori frymëzuese nga mësues të vendeve të ndryshme evropiane.
I disponueshëm në disa gjuhë, edhe në gjuhën shqipe, ky udhëzues ndihmon mësuesit të promovojnë qytetarinë aktive, të menduarit kritik, bashkëpunimin dhe vlerat evropiane përmes mësimdhënies dhe projekteve ndërkombëtare.
Shkarkoni librin dhe frymëzohuni për projektin tuaj të ardhshëm:
#eTwinning #EUSchoolEducation #CitizenshipEducation #SkillsForLife #Teachers #SchoolEducation

Hapet thirrja për aplikime për Etiketën Kombëtare të Cilësisë (eTwinning National Quality Label) – 2026

Njësia Kombëtare e Mbështetjes për eTwinning në Shqipëri (National Support Organisation – NSO Albania) njofton hapjen e aplikimeve për Etiketën Kombëtare të Cilësisë (eTwinning National Quality Label) – 2026.

Çfarë është Etiketa Kombëtare e Cilësisë?

Etiketa Kombëtare e Cilësisë (National Quality Label) është një vlerësim që u jepet mësuesve për cilësinë e punës dhe kontributin e tyre në një projekt eTwinning. Ajo dëshmon se puna e zhvilluar në projekt përmbush standardet evropiane të cilësisë dhe është realizuar në përputhje me kriteret e eTwinning.

Mbi cilat kritere bëhet vlerësimi?

Aplikimet vlerësohen bazuar në pesë kritere të përbashkëta evropiane:

Bashkëpunimi ndërmjet shkollave partnere (Collaboration between Partner Schools);

Përdorimi i teknologjisë (Use of Technology);

Qasjet pedagogjike (Pedagogical Approaches);

Integrimi në kurrikul (Curricular Integration);

Rezultatet dhe dokumentimi (Results and Documentation).

Kush mund të aplikojë?

Mund të aplikojnë mësuesit te cilet plotesojne keto kushte:

janë pjesë e një projekti evropian eTwinning, me partnere nga dy vende të ndryshme;

Projekti duhet te kete nje TwinSpace aktiv dhe te perditesuar, i cili sherben si burimi kryesor i eidencave gjate procesit te vleresimit;

kanë zbatuar projektin me pjesëmarrjen aktive të nxënësve;

projekti ka përfunduar ose ka arritur ne nje faze te mjaftueshme zbatimi per te mundesuar vleresimin

paraqesin jo më shumë se 4 aplikime për Etiketën Kombëtare të Cilësisë gjatë një viti shkollor, sipas rregullave ne fuqi.

Si mund të aplikoni?

Aplikimi kryhet në European School Education Platform (ESEP), duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

  1. Hyni në llogarinë tuaj në ESEP.
  2. Shkoni te seksioni Projects.
  3. Zgjidhni projektin për të cilin dëshironi të aplikoni.
  4. Klikoni Apply for a Quality Label.
  5. Plotësoni formularin e aplikimit dhe dorëzojeni atë.

Afati i fundit për aplikim: 31 gusht 2026.

Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga Njësia Kombëtare e Mbështetjes për eTwinning në Shqipëri (NSO Albania), në përputhje me Kuadrin e Vlerësimit për Etiketën Kombëtare të Cilësisë (National Quality Label Evaluation Framework). Projektet që marrin Etiketën Kombëtare të Cilësisë dhe plotësojnë kriteret përkatëse mund të nominohen nga Njësia Kombëtare e Mbështetjes për eTwinning në Shqipëri për Etiketën Evropiane të Cilësisë (European Quality Label).

📌 Në vëmendjen tuaj

Për projektet e regjistruara nga data 1 qershor 2026, për t’u kualifikuar për Etiketën Evropiane të Cilësisë (European Quality Label), zbatohen rregullat e mëposhtme:

  • Maksimumi 6 shkolla partnere (partner schools) për projekt;
  • Maksimumi 4 mësues (teachers) për secilën shkollë partnere.

Këto rregulla zbatohen vetëm për projektet e regjistruara nga 1 qershori 2026 e në vijim.

Për çdo pyetje ose nevojë për asistencë gjatë procesit të aplikimit, mund të kontaktoni Njësinë Kombëtare të Mbështetjes për eTwinning në Shqipëri (NSO Albania).

Ftojmë të gjithë mësuesit që kanë zhvilluar projekte eTwinning me rezultate cilësore të aplikojnë për Etiketën Kombëtare të Cilësisë dhe t’i japin punës së tyre vlerësimin e merituar!