Ministria e Arsimit dhe Sportit

Qëllimi i politikës C: Arsim i lartë gjithëpërfshirës që plotëson standardet

ndërkombëtare të cilësisë, integritetit akademik e transparencës, dhe është promotor i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Ky qëllim i politikës është zbërthyer në shtatë objektiva specifikë, prej të cilëve tre të parët trajtojnë problemet e identifikuara në kuadër të fushës “Cilësia në arsimin e lartë”, ndërsa katër të tjerët kanë të bëjnë me fushat tematike “Integriteti dhe transparenca”, “Studentët”, “Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë” dhe “Shërbimet digjitale” përkatësisht:

Objektivi specifik C.1: Rritja e cilësisë së arsimit të lartë nëpërmjet riorganizimit të programeve

të studimit, modernizimit të infrastrukturës akademike dhe aplikimit të standardeve të larta të

vlerësimit institucional dhe të programeve të studimit.

Objektivi specifik C.2: Nxitja e përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

Objektivi specifik C.3: Ndërlidhja më e mirë e arsimit të lartë me tregun e punës.

Objektivi specifik C.4: Sigurimi i integritetit akademik, transparencës dhe llogaridhënies në

sektorin e arsimit të lartë.

Objektivi specifik C.5: Përmirësimi i statusit socio-ekonomik të studentëve nëpërmjet ofrimit

të shërbimeve cilësore dhe formave të ndryshme të ndihmës financiare.

Objektivi specifik C.6: Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë në Shqipëri dhe integrimi në

Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA).

Objektivi specifik C.7: Avancimi i infrastrukturës së TIK-ut dhe i shërbimeve digjitale për

IAL-të publike.