Ministria e Arsimit

Lundroni në këtë Seksion

Dr. Herida Duro ushtron detyrën e Zëvendësministres së Arsimit, prej muajit tetor 2025.

Znj. Duro mban gradën akademike Doktor i Filozofisë në degën “Trashëgimia Kulturore” në Fakultetin Histori – Filologji. Ka përfunduar gjithashtu studimet bachelor dhe master për Instrumentin e Violës dhe Muzikën e Dhomës në Universitetin e Arteve, në Tiranë, si dhe studimet bachelor për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2011.

Që prej vitit 2008 është nëpunëse civile e Administratës Publike Shqiptare, duke punuar në Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë në nivele të ndryshme ekzekutive, ku prej vitit 2014 – Korrik 2022, si Drejtore e Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit Kulturor.

Së fundmi, ajo ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Zhvillimit të Turizmit, pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe koordinator Kombëtar në Organizatën Botërore të Turizmit “UN Tourism”.

Përvoja e saj profesionale përtej kontekstit institucional në mbështetjen dhe fuqizimin e rrjeteve në fushën e kulturës, reflekton një kontribut të gjerë si eksperte e politikave zhvillimore në fushën e arsimit, kulturës dhe turizmit, si anëtare në grupe pune ndërinstitucionalë, anëtare e bordeve artistike të TKOBAP, TK dhe Këshillit të Kulturës në Bashkinë e Tiranës, dhe si pikë fokale në projekte dhe organizma të rëndësishëm ndërkombëtare.