Ministria e Arsimit

Përmirësimi i aftësive të jetës përmes integrimit të tyre në kurrikulën e arsimit të mesëm të lartë dhe udhëzimeve për karrierën në sistemin shkollor është një projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian, si pjesë e veprimit “Ndërtimi i aftësive, Formësimi i të ardhmes – Në rrugën drejt integrimit në BE“, një kontratë grant, financuar në kuadër të Programit Kombëtar IPA 2022.

Projekti zbatohet nga UNICEF-it, në partneritet me Qendrën për Aftësi Konkurruese dhe parashikon zbatimin e një programi pilot në të paktën 30 shkolla të mesme të larta, zhvillimin e moduleve digjitale për aftësitë e shekullit XXI, si dhe trajnimin e stafit arsimor dhe profesionistëve të orientimit në karrierë. Gjithashtu, përcaktohen rezultatet dhe treguesit e pritshëm të performancës, të cilët shërbejnë si bazë për vlerësimin e progresit të projektit.

Më konkretisht, aktivitetet që do të realizohen në kuadër të projektit përfshijnë:

  • Veprimtari që kontribuojnë në pajisjen e të rinjve në Shqipëri me aftësi dhe kompetenca për të marrë pjesë plotësisht në jetën ekonomike dhe shoqërore.Zhvillimi i moduleve digjitale që mbulojnë aftësitë e shek. XXI dhe udhëzime për zbatimin e tyre përmes materialeve mbështetëse për mësimin elektronik (e-learning).
  • Pajisje teknologjike për të paktën 30 shkolla të mesme pilot (të paktën 5 laptopë, 1 smartboard dhe 1 videoprojektor) për të lehtësuar zbatimin e projektit, të cilat mund të jenë të pranueshme për financim për sa kohë nuk përfaqësojnë më shumë se 30 % të buxhetit total dhe kontribuojnë qartë në objektivin kryesor të veprimit.
  • Zbatimi i një programi pilot  në një minimum prej 30 shkollash të mesme të larta në qytete të vogla në Shqipëri, ku do të ofrohen trajnime të kombinuara/online për stafin arsimor pjesëmarrës në programin pilot.
  • Zhvillimin e një modeli të orientimit në karrierë.
  • Përgatitjen e një udhëzuesi për shkollat e mesme të larta (klasat 10–12) për zbatimin e modelit të orientimit në karrierë.
  • Veprimtari që kontribuojnë në përmirësimin e kompetencave dhe aftësive të profesionistëve të orientimit në karrierë dhe stafit mësimor në sistemin e arsimit të mesëm të lartë.
  • Veprimtari që mbështesin të nxënit dhe shkëmbimin e përvojave nga praktikat më të mira evropiane, përfshirë vizitat shkëmbyese në institucione të ngjashme në vendet e BE-së.

GRANT CONTRACTS AWARDED DURING March 2026