Ministria e Arsimit

eTwinning është komuniteti më i madh evropian për shkollat, i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+ dhe i integruar në European School Education Platform (ESEP). Ai u ofron mësuesve, drejtuesve të shkollave, edukatorëve dhe institucioneve arsimore mundësinë për të bashkëpunuar me partnerë nga vende të ndryshme evropiane përmes projekteve inovative, shkëmbimit të praktikave më të mira dhe përdorimit të teknologjive digjitale.

Përmes eTwinning, pjesëmarrësit zhvillojnë projekte bashkëpunimi, përfitojnë nga mundësi të vazhdueshme të zhvillimit profesional, marrin pjesë në seminare dhe konferenca ndërkombëtare, si dhe kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit, zhvillimin e kompetencave digjitale, perspire, qytetarinë aktive dhe bashkëpunimin evropian.

Në Shqipëri, eTwinning zbatohet nga National Support Organisation (NSO) pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.