Ministria e Arsimit

Aida Lumshi është mësuese e Kimisë dhe Biologjisë në shkollën “Jeronim De Rada” në Elbasan dhe drejtuese e institucionit prej 12 vitesh. Është Ambasadore e eTwinning Albania që prej vitit 2017, Ambasadore Scientix dhe trajnere e ambasadorëve të rinj eTwinning. Gjithashtu është e angazhuar në iniciativat Code Week Europe dhe në promovimin e projekteve evropiane STEM dhe kompetencave digjitale.

Almida Çerçizaj është drejtuese e shkollës “24 Maji” në Vlorë, trajnuese mësuesish dhe eksperte në arsimin ndërkombëtar, me angazhim të veçantë në inovacionin në arsim, transformimin digjital dhe bashkëpunimin evropian. Ajo është trajnere për Element IT dhe coach në CSL . Puna e saj fokusohet në lidershipin arsimor, edukimin STEM, zhvillimin profesional të mësuesve dhe koordinimin e projekteve ndërkombëtare.

Dentila Garipi është mësuese e TIK në gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës me mbi 20 vite përvojë në arsim. Ajo është Ambasadore e eTwinning në Shqipëri dhe angazhohet në projekte edukative, trajnimin e mësuesve dhe promovimin e inovacionit, STEAM-it dhe transformimit digjital në arsim. Bashkëpunon me iniciativa kombëtare dhe ndërkombëtare për të mbështetur zhvillimin e kompetencave digjitale dhe metodave bashkëkohore të mësimdhënies.

Dhurata Cuka është Mësuese Mjeshtër në arsimin fillor me 29 vite përvojë në shkollën 9-vjeçare “Ilia Qiqi” në Burrel. Ajo është Ambasadore e eTwinning, Ambasadore Scientix dhe Leading Teacher për Shqipërinë në CodeWeek. Angazhohet në trajnimin e mësuesve dhe promovimin e përdorimit të teknologjisë, kodimit dhe inteligjencës artificiale në arsim. Prej vitesh drejton rrjetin profesional të arsimit fillor në ZVA Mat dhe mbështet zhvillimin profesional të mësuesve përmes projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Dhurata Myrtollari është mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë me mbi 30 vite përvojë në arsimin parauniversitar, si mësuese dhe drejtuese shkolle. Mban titullin “Mësues Mjeshtër” dhe është Ambasadore e eTwinning dhe Scientix. Ka përvojë në trajnimin e mësuesve dhe në zhvillimin e projekteve evropiane, si dhe është vlerësuar me çmime kombëtare për kontributin në arsim dhe inovacion. Në vitin shkollor 2024-2025 fitoi çmimin e parë për projektet eTwinning në kategorinë e arsimit të mesëm të ulët në Shqipëri.

Erviola Konomi është mësuese e matematikës në gjimnazin “Zhani Ciko” në Patos, me mbi 22 vite përvojë në arsimin parauniversitar. Ajo është Ambasadore e eTwinning, Ambasadore e Scientix, EU Code Week Leading Teacher dhe Microsoft Innovative Education Expert (MIEE). Angazhimi i saj fokusohet në promovimin e edukimit STEM, kodimit, inteligjencës artificiale dhe integrimit të teknologjisë në mësimdhënie. Përmes pjesëmarrjes në projekte, trajnime dhe iniciativa kombëtare e ndërkombëtare, ajo kontribuon në zhvillimin profesional të mësuesve dhe në nxitjen e inovacionit në arsim.

Irma Hoxha është mësuese e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në shkollën “Woodrow Wilson International” në Tiranë, me 19 vite përvojë në arsim. Si Ambasadore e eTwinning dhe Scientix, promovon përdorimin e metodave inovative të mësimdhënies, edukimin digjital, inteligjencën artificiale, robotikën dhe projektet evropiane, duke mbështetur zhvillimin e kompetencave të shekullit XXI.

Lindita Lohja është mësuese e Fizikës në shkollën 9-vjeçare “Edith Durham” në Shkodër, me 25 vite përvojë në arsim. Ajo është Ambasadore e eTwinning Albania, Leading Teacher për EU Code Week, mentore globale për Minecraft Education, Microsoft Innovative Educator Expert dhe trajnuese e mësuesve në fushën e teknologjisë dhe metodave inovative të mësimdhënies. Angazhimi i saj fokusohet në mësimdhënien e bazuar në projekte, edukimin STEAM, kodimin dhe integrimin e teknologjisë në arsim, duke koordinuar projekte kombëtare dhe evropiane që kanë sjellë vlerësime dhe çmime në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Petrina Mataj (Blushi) është eksperte e teknologjisë në arsim me mbi 40 vite përvojë në mësimdhënie. Aktualisht është Drejtore Didaktike në shkollën “Deutsch-Albanische Schule” në Tiranë. Është Ambasadore e eTwinning, Ambasadore Scientix, MIE Expert dhe Leading Teacher për Shqipërinë në CodeWeek, me angazhim në trajnimin e mësuesve dhe projektet e teknologjisë në arsim. Ka kontribuar në hartimin e programeve dhe standardeve kombëtare të teknologjisë dhe në zhvillimin profesional të mësuesve

Valentina Lamaj është mësuese e gjuhës angleze në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë, me përvojë të gjatë në arsimin parauniversitar. Ajo është Ambasadore e eTwinning, Ambasadore e Scientix dhe Drejtuese e Rrjetit Profesional të Gjuhëve të Huaja. Angazhimi i saj fokusohet në promovimin e metodave inovative të mësimdhënies, integrimin e teknologjisë në arsim, bashkëpunimin ndërkulturor dhe zhvillimin profesional të mësuesve. Përmes pjesëmarrjes në projekte kombëtare dhe evropiane, ajo kontribuon në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe nxit shkëmbimin e praktikave më të mira në komunitetin arsimor.