Ministria e Arsimit

Në Shqipëri, projekti zbatohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në cilësinë e National Support Organisation (NSO), me mbështetjen e Programit Erasmus+ të Bashkimit Evropian.

Periudha e zbatimit të projektit është 2026-2027.

Projekti synon të forcojë pjesëmarrjen e institucioneve arsimore shqiptare në komunitetin evropian eTwinning, duke rritur përdorimin e European School Education Platform (ESEP), zhvillimin profesional të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, bashkëpunimin ndërkombëtar ndërmjet shkollave dhe institucioneve të arsimit të lartë, si dhe promovimin e praktikave inovative në mësimdhënie dhe të nxënit.

Gjatë zbatimit të projektit do të organizohen seminare, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, aktivitete trajnuese, takime me rrjetin e ambasadorëve eTwinning, aktivitete për promovimin e njohjes së krediteve profesionale, bashkëpunime me institucionet e arsimit të lartë dhe iniciativa të përbashkëta me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Objektivi i përgjithshëm

Të rrisë cilësinë e arsimit përmes fuqizimit të komunitetit eTwinning në Shqipëri, promovimit të bashkëpunimit evropian ndërmjet institucioneve arsimore dhe zhvillimit profesional të vazhdueshëm të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave.

Objektivat specifikë

  • Rritja e pjesëmarrjes së institucioneve arsimore shqiptare në European School Education Platform (ESEP).
  • Mbështetja e zhvillimit profesional të mësuesve, edukatorëve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore.
  • Promovimi i metodave inovative të mësimdhënies dhe të nxënit përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.
  • Zgjerimi dhe fuqizimi i rrjetit kombëtar të ambasadorëve eTwinning.
  • Rritja e pjesëmarrjes së institucioneve të arsimit të lartë në iniciativën Initial Teacher Education (ITE).
  • Promovimi i njohjes së krediteve profesionale për aktivitetet e zhvillimit profesional në kuadër të eTwinning.
  • Mbështetja e shkollave në aplikimin për National Quality Label, European Quality Label dhe statusin eTwinning School.
  • Forcimi i bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare Erasmus+, institucionet arsimore dhe partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë.
  • Promovimi i përdorimit të teknologjisë dhe zhvillimi i kompetencave digjitale.
  • Rritja e vizibilitetit të iniciativës eTwinning dhe shpërndarja e praktikave më të mira.

Grupet përfituese

  • Mësuesit e arsimit parauniversitar.
  • Edukatorët e arsimit të hershëm.
  • Drejtuesit e institucioneve arsimore.
  • Studentët e programeve të mësuesisë.
  • Pedagogët dhe formuesit e mësuesve (Teacher Educators).
  • Institucionet e arsimit të lartë.
  • Ambasadorët e eTwinning.
  • Ekspertët e arsimit dhe institucionet partnere.
  • Shkollat publike dhe private të arsimit parauniversitar.

Rezultatet e pritshme

Rritja e numrit të institucioneve arsimore shqiptare të përfshira në eTwinning.

Rritja e numrit dhe cilësisë së projekteve ndërkombëtare të realizuara përmes ESEP.

Zhvillimi profesional i mësuesve dhe drejtuesve të shkollave.

Rritja e përdorimit të European School Education Platform.

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet shkollave, universiteteve dhe institucioneve arsimore.

Rritja e aplikimeve për National Quality Label, European Quality Label dhe statusin eTwinning School.

Përmirësimi i kompetencave digjitale dhe pedagogjike të komunitetit arsimor.

Konsolidimi i komunitetit kombëtar eTwinning dhe zgjerimi i bashkëpunimit me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë.