Ministria e Arsimit

eTwinning Albania është pjesë e komunitetit evropian eTwinning dhe promovon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve arsimore shqiptare dhe atyre evropiane përmes projekteve bashkëpunuese, inovacionit në mësimdhënie dhe përdorimit të teknologjisë në arsim.

Nëpërmjet rrjetit kombëtar të ambasadorëve, aktiviteteve trajnuese dhe mbështetjes së vazhdueshme për mësuesit, eTwinning Albania synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar, të nxisë shkëmbimin e praktikave më të mira dhe të kontribuojë në zhvillimin profesional të komunitetit arsimor shqiptar.