Ministria e Arsimit dhe Sportit
Në vijim të urdhrit nr. 303, datë 03.07.2025, të ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për njoftimin e fillimit të procedurës së përzgjedhjes së anëtarit të Bordit të Administrimit, përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për arsimin, në institucionet e arsimit të lartë, mënyrën e vlerësimit të kandidatëve dhe afatin e dorëzimit të dokumentacionit”” bëjmë me dije se:
–     Në Bordin e Administrimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës është emëruar si anëtar përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për arsimin znj. Matilda Shabani.
–     Në Bordin e Administrimit të Universitetit “Fan. S. Noli”, Korçë është emëruar si anëtar përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për arsimin Znj. Nevila Furxhiu.
Në vijim të urdhrit nr. 375, datë 29.07.2025, të ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për njoftimin e fillimit të procedurës së përzgjedhjes së anëtarit të Bordit të Administrimit, përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për arsimin, në institucionet e arsimit të lartë, mënyrën e vlerësimit të kandidatëve dhe afatin e dorëzimit të dokumentacionit”, bëjmë me dije se:
–      Në Bordin e Administrimit të Universitetit Politeknik të Tiranës është emëruar si anëtar përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për arsimin znj. Jonida Çollaku.
–      Në Bordin e Administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë është emëruar si anëtar përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për arsimin Z. Vangjush Stavro.