Ministria e Arsimit dhe Sportit

Lundroni në këtë Seksion

Mban pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Arsimit nga tetori 2025. Prej 41 vitesh ushtron profesionin e ekonomistit në struktura të ndryshme.

Ka mbajtur pozicionin e ekonomistit për Drejtorinë e Karburanteve në Tiranë, për periudhën 1981-1992 e më pas pozicioni e Drejtorit të Degës së Karburanteve, për periudhën 1992-1996. Nga viti 1996 deri në vitin 2006 ka qenë i punësuar si ekonomist pranë një firme private, e më pas i vetëpunësuar për një periudhë 5 vjecare.

Për përiudhën 2013-2020, ka qenë i punësuar pranë Ministrisë së Kulturës në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, ndërsa nga viti 2021 deri në vitin 2025 ka ushtruar funksionin e Këshilltarit të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit.

Ka kryer studimet në Fakultetin e Ekonomsë pranë Universiteti të Tiranës. Zotëron gjuhët anglisht dhe italisht si dhe aftësi kompjuterike në programe të ndryshme.