Ministria e Arsimit dhe Sportit

Të gjithë maturantët që duan të konkurrojnë nëpërmjet provimit për:

Mjekësi e Përgjithshme – Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Arkitekturë & Urbanistikë – Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT
mund të aplikojnë online në datat 11–13 Gusht përmes portalit  e-albania.al
Shërbimi elektronik “Aplikim për provimin e pranimit” në programin ‘Mjekësi e përgjithshme’, UMT dhe programin studimit Arkitekturë & Urbanistikë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, u vjen në ndihmë maturantëve të aplikojnë për pjesëmarrje në provimin e pranimit në këto programe studimi që kërkojnë konkurs/testim.

Hapat që duhen ndjekur për të aplikuar:

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

• Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
• Zgjidhni shërbimin “Aplikim për provimin e pranimit ne programin “Mjekësi e përgjithshme””;
• Në formularin që ngarkohet, plotësoni të dhënat e nevojshme për regjistrimin në provimin e pranimit në programin “Mjekësi e përgjithshme “dhe dërgoni aplikimin;
• Kryeni pagesën;
• Ngarkoni mandat pagesën;
• Gjatë aplikimit, kandidati pajiset me një kod unik për të gjurmuar në çdo kohë statusin e aplikimit dhe njoftohet nëpërmjet email-it për pranimin/ refuzimin e aplikimit.

Universiteti Politeknik i Tiranës

• Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
• Zgjidhni shërbimin “Aplikim për provimin e pranimit ne programin “Arkitekturë & Urbanistikë”;
• Në formularin që ngarkohet, plotësoni të dhënat e nevojshme për regjistrimin në provimin e pranimit ne programin “Arkitekturë & Urbanistikë”;
• Kryeni pagesën;
• Ngarkoni mandat pagesën;
• Gjatë aplikimit, kandidati pajiset me një kod unik për të gjurmuar në çdo kohë statusin e aplikimit dhe njoftohet nëpërmjet email-it për pranimin/ refuzimin e aplikimit.