Ministria e Arsimit dhe Sportit

NJOFTIM

Në zbatim ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të pikës 5, të kreut III, të vendimit nr. 99, datë 27.2.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar”, të ndryshuar, të urdhrit nr. 144, datë 01.08.2024, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare dhe drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar”, të urdhrit nr. 454, datë 13.9.2019, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, “Për miratimin e rregullores për rregullat dhe procedurat e konkurrimit për pranimin dhe lirimin nga detyra të nëpunësve të DPAP-së në të gjitha nivelet e organizimit të saj”, të ndryshuar, të urdhrit nr. 516, datë 07.10.2025, të ministrit të Arsimit, “Për shpalljen e konkurrimit për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar” në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njoftojmë se për pozicionin: Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar kandidati që plotëson kriteret e përgjithshme dhe të posaçme është:

  • Arta Dollani.

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 23.10.2025, ora 10:00, në ambientet e Ministrisë së Arsimit në adresën: “Rruga e Durrësit”, Nr. 23, Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 23.10.2025, ora 12:00, në ambientet e Ministrisë së Arsimit në adresën: “Rruga e Durrësit”, Nr. 23, Tiranë.