Ministria e Arsimit dhe Sportit

Neni 113 i ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”:

Granti i punës kërkimore-shkencore

  1. Granti i punës kërkimore-shkencore përfshin fondet për kërkimin shkencor.
  2. Pjesë e këtij granti janë edhe fondet për studimet e doktoratës, të cilat u jepen institu-cioneve të arsimit të lartë mbi bazën e aplikimit. Nga ky fond përjashtohet financimi i ngarkesës së pedagogëve për udhëheqjen e doktoratës.
  3. Ky grant është i hapur për të gjitha institucionet e arsimit të lartë të akredituara që zhvillojnë kërkim shkencor.
  4. Shpërndarja e fondeve të kësaj kategorie bëhet nga AKKSHI, mbi bazën e projekteve që institucionet paraqesin, sipas kritereve të përcaktuara në strategjitë sektoriale dhe në ligjin vjetor të buxhetit.
  5. Vlerësimi i cilësisë së kërkimit shkencor përbën kriterin bazë të renditjes së institucioneve të kërkimit shkencor nga AKKSHI dhe përcaktimin e masës së financimit, të përfituar prej AKFAL-it, për IAL-të publike. Institucionet e kërkimit shkencor marrin masa për vlerësimin dhe sigurimin e brendshëm të cilësisë, nëpërmjet njësisë përkatëse, përbërja dhe funksionimi i së cilës përcaktohen në statutin ose rregulloren e institucionit përkatës.

Projektet kombëtare.

Programet ndërkombëtare