Ministria e Arsimit dhe Sportit

Drejtorët e përgjithshëm 
Znj. Zamira Gjini
Znj. Zamira Gjini është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
(dega Fizikë), dhe ka kryer studime të thelluara në Fakultetin e Shkencave Sociale, në fushën e
edukimit. Ajo aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme
të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Me një karrierë të gjatë në arsimin, znj. Gjini e filloi si mësuese fizike në shkollat e mesme të
Elbasanit dhe Tiranës, duke u bërë më pas drejtuese departamenti në Drejtorinë Rajonale të
Tiranës. Që nga viti 2014, ajo ka drejtuar disa drejtori në këtë ministri, përfshirë pozitat si drejtore
e Arsimit Parauniversitar për katër vjet. Që nga viti 2018, ajo është angazhuar si drejtoreshë e
përgjithshme, duke u shquar për zhvillimin e politikave dhe projekteve në arsimin dhe sportin
shqiptar.
Znj. Gjini kontribuon në përafrimin e politikave arsimore me direktivat e Bashkimit Evropian dhe
është aktive në hartimin e progress raporteve për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Si
anëtare e Bordit Drejtues të PISA/OECD dhe përfaqësuese në organizata ndërkombëtare, si ato të
UN, BE dhe të Këshillit të Europës, ajo promovon vizionin dhe prioritetet e arsimit në Shqipëri.
Ajo është gjithashtu aktive në disa komitete ndërsektoriale për hartimin e strategjive kombëtare
lidhur me arsimin, digjitalizimin, barazinë gjinore, dhe integrimin e grupeve të margjinalizuara.
Znj. Gjini angazhohet për edukimin për qytetari demokratike dhe parandalimin e ekstremizmit dhe
dhunës në shkolla.
Me një përvojë të pasur si trajnere në Edukimin nNërkulturor dhe Metodat e Mësimdhënies, ajo
është një figurë kyçe për zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit arsimor në Shqipëri.

Znj. Mirela Cami
Znj Cami, aktualisht mban pozicionin Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të
Zhvillimit të Politikave të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në Ministrinë e Arsimit dhe
Sportit.

Znj. Cami ka një eksperiencë të gjatë pune prej më shumë se 30 vitesh në institucione të ndryshme
në Administraten Publike si dhe në Organizata Ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe ka marrë
pjesë në trajnime brenda dhe jashtë vendit në fusha si Leadership dhe Menaxhim, Analizim të
Dhënash, Menaxhim Projekti, etj. Znj. Cami ka nje diplome Master ne Biznes Administration,
UNYT, Diplome Bachelor ne Finance, UT dhe diplome Bachelor ne Matematike, UAXh.

Znj. Jonida Çollaku
Znj. Jonida Çollaku ushtron detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme
Rregullatore për Arsimin dhe Sportin në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, nga muaji nëntor 2023
e në vijim.

Znj. Çollaku ka nisur karrierën profesionale si juriste, në vitin 2012, në studio përmbarimore, më
pas në kompani private, dhe në vijim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Gjithashtu znj. Çollaku ka punuar për një periudhe 5 – vjeçare pranë Apelimeve në Drejtorinë
Juridike në Zyrën Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe pranë Drejtorisë së
Përgjithshme të Agjencisë Shtetërorë të Kadastrës, Tiranë. Nga viti 2021 deri në muajin nëntor
2023, znj. Çollaku ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tiranë te Fondit të
Sigurimit të Detyrueshëm Kujdesit Shëndetësor.

Znj. Çollaku ka kryer studimet e integruara te nivelit të dytë, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti
i Tiranës, si dhe “Master profesional” në profil “Agrobiznes” në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Që prej vitit 2014, znj. Çollaku ka fituar titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Znj. Matilda Shabani
Znj. Matilda Shabani aktualisht mban pozicionin si Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e
Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, detyrë
të cilën e ushtron nga muaji shtator 2024 dhe në vijim.

Gjatë periudhës tetor 2019 – shtator 2024 ka patur pozicione të ndryshme pranë Ministrisë së
Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Pranë kësaj ministrie ka ushtruar funksionet si: muaji tetor 2019 – dhjetor 2020, mbajtur pozicionin
si përgjegjëse në sektorin e buxhetit pranë Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar.

Dhjetor 2020 – Prill 2022, mbajtur pozicionin si Drejtor i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit
të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Prill 2022 – Shtator 2024, mbajtur pozicionin Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme
Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.
Znj. Shabani gjithashtu ka një përvojë 11 vjeçare pune në fushën e financës në subjekt privat, ku
3 vite në pozicionin si Përgjegjës Finance dhe 8 vite në pozicionin si Drejtor i Departamentit të
Administrimit Financiar.

Znj.Shabani në vitin 2006 ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin
“Luigj Gurakuqi” Shkodër.
Në vitin 2007 ka kryer kursin pas-universitar një vjeçar të “Kualifikimit të Specialistëve të Lartë
te Financë-Bank”, pranë Fakultetit Ekonomik Tiranë.
Në vitin 2011 ka kryer kualifikimin për “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik” pranë Auditit,
Ministria e Financës.
Në vitin 2018 ka kryer Master Profesional në: “Menaxhimi i Sigurimeve” pranë Kolegjit
Universitar Luarasi.

Drejtorët e drejtorive
Z. Shkëlqim Allkaj

Z. Allkaj kryen aktualisht detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Zhvillimit të Politikave dhe
Programeve të Arsimit Parauniversitar, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, detyrë të cilën e
ushtron nga muaji janar i vitit 2023.

Pranë kësaj ministrie ka ushtruar funksionet: Përgjegjës i Sektorit të Kurrikulës dhe Cilësisë nga
shtatori i vitit 2021 deri në janar 2023; Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore nga qershori
2018 deri ne deri në vitin 2021.

Në periudhën 2013-2018 ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Qarkut
Fier. Për më shumë se 10 vite ka kryer detyrën e drejtorit të shkollës në arsimin publik dhe privat.
Është angazhuar si pedagog i jashtëm dhe trajnerë në Shkollën e Drejtorëve.

Z. Allkaj ka përfunduar studimetnë Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës
për gjuhë shqipe dhe letërsi. Po pranë këtij fakulteti ka kryer studime pasuniversitare në letërsi
bashkëkohore, si dhe master në gjuhësi drejtimi redaktori.

Z. Allkaj është diplomuar gjithashtu edhe në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në
bachelor dhe master shkencor në të drejtë civile. Ka përfunduar edhe shkollën e Avokatisë.

Znj. Etjola Kola

Znj. Etjola Kola aktualisht ushtron detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Cilësor dhe
Gjithëpërfshirës, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e
Arsimit dhe Sportit.

Ka një eksperiencë pune 18 vjeçare në institucionet e qeverisjes qendrore. Më herët, për 6 vite ka
punuar si gazetare dhe redaktore përgjegjëse në disa media në vend.

Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Histori-Fillogjisë, dega Gazetari dhe
Komunikim në vitin 2001.

Ka kryer studimet pasuniversitare Master në Universitetin e Ligjeve KU Leuven, në Belgjikë në
fushën e mbrojtjes sociale dhe gjithëpërfshirjes.

Z. Erlis Hoxha
Z. Erlis Hoxha mban detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Politikave për Zhvillimin e Kërkimit
Shkencor në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, qw prej muajit tetor 2024.

Që prej vitit 2011 e në vijim është i angazhuar si pedagog në disa universitete të vendit, publike
dhe private, në lëndët: Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Integrim Evropian,
Organizata Ndërkombëtare, etj. Ai është autor i botimit “Fuqite jo-perëndimore dhe Shqipëria”.

Nga viti 2016 e deri në vitin 2022 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Arkivit Qendror dhe Protokollit,
në Bashkinë e Tiranës. Po ashtu në vitin 2023 ka shërbyer në Kabinetin e Ministrit të Drejtësisë si
Këshilltar për Integrimin Evropian.

Z. Erlis Hoxha, ka përfunduar studimet e larta në fakultetin Histori – Filologji, më pas kryen
studimet pasuniversitare në profilin “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, në të njëjtin fakultet.

Në vitin 2020 ka marrë gradën, “Doktor i shkencave” në profilin “Shkenca Politike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare”, pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Z. Endri Bushati

Z. Endri Bushati, aktualisht ushtron funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Politikave dhe
Programmeve të Sportit për të Gjithë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit detyrë të cilën e ushtron
nga muaji korrik i vitit 2022 dhe ne vijim.

Ndër vite ka krijuar një karrierë profesionale të pasur në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit me
më shumë se 14 vite përvojë pune në organizata dhe kompani të ndryshme kombëtare dhe
ndërkombëtare. Përgjatë periudhës 2009-2012 ka punuar në Bashkinë e Tiranës me fokus kryesor
fushën e menaxhimit/koordinimit të projekteve.

Prej vitit 2012 e deri më tetor 2023, ka mbajtur detyrën e Konsulentit/Ekspertit të Menaxhimit
Financiar dhe Zhvillimit Ekonomik në organizata dhe kompani të ndryshme kombëtare dhe
ndërkombëtare lidhur.

Nga tetori i vitit 2019 e deri me shkrurt të vitit 2021 ka mbajtur detyrën e Anëtarit të Bordit në
Universitetin e Sporteve të Tiranës si përfaqësues i studenteve.

Përgjatë periudhës 2017 e deri më tetor 2023 ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të nje
organizate sportive, e cila ka si objektiv fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale
nëpërmjet organizimit të aktiviteteve sportive. Përfshirja në këtë detyrë ka qenë vullnetare pasi
beson se “sporti thyen barrierat brenda dhe jashtë fushës së lojës”.

Z. Bushati është diplomuar për Ekonomi në vitin 2007 në Universitetin e Indianapolis të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës në kampusin e Athinës. Më pas ka përfunduar studimet për Master
Shkencor në Universitetin e “King’s College London” të Mbretërisë së Bashkuar për Politika dhe
Menaxhim të Shërbimeve Publike.

Z. Kejdi Tomorri

Z Kejdi Tomorri, është një profesionist i njohur në sport dhe aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit
të Drejtorisë së Zhvillimit të Sportit Elitar. Një nga arritjet e tij kryesore ishte organizimi i Finales
së UEFA Conference League në Tiranë në 2022, e cila solli njohje ndërkombëtare për Shqipërinë
dhe kontribuoi në zhvillimin e infrastrukturës dhe turizmit. Ai ishte përgjegjës për koordinimin e
aktiviteteve dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucione të ndryshme, përfshirë pushtetin
qendror, atë lokal dhe UEFA-n.

Për më shumë se katër vjet, ka shërbyer si delegat i UEFA-s, duke menaxhuar ndeshje
ndërkombëtare dhe mbështetur zhvillimin e standardeve organizative të larta. Ai ka një përvojë të
gjerë në menaxhimin e ngjarjeve sportive dhe administratën, duke kontribuar ndjeshëm në
zhvillimin e sporteve në Shqipëri.

Gjatë karrierës në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) nga 2008 deri në 2023, ka mbajtur
pozita të rëndësishme. Filloi si drejtues i Marketingut dhe Investimeve, duke menaxhuar sektorin
e marketingut dhe kontratat e sponsorizimeve. Si Përgjegjës i Projekteve, mbikëqyri rindërtimin e
stadiumeve Elbasan Arena dhe Loro Borici. Në rolin e Menaxherit të Licencimit, u angazhua për
licencimin e klubeve për kampionatet kombëtare dhe europiane. Si Drejtor i Marrëdhënieve
Institucionale, kontribuoi në ndërtimin e stadiumit “Air Albania” dhe si administrator i stadiumit.

Zotëron diplomën “Master në Shkenca Politike dhe Administrative” me profil “Administratë
Publike” nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (2016-2018) dhe diplomë në Mësuesi të Gjuhës
Gjermane nga Universiteti i Tiranës (1998-2004). Gjithashtu, ka shumë certifikime dhe ka marrë
pjesë në trajnime dhe seminare të organizuara nga FIFA dhe UEFA, duke forcuar kështu njohuritë
dhe aftësitë e tij në menaxhimin e sportit.

Znj. Voltisa Koçi

Znj. Voltisa Koçi mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Programimit, Standardizimit dhe
Harmonizimit te Kuadrit Rregullator në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, detyrë të cilën e ushtron
nga muaji maj i vitit 2022 dhe në vijim.

Znj. Koçi ka përvojë pune pranë kësaj ministrie që prej muajit maj 2008, në Drejtorinë Juridike,
në Drejtorinë e Politikave të Arsimit të Lartë dhe në Drejtorinë e Programimit, Standardizimit dhe
Harmonizimit te Kuadrit Rregullator.

Znj. Koçi ka një eksperiencë të gjatë pune prej më shumë se 19 vjet, në institucionet e drejtësisë
dhe në insitucionet qendrore të administratës publike.
Znj. Koçi, ka përfunduar studimet e larta në fushën e drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin
2005.
Znj. Koçi ka fituar titullin “Avokat” prej vitit 2006 dhe ka ushtruar përfaqësimin ligjor të
institucionit në të gjitha shkallët e gjykimit.

Z. Bledar Biçoku

Z. Biçoku mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Lejeve, Licencave dhe Monitorimit të
Shërbimeve, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, detyrë të cilën e ushtron nga muaji shkurt i vitit
2023 dhe në vijim.

Pranë kësaj ministrie ka ushtruar funksionet si: Përgjegjës i Sektorit të Lejeve dhe Licencave, në
Drejtorinë e Derregullimit, Leve, Licencave dhe Monitorimit, prej vitit 2019 deri në janar 2023,
periudhë gjatë së cilës është kryer digjitalizimi i të gjithë shërbimeve që ofron kjo drejtori. Ka
ushtruar detyrën e specialistit pranë këtij sektori, për periudhën 2018 deri në tetor 2019, ndërsa për
periudhën 2016 deri në muajin prill 2018, ka ushtruar detyrën e specialistit në Drejtorinë e
Burimeve Njerëzore.

Z. Biçoku ka një eksperiencë të gjatë pune prej më shumë se 17 vitesh në institucionet qendrore të
administratës publike.

Z. Biçoku ka përfunduar studimet në fushën e drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2003,
si dhe studimet e ciklit të dytë në fushën e psikologjisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,
Elbasan, në vitin 2014. Ka fituar titullin “Avokat” prej vitit 2005 dhe ka ushtruar përfaqësimin
ligjor në proceset gjyqësore.

Znj. Alma Mile

Znj. Alma Mile mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Integrimit, Koordinimit,
Marrëveshjeve dhe Asistencës në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, prej muajit gusht 2024.
Gjatë periudhës shkurt – gusht 2024 ka shërbyer si këshilltar i Ministrit të Arsimit dhe Sportit. Më
herët, prej muajit maj 2019 – shkurt 2024, ka shërbyer si këshilltar pranë kabinetit të Ministrit të
Kulturës.

Znj. Mile është eksperte në fushën e komunikimit dhe medies, me një eksperiencë 20-vjeçare si
gazetare e fokusuar në çështje të kulturës dhe arsimit në disa prej medieve kryesore në vend, si
gazeta “Panorama”, “Shekulli”, “Korrieri” etj. Aktivitet për të cilin është vlerësuar edhe me
çmime kombëtare.

Znj. Mile është diplomuar për letërsi në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës
dhe ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” pranë Departamentit të Letërsisë së këtij fakulteti.

Znj. Ornela Koleka

Znj. Ornela Koleka mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Statistikave, Prioriteteve dhe
Projekteve, prej fillimit të vitit 2023 dhe në vijim.

Pranë kësaj ministrie ka ushtruar funksionin e drejtorit të: drejtorisë së Prioriteteve, Statistikave
dhe Inovacionit, prej muajit mars 2021 deri në fillim të vitit 2023; të drejtorisë Prokurimeve dhe
Koncensioneve, prej muajit maj 2018 deri në muajin mars 2021, duke iu përgjigjur korrektësisht
sfidave të paraqitura; drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikave, prej muajit
shtator 2013 deri në fillim të vitit 2018, ku ka dhënë kontributin e saj në drejtim të integrimit te
teknologjisë në arsim.

Znj. Koleka ka një eksperiencë të gjatë drejtuese prej më shumë se 20 vjet, në institucionet publike
e private.

Ka përfunduar studimet e larta në fushën e inxhinierisë dhe ekonomisë.

Znj. Mirela Bimo

Znj. Mirela Bimo, aktualisht mban pozicionin Drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit
Financiar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, funksion të cilën e ushtron nga muaji korrik i vitit
2010 dhe në vijim. Znj. Bimo ka një eksperiencë të gjatë pune prej 32 vite në institucionet e
qeverisjes qëndrore:

– 2010 – e në vijim, Ministria e Arsimit dhe Sportit;
– 2000-2010 – Ministria e Financave dhe Ekonomisë;
– 1998-2000 – Këshilli i Ministrave;
– 1992-1998 – Banka e Kursimeve, dega Vlorë.

Znj. Bimo, ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, ne degën Financë. Ajo
zotëron një diplomë dy-vjecare lëshuar nga “The Chartered Institute of Public Finance and
Accountancy (CIPFA) në Angli për “Financa Publike dhe Audit” si dhe ka përfunduar studimet
e ciklit të tretë duke fituar gradën shkencore “Doktor”, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Përgjatë karrierës së gjatë profesionale, ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh në fushën
e financave publike, ka qënë pjesë e trupës akademike si pedagoge e jashtme në institucione të
arsimit të lartë në vend si dhe është autore/bashkëautore në botime të fushës akademike dhe atyre
profesionale si:
– Social and Economic Conditions of Student Life in Europe Eurostudent VI 2016-2018 |
Synopsis Indicators. https://ëëë.ëbv.de/openaccess/themenbereiche/hochschule-undëissenschaft/shop/detail/name/_/0/1/6001920cë/facet/6001920cë///////nb/0/category/1148.
html
– Student affairs and services in higher education: Global foundations, issues, and best
practices (3rd ed). International Association of Student Affairs and Services (IASAS) in
cooperation ëith the Deutsches Studentenëerk (DSË): Berlin. Ludeman, R. B., et.al
(Eds.)(2020). https://ëëë.studentenëerke.de/de/content/student-affairs-and-serviceshigher

Znj. Albana Çelaj

Znj. Albana Çelaj aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në
Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, detyrë të cilën e ushtron nga muaji janar i vitit 2022 dhe në vijim.

Pranë kësaj ministrie ka ushtruar funksione të ndryshme: prej muajit maj të vitit 2017 deri në janar
2022, ka punuar në zyrën e ZIMEK-ut; ka qenë përgjegjëse në sektorin e Hartimit dhe Fizibilitetit
të Projekteve në Arsimin Parauniversitar, në Drejtorinë e Përgjithshme e Zhvillimit për Arsimin
dhe Sportin. Znj. Çelaj gjithashtu ka një përvojë 3-vjeçare pune si Inspektore në Inspektoratin
Shtetëror të Arsimit.

Znj. Çelaj ka një eksperiencë të gjatë pune prej 22 vjet, si mësuese me kualifikimin “Mësues
mjeshtër” në institucionet arsimore parauniversitare.

Znj. Çelaj, ka përfunduar studimet e larta në fushën e mësuesisë në Universitetin “Eqrem Çabej”,
në Gjirokastër si dhe Master në Kimi, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Znj. Eglantina Killo

Znj. Eglantina Killo, aktualisht Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Përgjithshme në Ministrinë e
Arsimit dhe Sportit detyrë të cilën e ushtron nga muaji mars i vitit 2024 dhe në vijim.

Pranë kësaj ministrie ka ushtruar funksionin e drejtorit të: Drejtorisë e Integrimit, Koordinimit,
Marrëveshjeve dhe Asistencës në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, prej muajit shkurt të vitit 2023
deri në muajin mars 2024: Drejtorisë e Shërbimeve të Përgjithshme, prej muajit mars të vitit të
vitit 2022 deri në muajin shkurt të vitit 2023; Drejtorisë së Derregullimit, Lejeve, Licencave dhe,
prej muajit shkurt të vitit 2021 deri në muajin mars të vitit 2022,

Znj. Killo ka një eksperiencë të gjatë pune prej më shumë se 10 vjet, në Drejtorinë e Përgjithshme
të Thesarit në Ministrinë e Financave, nga muaj gusht i vitit 2010 deri në muajin shkurt të vitit
2021. Prej vitit 1998 deri në vitin 2008, ka punuar në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të
Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Znj. Killo është e angazhuar në veprimtari mësimëdhënie, si personel akademik i ftuar pranë
Universitetit të Tiranës që nga viti 2013 e në vazhdim.

Znj. Killo, ka përfunduar studimet e larta në fushën e ekonomisë në Universitetin e Tiranës, në
vitin 1997; studimet në programin e ciklit të tretë të studimeve “Master ekzekutiv”, diplomë e
dyfishtë nga Universiteti i Modenës dhe Reggio Emilia, Itali, dhe Universiteti i Tiranës, në vitin
2009. Aktualisht po ndjek studimet e ciklit të tretë për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, pranë
Fakultetit te Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Znj. Silvana Gushali

Zj. Silvana Gushali, aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Auditimit, në Ministrinë
e Arsimit dhe Sportit, detyrë të cilën e ushtron nga muaji qershor 2024 dhe në vijim.

Ajo ka një eksperiencë 24 vjeçare në fushën e auditimit të brendshëm në sektorin publik, në
institucionet qendrore të administratës publike, konkretisht në sistemin e shëndetësisë, arsimit të
lartë dhe kulturës.

Zj. Gushali është audituese e brendshme në sektorin publik, e certifikuar nga Ministria e
Financave. Ka përfunduar me sukses katër modulet e trajnimit ndërkombëtar për audituesit e
brendshëm në sektorin publik, trajnim i mundësuar nga Qendra e Ekselencës në Financë, Ljubjanë;
Instituti i Miratuar i Financave Publike dhe Kontabilitetit, Londër dhe Ministria e Financave,
Shqipëri.

Përgjatë karrierës profesionale ka qenë anëtare e grupit të punës për hartimin e Manualit të
Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik (2010, 2024); anëtare e Komisionit të Kualifikimit të
Audituesve të Brendshëm në Sektorin Publik (2014-2018) si dhe trajnere në trajnimin e vijueshëm
profesional për audituesit e brendshëm në sektorin publik (2015-2019).

Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në degën “Administrim Biznesi”, në Fakultetin e
Ekonomisë, në të cilin ka fituar gjithashtu titullin “Master i Shkencave” në “Studime Ekonomike
Europiane”.

2. PËRSHKRIM I PROCEDURËS SË ZGJEDHJES, KOMPETENCAT DHE
DETYRAT E NËPUNËSVE QË JANË SUBJEKT DEKLARIMI SIPAS
LIGJIT DHE PAGAT

Procedura e zgjedhjes për nëpunësit civil të nivelit të lartë drejtues bëhet në përputhje me kreun
VI, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.

Procedura e zgjedhjes për nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese bëhet në përputhje me
ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe vendimin nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të
Ministrave, të ndryshuar, me vendimin nr. 748, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave “Për
plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”.

Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar është
nëpunës civil i nivelit të lartë drejtues dhe përgjegjës kryesor për mbarëvajtjen e punës në së
drejtorisë së përgjithshme, kryesisht në mbështetje të punës së Sekretarit të Përgjithshëm. Ai
koordinon koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi (drejtori dhe sektorë) dhe
horizontalisht me njësitë e tjera në ministri, duke realizuar detyrat dhe përgjegjësitë si vijon:

a) Harton politika dhe këshillon titullarin e institucionit mbi sistemin e arsimit
parauniversitar;
b) Përcakton objektiva dhe formulon programe për realizimin e detyrave të drejtorisë së
përgjithshme të arsimit parauniversitar;
c) Planifikon dhe drejton veprimtarinë e drejtorisë së përgjithshme sipas përgjegjësive dhe
kompetencave të caktuara në fushën e arsimit parauniversitar;
d) Siguron që burimet në dispozicion të drejtorisë së përgjithshme të organizohen në mënyrë
që objektivat e saj të realizohen me efektshmëri të lartë;
e) Monitoron dhe mbështet hartimin e politikave, strategjive, programeve, synimeve dhe
objektivave të drejtorisë në fushën e arsimit parauniversitar.

Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe
Kërkimit Shkencor

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe është
nëpunës civil i nivelit të lartë drejtues dhe përgjegjës kryesor për mbarëvajtjen e punës në
Drejtorinë e Përgjithshme përkatëse, kryesisht në mbështetje të punës së Sekretarit të
Përgjithshëm. Drejtori i Përgjithshëm koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi
(Drejtori dhe Sektorë) dhe horizontalisht me njësitë e tjera në ministri, duke realizuar detyrat dhe
përgjegjësitë si vijon:

a) Formulon politika mbi arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, në bashkëpunim me
Titullarin e institucionit dhe këshillon stafin në varësi mbi implementimin e këtyre
politikave, për arritjen e objektivave të drejtorive;
b) Përcakton objektiva dhe formulon programe për realizimin e detyrave të drejtorisë së
përgjithshme të zhvillimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor;
c) Planifikon dhe drejton veprimtarinë e drejtorisë së përgjithshme sipas përgjegjësive dhe
kompetencave të caktuara në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor;
d) Siguron që burimet në dispozicion të drejtorisë së përgjithshme të organizohen në mënyrë
që objektivat e saj të realizohen me efektshmëri të lartë;
e) Monitoron dhe mbështet hartimin e politikave, strategjive, programeve, synimeve dhe
objektivave të drejtorisë në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Sportit

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Sportit, është nëpunës civil i
nivelit të lartë drejtues dhe përgjegjës kryesor për mbarëvajtjen e punës në drejtorinë e
përgjithshme, kryesisht në mbështetje të punës së Sekretarit të Përgjithshëm. Ai koordinon punën
vertikalisht me strukturat që ka në varësi dhe horizontalisht me njësitë e tjera në ministri, duke
realizuar detyrat dhe përgjegjësitë si vijon:

a) Formulon politika në fushën e sportit në përputhje me kuadrin ligjor dhe sipas prioriteteve
të Qeverisë;
b) Përcakton objektiva dhe formulon programe për realizimin e detyrave të Drejtorisë së
Përgjithshme të Zhvillimit të Sportit;
c) Planifikon dhe drejton veprimtarinë e drejtorisë së përgjithshme sipas përgjegjësive dhe
kompetencave të caktuara në fushën e sportit;
d) Këshillon titullarin e institucionit mbi zhvillimin e sportit për të gjithë dhe të sportit elitar;
e) Siguron që burimet në dispozicion të drejtorisë së përgjithshme të organizohen në mënyrë
që objektivat e saj të realizohen me efektshmëri të lartë;
f) Monitoron dhe mbështet hartimin e politikave, strategjive, programeve, synimeve dhe
objektivave të drejtorisë në fushën e sportit.

Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore për Arsimin dhe Sportin

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore për Arsimin dhe Sportin,
përgjigjet përpara Sekretarit të Përgjithshëm për cilësinë, harmonizimin dhe standardizimin e
akteve rregullatore në përputhje me kuadrin ligjor dhe marrëveshjet ndërkombëtare,
kuptueshmërinë e tyre nga strukturat e sistemit ministror, si dhe monitorimin e vlerësimin e
impaktit të tyre dhe të standarteve në fushën e përgjegjësisë së Ministrisë. Koordinon punën
vertikalisht me strukturat që ka në varësi (drejtori dhe sektorë) dhe horizontalisht me njësitë e tjera
në Ministri, duke realizuar detyrat dhe përgjegjësitë si vijon:

a) Menaxhon procesin e hartimit të Programit të Përgjithshëm Analitik të Projektakteve, sipas
prioriteteve të Ministrisë duke realizuar standartizimin dhe harmonizimin e kuadrit
rregullator me legjislacionin shqiptar, si dhe përafrimin e tyre me legjislacionin e BE-së;
b) Planifikon nevojat për akte rregullatore në sektorë të ndryshëm të fushës së përgjegjësisë
që mbulon Ministria e Arsimit dhe Sportit, mbi bazën e studimit të legjislacionit e në
bashkëpunim me strukturat teknike të saj, si dhe përditësimin dhe monitorimin e Planit
Kombëtar për Integrimin Evropian, për të gjitha fushat, për të cilat Ministria e Arsimit dhe
Sportit është përgjegjëse;
c) Përcakton objektiva dhe formulon programe për realizimin e detyrave të drejtorisë së
përgjithshme Rregullatore për Arsimin dhe Sportin;
d) Planifikon dhe drejton veprimtarinë e drejtorisë së përgjithshme lidhur me procesin e
këshillimit ligjor të sistemit ministror;
e) Siguron që burimet në dispozicion të drejtorisë së përgjithshme të organizohen në mënyrë
që objektivat e saj të realizohen me efektshmëri të lartë;
f) Menaxhon procesin e vlerësimit dhe monitorimit të impaktit të akteve rregullatore, në
bashkëpunim me struktura të tjera përgjegjëse dhe procesin e dhënies së lejeve dhe
licencave.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve
Mbështetëse

Drejtori i Përgjithshëm Drejtorisë së Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse,
përgjigjet përpara Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë për mirëmenaxhimin e veprimtarisë
ekonomike për programin që mbulon, burimet njerëzore, procedurat e prokurimeve dhe
shërbimeve të tjera mbështetëse të sistemit ministror, si dhe mirëfunksionimin e përgjithshëm të
Drejtorisë së Përgjithme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse. Ai koordinon punën
vertikalisht me strukturat që ka në varësi (Drejtori dhe Sektorë) dhe horizontalisht me njësitë e
tjera në Ministri, duke realizuar detyrat dhe përgjegjësitë si vijon:

a) Formulon politika mbi mirëmenaxhimin e veprimtarisë ekonomike, burimeve njerëzore,
procedurave të prokurimeve dhe shërbimeve të tjera mbështetëse të sistemit ministror në
bashkëpunim me Titullarin e institucionit dhe këshillon stafin në varësi mbi implementimin
e këtyre politikave për arritjen e objektivave të Drejtorive;
b) Përcakton objektiva dhe formulon programe për monitorimin e veprimtarisë së drejtorive nën
varësi, si dhe sigurimin e koordinimit ndërmjet tyre dhe me njësi të tjera të Ministrisë.
c) Planifikon dhe drejton veprimtarinë me strukturat që ka në varësi dhe siguron arritjen e
rezultateve në kohë dhe me cilësi, sipas objektivave të planifikuara.
d) Koordinon punën e drejtorive të varësisë për të siguruar mbarëvajtjen e operacioneve të
shërbimeve mbështetëse dhe punën për menaxhimin e burimeve njerëzore të aparatit dhe të
sistemit ministror.
e) Siguron planifikimin dhe realizimin e prokurimeve për të gjitha fondet e parashikuara në
buxhetin e shtetit, të planifikuara për mallra, shërbime dhe ndërtime të nevojshme për
Ministrinë, në përputhje me rregullat e prokurimit publik dhe legjislacionit në fuqi.

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit të Politikave dhe Programeve të Arsimit Parauniversitar

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit të Politikave dhe Programeve të Arsimit Parauniversitar
përgjigjet para Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Arsimit
Parauniversitar për hartimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit në fushën e arsimit
parauniversitar, si dhe për mbarëvajtjen e aktivitetit të drejtorisë. Drejtori i drejtorisë, koordinon,
menaxhon dhe monitoron punën, për realizimin e detyrave dhe funksioneve që ka drejtoria si vijon:

a) Identifikon nevojat e zhvillimit të politikave dhe strategjive në arsimin parauniversitar.
b) Menaxhon dhe koordinon punën për hartimin e politikave dhe programeve për zhvillimin
e arsimit parauniversitar.
c) Kontribuon me përgatitjen e projektakteve ligjore, nënligjore apo dokumenteve zyrtare,
të cilat mbulojnë fushën e arsimit parauniversitar.
d) Inicion aktivitete bazuar në politikat prioritare të arsimit parauniversitar.
e) Harton në bashkëpunim me drejtorinë përgjegjëse për financat planifikimin buxhetor
afatmesëm për arsimin parauniversitar, bazuar në përparësitë strategjike për arsimin
parauniversitar.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Cilësor dhe Gjithëpërfshirës

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Cilësor dhe Gjithëpërfshirës përgjigjet para Drejtorit të
Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar, për cilësinë
dhe perfomancën e arsimit parauniversitar, zhvillimin e arsimit gjithëpërfshirës dhe minoriteteve,
si dhe për mbarëvajtjen e aktivitetit të drejtorisë, duke realizuar detyrat dhe përgjegjësitë, si vijon:

a) Menaxhon zbatimin cilësor dhe gjithëpërfshirës të arsimit parauniversitar.
b) Identifikon nevojat për zhvillimin e arsimit gjithëpërfshirës dhe minoriteteve.
c) Monitoron zbatueshmërinë e akteve ligjore e nënligjore në fushën e arsimit parauniversitar.
d) Drejton veprimtarinë administrative të Drejtorisë së Arsimit Cilësor dhe Gjithëpërfshirës
dhe koordinon punën për realizimin me sukses të studimeve dhe vlerësimeve kombëtare/
ndërkombëtare, në fushën e arsimit parauniversitar.
e) Rekomandon për miratim nga Drejtori i Përgjithshëm, prioritetet e Drejtorisë së Arsimit
Cilësor dhe gjithëpërfshirës.
f) Koordinon punën për gjithëpërfshirjen dhe arsimimin e nxënësve të minoriteteve, në
përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

Drejtor i Drejtorisë së Programeve të Arsimit të Lartë

Drejtori i Drejtorisë së Programeve të Arsimit të Lartë përgjigjet para Drejtorit të Përgjithshëm të
Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor. Ai është
përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në drejtori. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka
në varësi: përgjegjës sektori, specialist, duke realizuar detyrat dhe përgjegjësitë si vijon:

a) Menaxhon, drejton dhe përgjigjet për hartimin e politikave për zhvillimin e programeve në
arsimin e lartë;
b) Menaxhon, koordinon dhe monitoron mbledhjen e të dhënave që lidhen me fushën e
veprimtarisë së drejtorisë;
c) Merr pjesë në procese të vendimmarrjes nëpërmjet sigurimit të të dhënave të detajuara dhe
analizave për politikat e zhvillimit të programeve të arsimit të lartë;
d) Planifikon, rekomandon dhe vlerëson në lidhje me përgatitjen e draft-akteve ligjore,
nënligjore apo dokumentave zyrtare, të cilat mbulojnë fushën e arsimit të lartë;
e) Identifikon nevojat e zhvillimit të politikave dhe strategjive të Arsimit të Lartë;
f) Rekomandon për miratim nga Drejtori i Përgjithshëm, objektivat që duhet të realizohen për
çdo sektor në fushën e Arsimit të Lartë në volum pune, kohe, cilësi dhe kosto.

Drejtor i Drejtorisë së Politikave për Zhvillimin e Kërkimit Shkencor

Drejtori i Drejtorisë së Politikave për Zhvillimin e Kërkimit Shkencor, përgjigjet tek Drejtori i
Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit
Shkencor, për administrimin, monitorimin, vlerësimin dhe zbatimin e politikave për kërkimin
shkencor. Ai është përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në drejtorinë përkatëse. Koordinon punën
me specialistët, duke realizuar detyrat dhe përgjegjësitë si vijon:

a) Menaxhon, kontribuon dhe përgjigjet për hartimin e politikave për zhvillimin e kërkimit
shkencor në arsimin e lartë;
b) Drejton dhe koordinon veprimtarinë e specialistëve të drejtorisë lidhur me mbledhjen e të
dhënave që lidhen me fushën e veprimtarisë së drejtorisë;
c) Merr pjesë në procese të vendimmarrjes për politikat e zhvillimit të kërkimit shkencor,
nëpërmjet sigurimit të të dhënave të detajuara dhe analizave;
d) Planifikon, rekomandon dhe vlerëson në lidhje me përgatitjen e draft-akteve ligjore,
nënligjore apo dokumentave zyrtare, të cilat mbulojnë fushën e kërkimit shkencor;
e) Identifikon nevojat e zhvillimit të politikave dhe strategjive të Kërkimit Shkencor;
f) Rekomandon për miratim nga Drejtori i Përgjithshëm, objektivat që duhet të realizohen për
çdo sektor në fushën e kërkimit shkencor në volum pune, kohe, cilësi dhe kosto.

Drejtori i Drejtorisë së Politikave dhe Programeve të Sportit për të Gjithë

Drejtori i Drejtorisë së Politikave dhe Programeve për Sportin për të Gjithë, përgjigjet tek Drejtori
i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Sportit, për hartimin dhe zbatimin e
politikave dhe programeve për zhvillimin e sportit, në mbështetje me strategjitë e ministrisë. Ai
realizon detyrat dhe përgjegjësitë si vijon:

a) Menaxhon veprimtarinë e drejtorisë duke identifikuar objektivat në kuadër të hartimit dhe
zhvillimit të politikave dhe programeve për sportin për të gjithë, në përputhje me vizionin
dhe politikat e institucionit;
b) Planifikon veprimtarinë e drejtorisë, duke vendosur prioritete me qëllim përmbushjen e
detyrave sipas planifikimit vjetor;
c) Menaxhon stafin në përmbushjen e aktiviteteve të përditshme, me qëllim që të sigurohet
realizimi në kohë i detyrave, në lidhje me hartimin e politikave dhe zhvillimin e
programeve për zhvillimin e sportit për të gjithë.

Drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit të Sportit Elitar

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit të Sportit Elitar përgjigjet tek Drejtori i Përgjithshëm për
Zhvillimin e Sportit, për hartimin dhe zbatimin e politikave për zhvillimin e sportit elitar, në
mbështetje me strategjitë e ministrisë dhe realizon detyrat dhe përgjegjësitë si vijon:

a) Menaxhon veprimtarinë e drejtorisë duke identifikuar objektivat në kuadër të hartimit dhe
zhvillimit të politikave për sportin elitar, në përputhje me vizion dhe politikat e institucionit;
b) Planifikon veprimtarinë e drejtorisë duke vendosur prioritete me qëllim përmbushjen e
detyrave sipas planifikimit vjetor;
c) Menaxhon stafin në përmbushje të aktiviteteve të përditshme me qëllim që të sigurohet
realizimi në kohë i detyrave në lidhje me zhvillimin e sportit elitar
d) Menaxhon dhe planifikon objektivat e Programit Buxhetor për Sportin Elitar, bazuar në
aktet ligjore dhe nënligjore në fushën e sportit;
e) Koordinon veprimtarinë lidhur me financimet për federatat sportive olimpike dhe
joolimpike, Agjencinë e Shërbimit të Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe
Organizata Kombëtare Antidoping, Konventat ndërkombëtare në fushën e sportit.

Drejtor i Drejtorisë së Statistikave, Jetësimit të Prioriteteve dhe Projekteve

Drejtori i Drejtorisë së Statistikave, Jetësimit të Prioriteteve dhe Projekteve përgjigjet tek Sekretari
i Përgjithshëm, për hartimin, formulimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit në fushat e
arsimit, sportit dhe kërkimit shkencor dhe realizon detyrat dhe përgjegjësitë si vijon:

a) Drejton dhe koordinon procesin e zhvillimit dhe monitorimit të politikave dhe strategjive në
fushën e arsimit, sportit dhe kërkimit shkencor, duke filluar nga identifikimi i nevojave e
deri në ndjekjen e realizueshmërisë së tyre në bazë dhe në përputhje me rezultatet dhe
impaktet e tyre;
b) Menaxhon procesin për përpunimin e të gjithë të dhënave statistikore që ndihmojnë në
krijimin e planeve koherente të veprimit në fushën e arsimit, sportit dhe kërkimit shkencor;
c) Menaxhon zbatimin e projekteve dhe rekomandon projektide në përputhje me synimet
strategjike dhe objektivat specifikë për çdo sektor në fushën e arsimit, sportit dhe kërkimit
shkencor, duke zbërthyer vizionin e Ministrisë në rezultate që synohen të arrihen në kohë,
standarte dhe buxhet;
d) Planifikon dokumentacionin e nevojshëm dhe i propozon Sekretarit të Përgjithshëm
projektakte ligjore e nënligjore në zbatim të strategjive e planeve të veprimit në fushën e
arsimit, sportit dhe kërkimit shkencor;
e) Koordinon veprimet me strukturat përkatëse për programimin dhe monitorimin e projekteve
IPA si drejtues i njësisë IPA, duke respektuar të gjithë aktet dhe dispozitat ligjore në këtë
drejtim.

Drejtor i Drejtorisë së Programimit, Standartizimit dhe Harmonizmit të Kuadrit
Rregullator

Drejtori i Drejtorisë së Programimit, Standartizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator
përgjigjet tek Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore për Arsimin dhe
Sportin, lidhur me procedurat e programimit dhe standardizimit të kuadrit rregullator sipas
legjislacionit në fuqi dhe harmonizimin e tyre me legjislacionin vendas dhe atë të BE-së, duke
realizuar detyrat dhe përgjegjësitë si vijon:

a) Menaxhon dhe monitoron aktivitetet e drejtorisë për përmbushjen e detyrave të ngarkuara,
që lidhen me këshillimin në lidhje me çështjet ligjore të akteve që dalin nga ministria;
b) Drejton dhe koordinon zbatimin e detyrave të stafit në varësi, me qëllim që të sigurohet
dhënia e mendimeve për çështje/problematika të dërguara nga strukturat përbërëse në MAS,
nga institucionet e tjera qendrore, vendore, institucionet e arsimit të lartë, institucionet e
fushës së sportit në varësi të MAS, si dhe për publikun.
c) Menaxhon procesin për hartimin e projektakteve rregullatore brenda fushës së përgjegjësisë
të MAS, në bashkëpunim me strukturat e tjera, mbështetur në Programin e Përgjithshëm
Analitik të Akteve, si dhe në përmbushje të PKIE-së;
d) Udhëzon stafin për dhënien e konsulencës juridike për strukturat përbërëse në MAS, dhënien
e mendimeve mbi problematika të ardhura nga institucionet e varësisë, si dhe për
monitorimin e akteve në fuqi.

Drejtor i Drejtorisë së Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës

Drejtoria e Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës përgjigjet përpara Drejtorit të
Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore për Arsimin dhe Sportin në MAS, për
koordinimin e të gjithë kontributeve brenda dhe jashtë ministrisë që lidhen me çështjet e integrimit
evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke realizuar detyrat dhe përgjegjësitë si vijon:
a) Drejton dhe koordinon veprimtarinë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe
institucioneve të varësisë për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e
Stabilizim Asociimit (MSA), procesi i integrimit dhe të gjitha aktivitetet në këtë kuadër;
b) Koordinon punën me drejtoritë brenda Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe institucioneve
të varësisë, si dhe me ministritë dhe institucionet e tjera për planifikimin, përditësimin dhe
monitorimin e Planit Kombëtar për Integrim Evropian, për të gjitha fushat për të cilat
Ministria e Arsimit dhe Sportit është përgjegjëse;
c) Menaxhon punën përgatitore për përfaqësimin e palës shqiptare (të të gjitha niveleve) në
veprimtaritë ndërkombëtare dhe në kuadrin e proceseve të integrimit evropian;
d) Drejton punën e aktorëve për hartimin e raporteve të ndërmjetme dhe finale të Ministrisë
së Arsimit dhe Sportit në kuadër të progres raportit të KE-së për Shqipërinë, takimeve
vjetore të nën-komiteteve BE-Shqipëri (dhe ndjekjes së rekomandimeve të tyre), takimit
të Komitetit të Stabilizim-Asociimit, etj.;
e) Rekomandon që raportet e ndërmjetme dhe finale të Ministrisë, në kuadër të procesit të
integrimit janë të unifikuara dhe sipas standardeve të kërkuara;
f) Drejton, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, procesin e miratimit të Marrëveshjeve
të Bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe shteteve ose organizatave
ndërkombëtare.

Drejtor i Drejtorisë së Lejeve, Licencave dhe Monitorimit të Shërbimeve

Drejtori i Drejtorisë së Lejeve, Licencave dhe Monitorimit të Shërbimeve dhe përgjigjet tek
Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore për Arsimin dhe Sportin, për
procedurat e lejeve, licencave dhe monitorimit të shërbimeve, duke realizuar detyrat dhe
përgjegjësitë si vijon:
a) Identifikon dhe analizon aktivitetet që nuk kanë nevojë të rregullohen nëpërmjet lejeve apo
licencave;
b) Analizon procedurat, kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar për leje dhe licenca, si dhe
mundësinë e thjeshtimit e tyre, në raport me qytetarët dhe sipërmarrjen, duke bërë
propozimet e nevojshme;
c) Menaxhon procesin e hartimit të procedurave, standardeve, modeleve dhe formateve tip,
për lejet dhe licencat;
d) Siguron zbatimin e standardeve dhe procedurave për dhënien e lejeve në fushën e arsimit të
lartë dhe licencave në fushën e arsimit parauniversitar.
e) Monitoron procesin e dhëniës së lejeve në fushën e arsimit të lartë dhe licencave në fushën
e arsimit parauniversitar, si respektimin e afateve ligjore të procedurave.
f) Drejton dhe koordinon procesin e shpjegimit dhe trajnimit të personave që do të aplikojnë
për procedurat e dhënies së lejeve dhe licencave, për të garantuar një proces më të mirë të
lejeve dhe licencimit;
g) Menaxhon veprimtarinë e drejtorisë që objektivat e saj të realizohen me efektshmëri të lartë,
në mënyrë tërësisht të rregullt dhe korrekte.

Drejtor i Drejtorisë Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar

Drejtori i Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, përgjigjet tek Drejtori i Përgjithshëm
i Drejtorisë së Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, për mbarëvajtjen e procesit
të planifikimit dhe zbatimit të buxhetit sipas legjislacionit përkatës, si dhe optimizimin dhe
shpërndarjen e burimeve të nevojshme financiare për realizimin e misionit, ekzekutimin e
kompetencave dhe arritjen e objektivave të sistemit ministror, duke realizuar detyrat dhe
përgjegjësitë si vijon:

a) Drejton dhe koordinon ekipet e menaxhimit të programeve buxhetore, për procesin e
hartimit të projektbuxhetit të Ministrisë dhe të gjithë sistemit ministror dhe i kalon
Sekretarit të Përgjithshëm dokumentin përfundimtar të buxhetit, për miratim dhe procedim
të mëtejshëm;
b) Koordinon dhe merr pjesë në procesin e hartimit dhe miratimit të planeve të PBA-së për të
gjtiha programet buxhetore në përbërje të sistemit ministror;
c) Menaxhon procesin e përthithjes së burimeve të ndryshme të financimit nga donatorë apo
partnerë me sektorin privat dhe pas konsultimit me drejtuesit e programeve ia propozon
Sekretarit të Përgjithshëm për miratim dhe procedim të mëtejshëm;
d) Menaxhon procedurat zyrtare të ndarjes së buxhetit sipas buxhetit të miratuar. Përgjigjet
për ekzekutimin e buxhetit të aparatit të Ministrisë dhe monitoron të gjitha veprimet që
lidhen me zbatimin e buxhetit në sistemin ministror, me qëllim analizën e procesit dhe
raportimin për vendimmarrje;
e) Identifikon dhe krijon regjistrin e riskut, si dhe vlerësimin e kontrollin e risqeve që vënë
në rrezik arritjen e objektivave të Ministrisë;
f) Drejton dhe koordinon dokumentimin e të gjitha transaksioneve financiare dhe të tjera dhe
garantimin e gjurmës së auditimit për të gjitha proceset që ndodhin në institucion.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve të Përgjithshme

Drejtori i Drejtoria e Shërbimeve të Përgjithshme përgjigjet tek Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë
së Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse për ndjekjen dhe zbatimin e prioriteteve
të Drejtorisë duke siguruar organizimin, monitorimin dhe implementimin e strategjisë së
Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, referuar menaxhimit dhe administrimit të aseteve, arkivprotokollit, prokurimeve dhe emergjencave civile, duke realizuar detyrat dhe përgjegjësitë si vijon:

a) Drejton dhe koordinon strategjinë e drejtorisë, duke përcaktuar objektivat, prioritetet,
vizionin, programet, aktivitetet dhe duke identifikuar problemet, për të synuar një zgjidhje të
mundshme për to;
b) Planifikon planin e veprimit të drejtorisë dhe objektivat vjetore të punës;
c) Raporton tek Drejtori i Përgjithshëm dhe Sekretari i Përgjithshëm në kohë dhe merr
udhëzimet përkatëse për të vepruar sipas rastit në mënyrë efiçente;
d) Drejton dhe koordinon ndjekjen e procesit të krijimit të bazës së të dhënave, duke pasqyruar
gjendjen ekzistuese të kapaciteteve administrative, teknike, financiare që disponon ministria,
në funksion të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe sigurimit të mbrojtjes civile;
e) Menaxhon shfrytëzimin dhe ruajtjen e dokumenteve në arkiv/protokoll sipas akteve ligjore.

Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore

Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore përgjigjet tek Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së
Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse për menaxhimin e burimeve njerëzore të
aparatit të ministrisë dhe të institucioneve të varësisë, duke realizuar detyrat dhe përgjegjësitë si
vijon:
a) Planifikon nevojat e institucioneve të varësisë për shtim, rialokim apo rritje të kapaciteteve
të burimeve njerëzore;
b) Drejton dhe koordinon proceset në lidhje me burimet njerëzore, sipas procedurave të
përcaktuara në legjislacionin e nëpunësit civil dhe Kodin e Punës, apo në ligje të tjera
specifike (përshkrim pune, rekrutim, vlerësim, masa disiplinore, strukturim, transferim,
pezullim, lirim, etj);
c) Identifikon nevojat e zhvillimit për standardizim të menaxhimit të burimeve njerëzore në
institucionet e varësisë;
d) Drejton dhe koordinon punën për zbatimin dhe shpërndarjen efektive dhe ekonomike të
burimeve njerëzore, në bashkëpunim me drejtuesit e institucioneve të varësisë;
e) Planifikon dhe organizon plane monitorimi, studimi dhe analizimi për menaxhimin e
burimeve njerëzore të aparatit të ministrisë dhe institucioneve të varësisë;
f) Rekomandon në kuadër të procesit të ndërtimit të strukturave dhe organikave të aparatit
dhe institucioneve të varësisë të Ministrisë.

Drejtori i Drejtorisë së Auditimit

Drejtori i Drejtorisë së Auditit dhe përgjigjet tek Ministri i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, mbi
sigurimin e mbarëvajtjes së aktivitetit të auditimit duke arritur objektivat e përcaktuara, si dhe tek
Sekretari i Përgjithshëm për menaxhimin e drejtorisë dhe stafit të saj, duke realizuar detyrat dhe
përgjegjësitë si vijon:
a) Drejton dhe koordinon organizimin dhe drejtimin e burimeve të Drejtorisë së Auditimit.
b) Planifikon punën për kryerjen e angazhimeve të auditimit.
c) Në bashkëpunim me auditët identifikon nevojat mbi programet e angazhimit.
d) Menaxhon kontrollin e cilësisë së auditimeve.
e) Drejton dhe koordinon punën për ndjekjen e realizimit të rekomandimeve të auditimit.
f) Jep rekomandime mbi raportin vjetor që i paraqitet Ministrit dhe DH/AB.

Pozicioni dhe klasa e pagës

Nr. Emër Mbiemër Pozicioni dhe Klasa e Pagues
1 Z. Erzen Tola Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, klasa I-2
2 Znj. Zamira Gjini Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar, klasa I-4
3 Znj. Mirela Cami Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, klasa I-4
4 Znj. Jonida Çollaku Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore për Arsimin dhe Sportin, klasa I-4
5 Znj. Matilda Shabani Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, klasa I-5
6 Z. Shkëlqim Allkaj Drejtor, Drejtoria e Zhvillimit të Politikave dhe Programeve të Arsimit Parauniversitar, klasa II-1
7 Znj. Etjola Kola Drejtor, Drejtoria e Arsimit Cilësor dhe Gjithëpërfshirës, klasa II-1
8 Z. Erlis Hoxha Drejtor, Drejtoria e Politikave për Zhvillimin e Kërkimit Shkencor, klasa II-1
9 Z. Endri Bushati Drejtor, Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Sportit për të Gjithë, klasa II-1
10 Z. Kejdi Tomorri Drejtor, Drejtoria e Zhvillimit të Sportit Elitar, klasa II-1
11 Znj. Ornela Koleka Drejtor, Drejtoria e Statistikave, Jetësimit të Prioriteteve dhe Projekteve, klasa II-1
12 Znj. Voltisa Koçi Drejtor, Drejtoria e Programimit, Standartizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator, klasa II-1
13 Znj. Alma Mile Drejtor, Drejtoria e Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës, klasa II-1
14 Z. Bledar Biçoku Drejtor, Drejtoria e Lejeve, Licencave dhe Monitorimit të Shërbimeve, klasa II-1
15 Znj. Mirela Bimo Drejtor, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, klasa II-1
16 Znj. Eglantina Killo Drejtor, Drejtoria e Shërbimeve të Përgjithshme, klasa II-2
17 Znj. Albana Çelaj Drejtor, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, klasa II-2
18 Znj. Sivana Gushali Drejtor, Drejtoria e Auditimit, klasa II-2

3. Kodi i etikës
Kodi i etikës i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është miratuar me urdhrin nr. 692, datë 18.12.2023,
të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për miratimin e rregullores për kodin e etikës në Ministrinë e
Arsimit dhe Sportit”. Ky kod gjendet i publikuar në linkun: https://arsimi.gov.al/?s=kodi
Sugjerojmë që Kodi i etikës të publikohet edhe në seksionin “Programi i Transparencës”.