Ministria e Arsimit

Lundroni në këtë Seksion

Erjon Uka mban pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Arsimit prej muajit tetor 2025.

Prej dhjetë vitesh ushtron veprimtarinë profesionale në fushën e marketingut, menaxhimit dhe marrëdhënieve me publikun. Prej vitit 2021 deri në vitin 2025, ka ushtruar detyrën e Këshilltarit të Ministrit të Turizmit dhe të Mjedisit.

Më parë, ka kryer detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun në Universitetin Metropolitan Tirana, konsulent në disa kompani private dhe gazetar në disa media. Po ashtu, prej vitit 2019 është lektor i jashtëm në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dhe në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti Metropolitan Tirana.

Erjon Uka është diplomuar në Informatikë Ekonomike me profil Menaxhim Biznesi, më pas ka përfunduar studimet e ciklit master në Administrim Biznesi me profil Marketing, kohë gjatë së cilës ka ndjekur edhe një shkëmbim studentor në Universitetin e Bolonjës në Itali, në programin “International Management”. Aktualisht, ndjek studimet e ciklit të tretë doktoraturë në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Ka kryer disa botime dhe artikuj shkencorë në fushën e marketingut dixhital dhe krijimit të strategjive e përmbajtjeve online. Gjithashtu në kuadër të angazhimit profesional ka qenë pjesë e disa grupeve të punës në fushën e turizmit dhe të mjedisit, duke përfshirë hartimin e Strategjisë Kombëtare të Turizmit 2025-2030.