Ministria e Arsimit dhe Sporteve inkurajon të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë të përfitojnë nga mundësitë që ofron programi Erasmus + dhe të aplikojnë për projekte në Key Action 2 ‘Capacity Building for Higher Education’ (ish Tempus), në përputhje me Prioritetet Kombëtare Erasmus+, të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Në rast se universitetet përfshihen në projekte rajonale, ata duhet të japin referenca të qarta me prioritetet rajonale për Ballkanin Perëndimor sipas tabelës.
Prioritet do të kenë dhe projektet për Rritjen e kapaciteteve për qeverisjen, planifikimin strategjik dhe menaxhimin financiar në universitete pasi Shqipëria nuk ka asnjë projekt për këtë prioritet.
Projektet për ‘Rritjen e kapaciteteve” janë pasardhësit e projekteve Tempus. Të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë, publike dhe private, të njohura nga shteti mund të aplikojnë në projektet për ‘Rritjen e kapaciteteve” si aplikant (koordinator) ose si partner. Krahas universiteteve, edhe agjencitë, OJF-të që veprojnë në fushën e arsimit, bizneset, dhomat e tregtisë, etj, mund të aplikojnë si partnerë në CBHE. Kohëzgjatja projekteve varion nga 24 deri në 36 muaj dhe vlera e financimit grant nga 500.000 në 1 milion Euro. Nëpërmjet projekteve për ‘Rritjen e kapaciteteve”, universitetet shqiptare mund të modernizojnë metodat e mësimdhënies, të krijojnë programe të reja studimi ose të përmirësojnë programet ekzistuese duke i harmonizuar me ato të vendeve të zhvilluara të BE-së, të trajnojnë stafet akademike, të përmirësojnë laboratorët, të krijojnë ose të përmirësojnë shërbimet për studentët, për sigurimin e brendshëm të cilësisë, etj. Projektet për “Rritjen e kapaciteteve” duhet të bazohen në prioritetet rajonale ose kombëtare. Këto të fundit përcaktohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Sa është numri minimal i universiteteve partnere në një projekt CBHE?
Projektet për “Rritjen e kapaciteteve” kërkojnë bashkëpunimin e disa universiteteve si vijon:
Bizneset, shoqatat, OJF-të, agjencitë që veprojnë në fushën e arsimit nuk llogariten në numrin minimal të partnerëve të kërkuar, por mund të shtohen në konsorciumin e ngritur nga universitetet, nëse ndihmojnë për përmbushjen e objektivave të projektit.
!!! Kujdes në aplikimet e reja për projekte që lidhen me temën e Sigurimit të Cilësisë. Aktualisht po zbatohen disa projekte për Quality Assurance, ndaj sigurohuni që projekti juaj të paraqesë një vlerë të shtuar, të ketë një këndvështrim inovativ për QA, të prodhojë rezultate dhe produkte të ndryshme nga projektet që janë në zbatim e sipër. Për të marrë informacion mbi produktet dhe impaktin e projekteve Tempus dhe Erasmus + për Sigurimin e Cilësisë konsultohuni me Zyrës Erasmus+ paraprakisht.
Ministria e Arsimit dhe Sportit inkurajon të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë të aplikojnë në Erasmus+ International Credit Mobility (Marrëveshje dypalëshe për shkëmbime afatshkurtra) i cili ka buxhetin më të lartë nga aktivitetet e Erasmus+ për Shqipërinë. Aplikimi është vetëm institucional dhe jo individual. Universiteti shqiptar zgjedh universitetin partner me të cilin do të kryejë shkëmbimet, në një nga Vendet e Programit. Së pari, shprehet interesi për të marrë pjesë në projektet e “International Credit Mobility”, më pas negociohet midis dy universiteteve marrëveshja ndër-institucionale (numri i studentëve dhe i stafit, njohja e periudhës së studimit, niveli gjuhësor i kërkuar etj, Së fundi,Universiteti i huaj (jo ai shqiptar) plotëson formularin e aplikimit në emër të universiteteve partnere që ka zgjedhur dhe e dorëzon atë pranë Agjencisë Kombëtare në vendin e tij.
Prioritet këtë vitit do të kenë dhe aplikimet në programin Jean Monnet, i cili mbështet dhe promovon thellimin e njohurive rreth çështjeve të Integrimit Evropian, mësimdhënien dhe kërkimin mbi historinë, politikat, ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian. Shqipëria ka një pjesëmarrje shumë të ulët në Jean Monnet dhe aplikimet e saj do të trajtohen me përparësi.
Për më tepër informacion, konsultoni broshurën http://erasmusplus.al/wp-content/uploads/2015/10/Brochure-12-october.pdf ose konsultoni Zyrën Shqiptare Erasmus+ (www.erasmusplus.al)
Suksese në aplikime!
Prioritet kombëtare per Capacity Building in Higher Education (Erasmus+)
Category A – Subject Areas (for curriculum development projects)
Teaching and training, Education science
Psychology, Sociology and cultural studies, Political science and civics, Economics, Anthropology, Development studies, Social and behavioural science (others)
Marketing and advertising, Finance, banking, insurance, Accounting and taxation, Management and administration, Business and administration (others)
Biology and biochemistry, Microbiology, biotechnology, Environmental science
Computer science, Artificial intelligence, Computer programming, Computer system analysis, Computer system design, Informatics, Operating systems, Computing (others)
Mechanics and metal work, Mechanical Engineering, Electricity and energy, Climate engineering, Electrical power generation, Electronics and automation, Communication systems, Computer engineering, Electronic engineering, Robotics, Telecommunication technology, Chemical and process, Motor vehicles, ships and aircraft, Aeronautical Engineering, Engineering and engineering trades (others)
Manufacturing and processing (broad programmes), Food processing, Textiles, clothes, footwear, leather, Materials (wood, paper, plastic, glass), Mining and extraction
Agricultural economics, Food science and technology, Forestry, Fisheries, Agriculture, forestry and fishery (others)
Child care and youth services, Social work and counselling, Social services (others)
Personal services (broad programmes), Hotel and catering, Travel and tourism, Sports and leisure
Category B – Improving quality of education and teaching
Support to:
Category C – Improving management and operation of higher education institutions
Support to:
Category D – Developing the Higher Education sector within society at large
Support to: