Programi i Transparencës Ministria e Arsimit dhe Sportit |
Rreth autoritetit |
Kuadri ligjor rregullator Tekstet e plota |
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar |
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi MAS | Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të MAS | Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat |
Shërbimet që ofrohen nga MAS | Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të MAS | Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve | Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga MAS | Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga MAS |
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.
Shënim: Në faqe kryesore kliko "Newsroom" për të marrë të gjithë informacionin që publikohet aty.
Shënim: MAS vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
Bazuar në nenin 7, të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Ministria e Arsimit, dhe Sportit (në vijim “MAS”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). MAS publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT të MAS janë specifikuar kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë do të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të MAS. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit MAS vlerëson nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga MAS.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, MAS mban parasysh interesin e publikut si dhe mundëson aksesimin lehtësisht në informacionin publik.